Zaka Plumbing & Maintenance & TanMarket.com

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Playboy


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

HISTORIA E SHQIPTAREVE, NGA ILIRET E LASHTE

Faqja: 1/2
(6741 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(4657 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




    Shqiptaret i perkasin njerit prej kombeve me te vjeter te Evropes. Nga 1250 B.C. deri ne 168 B.C., Shqiperia eshte banuar nga 14 konfederata te fiseve Pellazge, te udhehequr nga Mbreter qe e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Ketu eshte nje rishikim i shkurter i rruges komplekse te Historise Shqiptare qe nga kohet e hershme e deri ne mes te shekullit te 19te.

    Mbreteria e Ilireve e arriti zenitin e saj ne shekullin e 4te B.C., nen mbreterine e Bardhylit (Ylli i Bardhe). Me vone mbreteria e tij u mund dhe u aneksua nga Filipi i II-te, babai i Aleksandrit te Madh, ne 358 B.C. Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh, Iliret u cuan kunder Maqedonasve dhe Grekeve. Ne 312 B.C. Mbreti Ilir Glaus deboi kolonizatoret Greke nga ishujt e Korfuzit dhe nga Epidamnus (apo Durrachion, apo Durazzi, apo Dyrrahium, apo Durres).

    Gjate dy lufterave Ilire te 229 dhe 219-tes B.C., Romaket munden te aneksonin pjesen me te madhe te Ballkanit Perendimor. Megjithe kete Mbreteria Ilire mbijetoi deri me 180 B.C. kur Dalmatet e deklaruan vetveten e tyre te pavarur dhe krijuan republiken e tyre te pavarur, e cila u pushtua nga Perandori Augustus ne 9 A.D., ne te njejtin vit ne te cilin legjionet Romane ne Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.

    Ne 171 B.C. Mbreti i fundit Ilir, Genti u zu rob ne rrethinat e Skutarit (Shkodres) dhe u dergua si rob ne Rome. Mbreteria e tij u nda ndermjet tre provincave Romane te Dalmacise, Maqedonise dhe Epirit. Gjate historise se Romes, pese Perandore Roman – Diocletiani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probus dhe Konstandi i I kishin origjine Ilire. Shqiptaret e hershem te mesjetes dolen nga kaosi i shkaterrimit te Perandorise Perendimore Romane si pasardhes te fiseve te Dardaneve dhe Feoneve, te cilet jetuan ne Ilirine e siperme dhe ne Trake deri ne kohet e pushtimeve massive te Goteve Gjerman, qe morren pjese ne trojet Shqiptare gjate shekullit te katert A.D.. Ne fund te shekullit te gjashte, Trako – Iliret u c’vendosen nga dyndjet e Avareve, Anteve dhe fiseve Bullgare Turko-Ugrike te sllavizuarva. Vendi i fundit ku Iliret gjeten strehim ne keto dyndje barbare ishin Malet e Epirit, Thesalise, Maqedonise Perendimore dhe Dalmacise. Ne 535, ushtrite e Perandorit Bizantin Justinian e pushtuan Ilirine dhe Moesine dhe debuan Gotet, Lombardet dhe Gepidet nga trojet Ilire. Por 100 vite me vone, Perandori Heracliu i II-te ftoi fiset gjysem te egra te “Sorbianeve” (Srbi, Serbet) dhe “Khrobates” (Hrvati, Kroatet) nga Kiskarpathia, te cilet te udhehequr nga lideret e tyre pushtuan territoret e Silezise se sotme dhe te Polonise Jugore, vende te braktisur nga Vandalet Gjerman dhe Ostragotet. Perandori Bizantin i vendosi ata (sllavet) ne Ballkanin Perendimor si mbrojtes te Konstandinopojes nga Avaret.[i]

    Pas kesaj, Serbet, Kroatet dhe fise te tjera Sllave, shume shpejt dynden Moesine, Traken, Maqedonine dhe Greqine, biles sulmuan edhe Kreten. Megjithate Bizantinet i nenshtruan ata. Por Bullgaret (Bolgars, Volgars), nje rrace me origjine nga Turqit Altaik dhe rraces Urgike te bashkekohesve te tyre Mordovins dhe Ēuvasheve ne Rusine Veriore, i nenshtruan Serbet ne fund te shekullit te nente. Cari i tyre, Simoni i Madh (A.D. 893 – 927), i konvertuar ne Kirshterizmin Ortodoks, e zgjeroi mbreterine e tij nga malet Karpate e deri ne detin Adriatik, duke perfshire ketu Shqiperine, Kosoven, Serbine dhe Malin e Zi te sotshem.

    Kjo Perandoria e re Bullgare u shkaterrua ne betejen e Kleidonit ne 1014 nga Perandori Bizantin Basili i II, i cili urdheroi masakrimin e 10.000 Bullgareve te zene rober te luftes duke i qerruar nga syte.

    Kronikat Islamike te mesjetes i identifikuan te paret e Shqiptareve me fiset Arabet e Krishtere te cilat emigruan ne zemer te Bizantit pas Islamizimit te hershem te Sirise, Palestines, Jordanise dhe Hixhazit. Shkrimtaret e hershem Arab te periudhes klasike Islame i diten mjaft mire ndarjet gjeografike te Ptolemeut te Aleksandrise, i cili fiset Ilire “Albanoi” i pershkroi si banore agresive qe jetonin ndermjet Dyrrahut-Roman e Albanopis-it. Muslimanet e shekullit te nente te Andaluzise (ne Spanjen pas-Vandalike) dhe Sicilise gjithashtu i njohen mjaft mire Sakalibet, apo Sllavet, te cilet si skllever militant dhe aleat te Avareve pushtuan pjesen Ilire te Ballkanit ne shekullin e shtate A.D. Sllavet nomad dhe fiset e Sllavizuara Kroate sebashku me Serbet, i detyruan barinjte Shqiptar qe te braktisin vendet e tyre antike ne Arbanon, ne veri te Liqenit Oher. Kjo gje coi fiset Shqiptare qe te fortifikojne vetet e tyre ne kodrat e Ilirise Jug-Perendimore. Eshte e mundur qe disa Arab te Krishtere emigrant nga Siria te kene jetuar ne Maqedoni gjate shekullit te shtatet A.D. Ekziston mundesia qe ata tu jene bashkangjitur Shqiptareve ne kete periudhe ne ngujimet e tyre te reja ne Epir, Thesali dhe Shqiperine e siperme. Burimet Bizantine te kesaj kohe, konfirmojne se fisi i Krishterizuar Arab i Banu Ghasaneve i udhehequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria gjate marrjes se Sirise nga Muslimanet dhe u prit nga Perandori Kostandin II ne Maqedoni. Disa historiane spekullojne se Perandori Nikoforus i I qe komandoi Kostandinopojen ndermjet A.D. 802 dhe 811, ishte vete pasardhes i Xhabalit, i fundit i fisit te Ghasanideve.

    Gjate periudhes se Khalifit te famshem Abasid, Harun al-Rashid ne Bagdad, edhe shkollaret me serioz Arab besonin se Arnautet e Shqiperise ishin Arabet Ghasanid nga Siria apo Berbere nga Afrika Veriore, te cilet “te verbuar nga xhahilieti para-Islamik” u kthyen ne krishtere. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosen ne token e Romaneve.[ii] Pas renies se shtetit Islamik te Sicilise, shume Musliman Arab dhe Berber rrefugjate te luftes, kaluan detin e ngushte te Adriatikut dhe gjeten strehim ne Shqiperi via Raguzes (Dubrovnikut). Sa eshte numri i te shpetuarve nga masakra religjioze kunder Muslimaneve te shperngulur nga qyteti Pulian i Luceres (A.D. 1300) te cilet shpetuan nga shpata Krishtere dhe gjeten strehim ne kodrat e Shqiperise eshte nje subjekt i hapur ndaj debatit historik.[iii]

    Padyshim se disa mbijetues Musliman nga “safe heaven-i” (qielli i sigurt) mesjetar i Luceres arriten te vendosen dhe streohen ne republiken e pavarur te Raguzes, e cila ne te kaluaren kishte patur marredhenie mjaft te mira tregtare me Siciline Islamike. Nese gjenerata e trete e ketyre rrefugjateve Muslimane nga Sicilia dhe Pulia mbijetuan si Musliman apo si Kripto-Musliman ne Malet Shqiptare, sigurisht qe ata do te kene qene ndermjet atyre njerezve qe ne menyre entuziaste mirepriten trupat Turke te udhehequra nga Jakut Pasha dhe nga Hoxha Firouz, ne kryeqytetin Shqiptar te Krujes (Aksa Hicar) ne 1396. Shqiperia e vjeter e Madhe e mesjetes u ka pat ndare ne dy grupe linguistike kryesore: Geget dhe Tosket. Emri i te pareve i shkon Shqiptareve te Veriut te Shqiperise dhe i dyti Jugoreve. Geget jane malesore qe jetojne ne zonat e Shkodres, ne Kosove, gjithashtu ne Diber, dhe ne qytetin e Maqedonise ne Uskub (Shkup). Ata ndoshta jane, pasardhes te fiseve Ilire te Penestit dhe Linkesti.

    Disa nga fiset Gege, si Miredita, Grudi, Kelmendi dhe Kastrati qendruan katolike nominal. Megjithate shumica e Gegeve gradualisht pranuan Islamin ne shekullin e 15te. Geget Musliman dhe Krishtere kane nje tradite te gjate hakmarrjesh me rituale te vjetra qe kerkojne gjak per cdo te vrare, rrembim femre apo per fyerje.

    Gjakemarrja (mes Gegeve) eshte e sanksionuar nga ligji para-Islamik i Leke Dukagjinit qe quhet “Ligji i Vjeter.” Sipas ligjit te Lekes, burri Shqiptar eshte totalisht i pergjegjshem per sigurine e miqve te tij. Dhe vrasesi ne mbrojtje te nderit sipas Ligjit te Vjeter nuk mund te shihet si vrasesi qe e nis gjakesine. Gjaksori, apo vrasesi, zakonisht penalizohet duke ia vene shtepine ne zjarr.

    Ne fillimin e shekullit te 20te me shume se 75% Gegeve Shqiptare ishin Sunni Musliman, dhe rreth 10% e tyre ishin ndjekes te kultit Dervishler te Bektashive.

    Tosket Jugore te Shqiperise jetojne ne Janine (Epiri i Vjeter) dhe Preveze, dhe ne zonen e Permetit. Ne shekullin e 14te A.D., mercenaret Shqiptare te zoterinjeve Latin ne Greqi emigruan ne Epir dhe infiltruan ne Thesali, More dhe ne shume ishuj te Egjeut, ku ata u vendosen dhe stabilizuan kolonite e tyre.

    Keto koloni Shqiptaresh mjaft te Helenizuar kishin privilegje speciale nga Turqit. Megjithate shume prej tyre migruan ne Pulia, Kalabri dhe Sicili, ku ata iu bashkuan katolikeve te ashper Arberesh, te cilet u larguan nga Shqiperia e Mesme pas renies se rrebelimit te Skenderbeut.[iv] Shumica e Toskeve, u konvertuan ne Islam heret ne shekullin e 15te. Megjithate shume prej tyre e pranuan Islamin shume kohe perpara pushtimit Turk te Shqiperise se poshtme. Ne Evropen e Krishtere Mesjetare, nderrimi i fese nuk ishte ndonje problem i madh teologjik per shumicen e njerezve te thjeshte, te cilet nuk e trajtonin Islamin dhe Krishterizmin si dy religjione te kunderta ne doktrina. Per masat e Krishterizuara te Evropes, Islami dhe Krishterizmi, ashtu si Ortodoksia dhe Katolicizmi, apo me vone Katolicizmi dhe Protestanizmi, ishin me shume dy sisteme te ndryshme te riteve religjioze. Per me teper popullariteti i para-Manikean dhe “herezive” semi-te Krishtera te cilat linden dhe rrezatuan ne Ballkan inspiruan shume heretike influencal ne Perendim. Katharet [paraardhes te Albigensianeve-ed] dhe Paterenset ishin mjaft te perhapur ne tokat Mesdhetare ndermjet Pireneve dhe Maleve Rodope. Eshte mjaft veshtire qe te besosh se Shqiperia nuk eshte prekur nga keto levizje religjioze. Por ne mundet qe te spekullojme vetem per ekzisten e Bogumileve (Theofilet) dhe Babuneve ne Shqiperi. Ndoshta disa Shqiptare u ndikuan nga disidentet Ballkanik Kishtare te cilet nuk e pranuan autoritetin e Peshkopeve Katolik dhe te Patriarkeve Ortodoks. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideal per strehimin e te Krishtereve disidente te denuar nga inkuizitoret e Papes qe i denon ne zjarr. Urdheri shpirteror Franceskan dhe ndjekesit e Joakimit te Flores nga Kalabria-te pabidnur ndaj Papes Xhon XXII-ndertuan komunat e tyre ne malet e Shqiperise. Malet e Shqiperise ishin nje vend ideale per mistiket Krishtere te koherave te hershme.

    Perhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishes Ortodokse dhe Katolike) ka lene rrenje te thella ne historine e lashte te Shqiperise. Sipas tekstit te Testamentit te Ri (Romanet 15:19), Shen Pali fene e re Krishtere te cilen ai e formoi e predikoi ne Durrachium (Durres). Qytetet e Shkodres (Scodra), Vlores (Aulon, Avlona), dhe Prevezes (Nicopolis) u kthyen ne dioqeza te Peshkopeve Ilire. Por Iliret ne pergjithesi ishin mjaft armiqesor ndaj Krishterimit, dhe Perandoret me origjine Dalmate Decius dhe Dioceletan i persekutuan pameshire ndjekesit e Palit. Ne vitin 311 A.D., “emri Krishterim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia.

    Megjithate, pas deklarimit te Krishterimit si fe shteterore te Romaneve nga Kostandini, Peshkopet Katolik ndertuan kishat e tyre ne Praevlis (Shqiperine e siperme) dhe Maqedoni. Ishte Shen Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i Stridonit, ai qe perktheu ne Latinisht, shkrimin e Krishtere nga shkrimet Greke.

    Ne shekullin e 9te, pas pushtimeve shkaterruese nga Avaret dhe Sllavet, Shqiperia u pushtua nga Bullgaret turq, te cilet ishin Sllavizuar dhe Krishterizuar ne 865. Khani i tyre, Samueli, e pushtoi Shqiperine 26 here, por ne 1018, Perandori Vasilis II, “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe e rivitalizoi pushtetin Bizantin mbi Ballkan. Nen pushtimin Bullgar, Shqiptaret katolike u konfuzuan nga lufta teologjike ndermjet Papes, Nikolles se I, dhe Patriarkut Fotius. Kur devijimi Lindor me ne fund e ndau Krishterimin ne kishat Greke dhe Romane (1054), Krishteret Shqiptare te Praevalisit u deklaruan te jene katolike, dhe kusherinjte tyre ne Epir qendruan nen autoritetin religjioz te Patriarkanes Greke.

    Islami u perhape ne Evropen Jug-Lindore ne baza te pasioneve gjeniale fetare, te cilat prodhuan nje kulture vibrante dhe te fuqishme te stimuluar nga shpirti pushtues i Osmanllive.

    Ne 1330-at feudalet e vegjel Franko – Bizantine te ishujve te Egjeut u kthyhen ne vasale te Emireve Turq, dhe mercenaret Katalan nga Aragona bashkepunuan ngushte me clirimtaret Musliman ne More (Peleponez).[v]

    Ne fillim te shekullit te 15te kur mijera varfanjake Bizantine, detare dhe anije ndertues nga Kreta dhe Kostandinopoja (Stambolli) dezertuan ne emiratet Muslimane te Azise se Vogel, ku ata pranuan Islamin, ata te udhehequr nga detaret Turq sulmuan kolonite Veneciane.[vi] Sherbetore dhe bujkerober te shtypur Bizantine migruan ne territoret Muslimane, ne numra kaq te medhenje saqe shume territore te Thesalise dhe Trakes u depopulluan teresisht ne fundet e viteve 1340te. Shume feudale te vegjel dhe lidere feudesh, e pranuan superioritetin e Islamit pa ndonje vaksinim Teologjik. Perandori Bizantin Andronikus i III, i beri homazhe Emirit Umur te Ajdinit dhe e pranoi shtetin e tij Islam si fuqine superiore te rregjionit. Vasilius-i (Perandori-Mbreti) Bizantin qe i pagonte taksa vjetore Emirit Umur, i dha kolonizatorit Musliman ishullin e Kios si dhurate. Me vone, Emiri Umur ishte ai qe u ftua nga Perandori Andronicus III dhe Xhon Cantacuzensi qe te nderhynte ushtarakisht ne tokat e tyre vasale Krishtere, te percara ne lufte civile.[vii]

    Shume nga paria Krishtere gjithashtu nuk hezitonin qe te ftonin Muslimanet Turq ne luftrat e tyre me shtetet e tjera Krishtere. Sigimonto Pandolfo Malateste (1417-1468), udheheqes i Riminit, i dergoi nje leter te shkruar nga keshilltari i tij, humanisti Roberto Valturio Sulltanit Muhamed II “Fatihut”, me nje ftese te hapur ndaj tij qe te pushtonte Romen. Ai i bashkoi letres se tij nje harte mjaft te detajuar te Italise. Ne Prill te 1486, Boccolino Guzzoni (Gazonio), qe pushtoi qytetin Papal te Osimos prane Ankones i dergoi nje leter Sultanit me propozim per koalicion kunder shtetit-kishe. Kur marinsat Muslimane nga Durresi pushtuan portin e Otrantos ne Itali, banoret katolike te Pikenos shprehen gadishmerine e tyre qe te pranonin fene dhe mbikqyrjen e “Turkut te Madh” (Grand Turco).[viii]
   Faqja qė Vjen (2/2) Faqja qė Vjen

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte