Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Playboy


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Perse e pushtuan gjermanet Shqiperine ?

Faqja: 2/4
(7610 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(4559 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin






Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Qeveria shqiptare i kėrkoi Berlinit qė ari dhe deviza e Bankės Nacionale qė ndodhej nė Gjermani, tė depozitohej nė Zvicėr nė emėr tė shtetit shqiptar

(vijon nga faqja e kaluar)

Pas futjes sė trupave gjermane nė Shqipėri nė vjeshtėn e parė tė vitit 1943, njė nga problemet mė kryesore tė Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanėve tė mundshėm qė duhet tė gėzonin autoritet dhe besim nė popull, tė cilėt do tė merrnin nė dorė drejtimin e shtetit shqiptar.

Lidhur me kėtė gjė, bėhet fjalė nė disa telegrame qė i deleguari special gjerman pėr Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe mė pas Konsulli i Pėrgjithshėm i Gjermanisė nė Tiranė, Shajger e Shlipi, i dėrgojnė Ministrisė sė tyre tė Jashtėme nė lidhje me njerzit e mundshėm tė cilėt do tė merrnin pėrsipėr barrėn e drejtimit tė qeverisė shqiptare nėn pushtimin gjerman. Kėshtu nė telegramin e datės 25 tetor 1943 thuhet:" Konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė. Telegram Nr.1701. Treni special. I deleguari special pėr Juglindjen, pėr Shajgerin: Ju lus qė Ministria e Punėve tė Jashtėme vazhdimisht tė informohet rreth individėve shqiptarė, tė cilėt nė kohėn e rendit tė ri, po marrin detyra tė rėndėsishėme publike. Dėrgoni shėrbimet biografike tė Mehdi bej Frashėrit, Fuat bej Dibrės dhe tė fytyrave eminiente tė rendit tė ri shqiptar, me qėllim qė kėto personalitete tė popullarizohen kėtu pėrmes shtypit. Ju lutemi qė ta informoni Berlinin qė a ėshtė ende nė fuqi kandidatura e Nuredin bej Vlorės, pėr Kryetar tė Qeverisė dhe e antarėve tė zgjedhur pėr qeveri". Nojbajeri. Pas kėtij telegrami ku Nojbajeri i deleguari special pėr Juglindjen e Ballkanit, i kėrkon konsullit tė Pėrgjithshėm tė Gjermanisė nė Tiranė Shajgerit, qė ai tė informojė Berlinin mbi figurat kryesore tė politikės qė do tė merrnin nė dorė kryesimin e qeverisė shqiptare nėn pushtim, ai po atė ditė i dėrgon dhe njė telegram tjetėr, ku i shkruan:" Rajhsfyeri SS, nė pajtim me Ministrinė e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut, do tė dėrgojė njė tė deleguar tė vetin nė Legatėn e tė deleguarit special pėr Juglindjen nė Tiranė dhe ky do tė jetė komandanti i deritanishėm i Regjimentit tė SS-it, ish shefi i Policisė nė Vjenė, SS oberfyreri Fictum. Ai pėrmes tė deleguarit special pėr Juglindjen, do t` i jepet nė dorzim pėr qeverinė shqiptare si kėshilltar pėr organizimin e policisė dhe tė xhandarmėrisė, pa marrjen e pushtetit komandues. Ju lus qė tė kujdeseni lidhur me atė qė vetė qeveria shqiptare tė japė inisiativėn apo qė tė pėrshėndesė vėnien nė dispozicion tė kėshilltarit gjerman". Nojbajeri.

Qeveritarėt shqiptarė nė fokusin e gjermanėve
Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Konsulli gjerman nė Tiranė Shajger, sė bashku me Shlipin qė duhet tė ketė qėnė si ndihmės i tij, me anė tė njė telegrami tė dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Gjermanisė, i bėjnė tė ditur duke i paraqitur asaj tė gjitha tė dhėnat biografike dhe aktivitetit politik tė katėr antarėve tė kėshillit tė Lartė tė Regjencės shqiptare, Mehdi Frashėrit, Fuad Dibrės, Lef Nosit dhe At Anton Harapit. Nė atė telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, tė katėr antarėt e Regjencės vlersohen pėr aktivitetin e tyre patriotik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare dhe tė dhėnat e tyre jepen me superlativa dhe tė denjė pėr tė marrė detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Nė telegramin nė fjalė thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme. Tiranė mė 27 tetor 1943. Telegram i shifruar Nr.8 Tepėr urgjent. Rreth telegramit Nr.77, tė datės 25 tetor. Guvernanca shqiptare e pėrbėrė nga katėr antarė u paraqit sot pasdite nė mbledhjen solemne tė Kuvendit Popullor. Dy myslymanė dhe njė ortodoks dhanė betimin zyrtar, ndėrkaq katoliku, si murgu pret pėlqimin e kėrkuar nga kuria".

Mehdi Frashėri
"Myslymani Mehdi Frashėri rrjedh nga njė familje e pasur spahijsh e Epirit Verior. Ai ėshtė 72 vjeē dhe para vitit 1912-tė, ka pasur pozitė tė lartė nė administratėn turke. Gjatė viteve 1913-14-tė, ishte antar i komisjonit ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė. Qė nga viti 1914-tė ka udhėhequr dikastere tė ndryshme dhe pėr njė vit ka qenė dhe kryetar i qeverisė. Shumė herė ai ka pėrfaqsuar Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve dhe atje ka luftuar pėr tė drejtat e barabarta tė Gjermanisė. Para okupimit italian tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėri disa vjet ishte kryetar i Kėshillit Shtetėror. Nė vitet njėzetė, ndėrmjet pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tė okupimit italian, ai u pėrpoq qė tė pajtonte kėrkesat e atėhershme nacionale shqiptare me synimet italiane pėr dominimin politik e ekonomik nė Shqipėri. Duke u besuar garancive italiane pėr ruajtjen e pavarsisė shqiptare, ai u angazhua pėr miqėsi tė ngushtė e tė ndėrsjelltė dhe raport reciprok me qėllim tė pėrparimit tė zhvillimit ekonomik dhe mėkėmbjes politike tė shtetit shqiptar. Nė prillin e vitit 1939, ai u shpreh haptazi kundėr pushtimit italian dhe nė emėr tė popullit shqiptar, i dėrgoi opinionit ndėrkombėtar njė protestė tė hapur nėpėrmes radios, rreth hyrjes kundraligjore e tė paraparė me marveshje tė trupave italiane. Pėr kėtė gjė, italianėt e internuan nė Romė. Ai arriti tė kthehet nė Tiranė, vetėm pas kapitullimit italian. Tė gjitha pėrpjekjet e italianėve qė ta bindnin pėr ta tėrhequr protestėn e tij dhe tė ndryshonte qėndrimin negativ, mbetėn tė pasuksesėshme. Mehdi Frashėri ka pėrvojė tė madhe politike dhe ėshtė njeri shumė i dijshėm. Ai gėzon respekt dhe ndikim tė madh te tė gjitha shtresat e popullatės shqiptare".

Fuat Dibra
"Fuat Dibra nė moshėn pesėdhjetvjeēare, rrjedh nga njė familje e territorit tė ri shqiptar. Kur serbėt pushtuan atdheun e tij, ai emigroi nė Stamboll dhe shpenėzoi pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij, pėr pėrkrahjen e synimeve nacionale shqiptare. Qė prej disa vjetėsh ka mushkritė e sėmura dhe disa herė ka refuzuar qė tė zgjidhet kryetar i qeverisė shqiptare. Vazhdimisht ka marrė pjesė aktive nė jetėn nacionale tė popullit shqiptar dhe pas aneksimit tė Shqipėrisė sė re, ai u kthye nė atdhe. Pėr shkak tė sėmundjes qė pėrmendėm mė lart, ai kurrė nuk u mor aktivisht me politikė. Nė Stamboll udhėhoqi njė shoqatė tregtare, pasi humbi pasurinė. Fuad Dibra gėzon respekt tė madh nė tėrė vendin pėr shkak tė sė kaluarės sė tij kombėtare. Pėrkundėr sėmundjes sė rėndė, vendosi qė nė kėtė ēast vendimtar pėr atdheun e tij, tė sakrifikoj pesonalitetin e vet dhe tė pranojė detyrėn e lartė qė i ofroi Kuvendi Popullor".

Lef Nosi
"Pėr shkaqe politike, kryetari i deritanishėm i Kuvendit Popullor, shtatėdhjetvjeēari Lef Nosi, i takon familjes mė tė njohur ortodokse tregtare nga Elbasani dhe ai qė nė ditėt e rinisė tij, ka punuar pėr idenė nacionale. Gjatė kohės sė sundimit turk, ai themeloi nė Elbasan shkollėn e parė publike, tė cilėn xhonturqit ja mbyllėn sėrish pas disa vjetėsh dhe vetė atė e dėbuan jashtė Shqipėrisė. Nė kabinetin e parė shqiptar gjatė viteve 1912-13-tė, ai mbajti portofolin e Ministrit tė Postave dhe mė pas ishte Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit. Tash e njėzet vjet e mė herėt, ai ėshtė tėrhequr nga jeta publike dhe qė prej atėhere merret me studimin e gjuhės dhe tė historisė shqiptare. Lef Nosi gėzon autoritet tė madh te tė gjithė, pėr shkak se ėshtė atdhetar i flaktė dhe se ka karakter tė shėndoshė. Nga qėllimet e ndėrgjegjėshme nacionale, nuk hoqi dorė as gjatė pushtimit italian. Nė pėrkrahjen dhe miqėsinė gjermane ai sheh garancinė mė tė mirė pėr prosperitetin e Shqipėrisė".

At Anton Harapi
"At Anton Harapi, ėshtė epror franēeskan nė Shkodėr dhe ka kaluar moshėn pesėdhjetvjeēare. I rritur nė njė fidanishte klerikė nė Tirol tė Austrisė, ai si shumė bashkėvendas tė tij, flet shumė mirė gjermanishten dhe nė hollėsi njeh organet e shtypit gjerman nė botėn e jashtėme e gjithashtu dhe kulturėn gjermane. Pėr shkak tė pėrcaktimit tė tij kombėtar dhe tė karakterit tė shėndoshė, ai ēmohet shumė lartė, jo vetėm ndėr katolikėt e Shqipėrisė Veriore, por edhe nė tė gjitha qarqet e tjera shqiptare. Ai ėshtė njeri i mėnēur dhe serioz, vepron nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė sigurtė e vazhdimisht ka qėndruar jashtė politikės. Pėr shkak tė veēorive dhe tė karakteristikave tė tij, ai duket shumė i pėrshtatshėm pėr funksionin qė mori. Rreth formimit tė qeverisė ende asgjė nuk dihet definitivisht. Pėr Nuredin Vlorėn , ende nuk mund tė japim ndonjė konsideratė". Fon Shajgeri. Shlipi.

Shqiptarėt kėrkojnė arin
Njė nga dokumentet qė paraqet mė tepėr interes, ėshtė telegrami i datės 4 nėntor tė vitit 1943 kur Konsulli i Pėrgjithshėm nė Tiranė Shlipi, i bėn me dije Ministrisė sė Jashtme gjermane, se qeveria shqiptare i kėrkon Berlinit qė ari dhe deviza tjetėr e Bankės Nacionale shqiptare qė dikur ndodheshin tė depozituara nė Romė, e mė pas nė Gjermani, tė kthehen qė andej e tė depozitohen nė bankat e Zvicrės nė emėr dhe konto tė shtetit shqiptar. Po ashtu nė atė telegram u kėrkohet gjermanėve qė ata tė kthejnė nė Shqipėri, klishetė (bocat) pėr shtypjen e kartmonedhave si dhe arkivin e Bankės Nacionale shqiptare ta kthejnė nga Roma nė Shqipėri. Nė atė telegram midis tė tjerash thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme.
SS Nazist
Telegram i shifruar Nr. 136. Lidhur me raportin e dytė, qeveria shqiptare mė ka kumtuar se sa i pėrket huasė sė lejuar pėr Vermahtin gjerman, nė tė ardhmen nuk do tė mund tė japė nė dispozicion aso huashė. Ajo lut qeverinė e Rajhut qė pėrfundimisht t` i rregullojė raportet financiare dhe ekonomike, nėse ėshtė e mundur para dhjetė nėntorit tė kėtij viti. Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflancioni dhe shterimi i fondit monetar tė Bankės Nacionale. Pėr hir tė sigurisė sė valutės shqiptare, ajo sugjeron qė ari dhe mbulesa tjetėr me deviza e Bankės nacionale, gjėrat me vlerė dhe dokumentat, tė cilėt mė herėt ndodheshin nė Romė, e qė tash ndodhen nė Berlin, tė kthehen apo tė deponohen nė Zvicėr nė emėr tė dhe nė konto tė Shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut qė t` i kthehen klishetė pėr shtypjen e kartmonedhave, si dhe arkivi i bankės Nacionale tė bartet nga Roma pėr nė Shqipėri. Qeveria shqiptare mė tej thekson se malli qė po blihet nga pjestarėt e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave tė ēmimeve dhe mungesėn e artikujve, prandaj ajo mendon rreth formimit tė njė byroje speciale e cila pjestarėve tė Vermahtit, do t` u jepte triska pėr furnizimin me mall. Blerja e mallit do tė duhej tė ndėrpritej, pėrderisa tė mos rregullohen raportet me komandėn e Vermahtit gjerman".

Goditja e Asamblesė nga partizanėt
Nė dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, ndodhet dhe telegrami qė njofton atė Ministri pėr goditjen me predha artilerie qė partizanėt shqiptarė (Brigadės sė Dytė) sipas urdhėrit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Enver Hoxhės, i bėnė ndėrtesės ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesė Kombėtare. Nė atė telegram qė majori Shajger me detyrėn e Konsullit tė Pėrgjithshėm nė Shqipėri, i dėrgon Ministrisė sė Jashtėme dhe tė dėrguarit special pėr Juglindjen e Ballkanit, thuhet Telegram i shifruar Nr.6 Tiranė( Zyra e Shajgerit) mė 18 tetor 1943. 1) Personalisht pėr zotėri Ministrin e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut. 2) Pėr legatin Nojbajer. Sot nė ora 10 ndėrsa po mbahej seanca e dytė , partizanėt hapėn zjarr me mortaja tė rėnda, mbi ndėrtesėn e Kuvendit Popullor, nga njė largėsi prej katėr kilometrash. Katėr goditje qėlluan pallatin dhe pėrafėrsisht edhe katėr tė tjera, qė ranė pėrreth, sjhkaktuan dėme tė vogla materiale. Sulmi armiqsor, menjėherė ėshtė neutralizuar me artilerinė tonė kundėrajrore. Tė shtėnat tona mbrojtėse nga kodrat nė jugperėndim tė Tiranės, nė ora 11 e gjysėm, zgjasin ende".

Faqja e Kaluar Faqja e Kaluar (1/4)       Faqja qė Vjen (3/4) Faqja qė Vjen

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte