Gramshi Painting Ltd

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Anėtarėt
· Arkiva
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Enciklopedia
· Kėrko
· Llogaria Juaj
· Pyetje - Pėrgjigje
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Welcome to The Multinational Corporation - TanMarket.com


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Ēėshtja e Kosovės dhe Enver Hoxha

Faqja: 1/3
(3628 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(840 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




Marrė nga revista Phoenix,pergatitur z.Pavli Qesku - Ish Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar
-Rend e rend,
rend o Marathonomak.
At Fan Noli

Nė kėtė shkrim nuk kam pėr qėllim tė bėj historinė e aneksimit tė territoreve shqiptare tė Kosovės dhe Maqedonisė Perėndimore nga Jugosllavia. As nuk dua tė merrem me shqyrtimin e forcave politike tė brendshme dhe tė jashtme qė pėrcaktuan vendimin pėrfundimtar tė Fuqive tė Medha pėr t'i dhėnė Kosovėn Serbisė. Nuk ėshtė ide e panjohur tė thuash se Fuqitė e Mėdha po luanin lojėrat e tyre pėr interesat e tyre afatgjata dhe jo nė interes tė tė voglit e tė dobtit – kujtoTraktatin e Shėn Stefanit, Traktatin e Versajes, Konferencen e Ambasadorėve nė Londėr apo Protokollin e 1915 mbi copėtimin e territoreve shqiptare, pėr tė mos hyrė mė thellė nė histori.

Pa devijuar nga ēeshtja e interesave kombėtare shqiptare, vlen tė pėrmbledhim disa ngjarje kyē nė historinė tonė tė kohėve tė fundit dhe t'i vendosim ato nė sfondin e pozicionit tė marrė nga PKSH, me vonė e riquajtura Partia e Punės e Shqipėrisė.

Periudha spikat nga kėto momente intriguese:

-Kthimi i territoreve tė Kosovės dhe tė Metohisė Shqipėrisė;

-Mbledhja e Mukjes dhe Deklarata mbi Kosoven;

-Copėtimet shqiptare kalojnė nė Kosovė, Metohi dhe Sanxhak;

-Vizita e Enver Hoxhes ne Bled, Jugosllavi, me 30 Qershor 1946, heshtje e plote vihet re pėrsa i perket ēeshtjes e Kosovės.

Kėto ngjarje orientuese e kanė nismen e tyre nė pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, pushtim ky qė u ndoq nga pėrfshirja e Kosovės nė territoret e zotėruara nga trupat e Musolinit, trupa tė cilat ai u pėrpoq t'i deklaronte si pjesė tė Kurorės sė Savojės.

Dokumentet e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė (tė falsifikuara apo jo, kjo nuk pėrbėn interesin tim pėr momentin), tregojnė se udhėheqja komuniste menjėherė e dėnoi pushtimin fashist tė Kosovės, si njė akt agresioni dhe nuk bėri as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr t'i shpjeguar popullit shqiptar situaten e re qė ishte krijuar nė kėtė mėnyrė nga fatet e ndryshme tė luftės. Ky pozicion i komunistėve shqiptarė nuk mund tė shpjegohet plotėsisht nė qoftė se nuk arrijmė tė kemi parasysh varėsinė e plotė tė Enver Hoxhes ndaj shokeve te tij serbė, fakt qė nė mėnyrė indirekte flet pėr influencen e politikės serbomadhe nė Ballkan.

MBLEDHJA DHE MARRĖVESHJA E MUKJES, 1-2 GUSHT 1942

Pjesėmarrėsit e Mbledhjes sė Mukjes e ngriten problemin e Kosoves si ēėshtje madhore me rėndėsi kombėtare. Se kujt do t'i dedikohej ky hap, nacionalistėve apo komunistėve, do tė duhej tė pritej derisa tė hidhej dritė e plotė mbi ecurinė e mbledhjes, derisa gjithėsecili qė mori pjesė nė tė, si dhe ata qė e organizuan atė, tė thonin fjalen e tyre.

Nė kėtė pikė e ndjej se duhet tė theksoj kontributin e familjes Toptani, qė bindi komunistėt, nacionalistėt, ballistėt dhe legalistėt tė takoheshin nė shtėpinė e babait tė Ihsan Toptanit nė Tapizė. Platforma qė kjo mbledhje i propozoi kombit tė tėrė mund tė permblidhet si mė poshtė:

"Krijimi i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar dhe Krijimi i Shqipėrisė Etnike".

Kur lexon Historinė e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, vėren se Komiteti Qendror i PKSH menjėherė e dėnoi dhe e denoncoi Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti nga ana e kapitulluesit Ymer Dishnica dhe e Balli Kombėtar.

Megjithatė, Dedijer paraqet njė histori tjetėr. Ai thekson se Enver Hoxha dhe pak anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė hezituan pėr rreth dy ditė pėr tė denuar Marrėveshjen. Arsyeja qė paraqiti Enver Hoxha, shton ai, ishte se ai po priste qė forcat jokomuniste tė pėrēaheshin pėr kėtė ēėshtje pas mbledhjes.
Por mė pas, Svetozar Vukmanoviq Tempo dhe shokė tė tjerė jugosllavė qė kishin pėrkrahjen e Koēi Xoxes, mė nė fund, fituan mbi Enver Hoxhen. Mė pas, PKSH nė mėnyrė anekuivoke e dėnoi Marrėveshjen e Mukjes si akt tradhėtie.

Ja se si Dedijer shpjegon momentet e hezitimit tė Enver Hoxhes:

"ky qendrim i disa anėtarėve tė Komitetit Qendror tė PKSH, pėrfshirė edhe atė tė Enver Hoxhes, kushtėzohej nga fakti se kėto anėtarė tė Komitetit Qendror tė PKSH, tė cilėve u mungonte pėrgatitja teorike dhe pjekuria politike, nuk e kishin tė qartė zhvillimin e ardhshėm tė ngjarjeve pas dėbimit tė pushtuesve dhe nuk ishin tė vendosur nė luften e tyre kundėr reaksionarėve tė brėndshem."(f.78). Ndėrsa forca tė ndryshme tė lėvizjes kombėtare u gėzuan pėr Marrėveshjen e arritur nė Mukje , veēanėrisht pėr "programin e Shqipėrisė Etnike", Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq i shprehen ndjenjat e tyre si mė poshte:

"Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė dite dhe shume shpejt do t'i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t'i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėto qenėr. Dhe pastaj, ē'ėshtė kjo Shqiperi Etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban."(f.96).

Shpallja e Mbledhjes sė Mukjes mbeti vetėm njė rreze jetėshkurtėr shprese pėr aspiratat e shqiptarėve. Menjėherė pasi u mėsua vendimi i marrė nga ky forum i tė gjitha forcave tė vendit, tė pėrkushtuar nė luftė kundėr pushtuesit, tė dėrguarit e Titos urdhėruan Enver Hoxhen ta denonconin atė si tradheti (ndaj kujt?). Dhe ai u dorėzua pa asnjė rezistencė. Qė nga ky ēast e mė pas, njėsitė lutarake komuniste u shpallen lufte pa kompromis nacionalistėve. Tė dėrguarit e Serbisė po silleshin si lordė nė Shqipėri. Librat e Historisė sė Shqipėrisė, tė shkruara pas lufte nėn diktatin e komunistėve e pėrshkruajnė Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti.Ēėshtja ėshtė: Tradhėti ndaj kujt ?

Ėshtė e qartė ēfarė nėnkuptonin komunistet shqiptarė: Tradheti ndaj interesave tė Serbisė nė Shqipėri.

Nė raportin e tij tė Komitetit Qendror tė PK tė Jugosllavisė mė 19 nėntor 1943, Miladin Popovic shkruan:

"Shokėt delegatė nė Mukje ranė nė pozitat e nacionalistėve. Tė zhytur nė oportunizėm, ata kėrkuan qė njė pjesė e programit duhej tė ndėrrohej. Shoku Tempo ishte kėtu atėhere. Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtaret e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situaten dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i larte nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim Konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…" (f.80)

....... vijon .....
   Faqja qė Vjen (2/3) Faqja qė Vjen

[ Kthehu tek Kosova | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte