Hamati Roofing & TanPortal

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Fujitsu


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Perse e pushtuan gjermanet Shqiperine ?

Faqja: 1/4
(7610 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(4466 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




Nga z.Dashnor Kaloēi - Gazeta Shqiptare - 9 Maj 2001

Ministri nazist: Ja pse do pushtojmė Shqipėrinė

Qė nė 7 gusht tė vitit 1943, shėrbimet sekrete gjermane kishin dijeni dhe njoftuan konsullin e tyre nė Romė, se Balli Kombėtar dhe partizanėt e Enver Hoxhės do mblidheshin nė Mukje
Gott Mit Uns (God With Us) - (Zoti me Ne) Pėrse trupat e ushtrisė gjermane tė Hitlerit nė shtatorin e vitit 1943 hynė nė Shqipėri dhe cili ishte objektivi i tyre qė e pushtuan vendin e vogėl Ballkanik? Si u formua qeveria shqiptare nėn pushtimin e nazistėve gjermanė, kush ishin njerzit qė e pėrbėnė atė dhe si u pėrballėn ata me forcat e Rajhut tė Tretė? Pėrse Ministria e Jashtėme gjermane insistonte dhe ngulte kėmbė qė nė krye tė qeverisė shqiptare tė vihej Mark Gjon Markaj dhe pėrse djali i kapidanit tė Mirditės nuk e pranoi atė post?

Pėrse Ministri i Jashtėm i Hitlerit, Ribentrop e quante tė pakuptimtė sugjerimin e konsullit tė tijė nė Romė, i cili i thoshte se mund tė hynin nė kontakte forcat gjermane me ato tė komunistėve tė udhėhequr prej Enver Hoxhės? Mbi kėto e plot ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė kanė tė bėjnė me mardhėniet shqiptarogjermane, hidhet dritė nga dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, pjese prej tė cilave po botohen nė kėtė shkrim.

Ribbentrop: Shqipėria shtet i pavarur
Nė fundin e verės nė gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nė Shqipėri ishin nė prag tė kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtėm i Gjermanis sė Hitlerit i ndiqte me vėmėndje tė madhe ato ngjarje. Lidhur me atė situatė nė tė cilėn ndodhej Shqipėria asokohe dhe interesat e gjermanėve pėr tė hyrė nė Shqipėri, bėnė fjalė dhe telegrami i mėposhtėm qė ai ja dėrgon konsullit tė pėrgjithshėm nė Romė nė tė cilin thuhet:" Ambasadės nė Romė, shėnim pėr sekrete shtetėrore. Tepėr rezervat. Urgjent. Personalisht pėr tė ngarkuarin me punė. Ju lutemi qė ta rregulloni punėn me qėllim qė konsulli i Pėrgjithshėm Shlip, mė datėn 21 gusht 1943 tė sillet me aeroplan gjerman nga Tirana nė Romė.
Hitler & Church & State


Pas ardhjes sė tij, ju lutemi qė personalisht t` ia pėrcillni kėtė porosi shumė sekrete:" Nė lidhje me ngjarjet nė Itali, pėr ne ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė tė kemi njė pasqyrė tė situatės sė tashme politike nė Shqipėri. Do tė ishte e mundėshme, qė nė Itali tė ndodhnin ndryshime tė mėtejshme tė cilat do tė kishin pėr pasojė largimin defenitiv tė italianėve nga Shqipėria. Pėr kėtė rast, gjithashtu ėshtė e mundur qė nė lidhje me zbarkimin eventual tė anglezėve dhe amerikanėve nė Italinė e jugut, tė detyrohemi pa marrė parasysh masat ushtarake, sa mė shpejt tė marrim vendimin politik lidhur me qėndrimin tonė tė ardhshėm rreth Shqipėrisė. Gjatė marrjes sė kėtij vendimi, pėr ne duhet tė jetė e qartė ideja se nė rast se mbrojmė ushtarakisht bregdetin shqiptar, e veēanėrsiht pėrballė rrugės sė Kanalit tė Otrantos, do ta qetėsojmė politikisht Shqipėrinė.

Kėshtu qė sipas mundėsive tona do tė ua lehtėsojmė trupave tona kryerjen e kėsaj detyre mbrojtėse dhe nuk duhet pėrdorur fare apo duhen pėrdorur vetėm trupa tė vogla gjermane, tė cilat do tė kene si detyrė kryesore ruajtjen e qetėsisė dhe rendin nė Shqipėri dhe rrugėt nga do tė kalojnė furnizimet pėr trupat tona qė do tė luftojnė nė bregdet, tė jenė plotėsisht tė sigurta. Unė kam parasysh idenė qė ne nė kėtė situatė sa mė shpejtė ta njohim Shqipėrinė si shtet tė pavarur, me ē` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin qė ne tė gjejmė njėrėz tė pėrshtatshėm qė tė ndikjonė, qė tė krijohet njė qeveri e cila do tė ishte e aftė pėr negociata dhe do tė kishte qėndrim pozitiv ndaj nesh. Unė personalisht nuk e kam tė qartė se ē` gjendje mbretėron tani atje dhe se kush do tė mund ta merrte nė dorė timonin pėr drejtimin e njė qeverie, pas kapitullimit tė italianėve. Raporti i juaj i datės 31 korrik 1943. nė telegramin nga Roma, Nr. 3736. tė datės 2 gusht, flet pėr atė se ėshtė formuar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" ( Kėshillit i Pėrgjithshėm Antifashist i Enver Hoxhės) dhe se ajo ka shpallur njė proklamatė nga e cila mund tė kuptohet se ajo organizatė i ėshtė bashkėngjitur aleancės anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se nė Komitet janė udhėheqėsit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disa komunistė. Po kėshtu pohoni se ėshtė bėrė e ditur se pėr prezencėn e disa oficerėve anglezė nė periferi tė Tiranės. Nė anėn tjetėr kam marrė njė raport nė bazė tė tė cilit, ėshtė nė themelim e sipėr njė qeveri nacionale tė cilės i prijnė Mark Gjon Markaj me Mithat Frashėrin, Hasan Dostin, Abaz Kupin ( Bazi i Canės) e Faik Qukun. Pohoet se gati i tėrė rajoni i Shqipėrisė sė Jugut, ėshtė nė duart e shqiptarėve duke filluar nga kufiri malazes e deri nė Gjirin e Vlorės, duke pėrjashtuar qytetet e mėdha si Tirana, Vlora, Durrėsi e Shkodra".

Muharrem Bajraktari, antiitalian i tėrbuar
"Nė kėtė raport mė pas thuhet se udhėheqėsi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviēin, por se kėto negociata kanė pėsuar fiasko mu rreth problemit e ēėshtjes sė Kosovės. Thuhet se Bajraktari ėshtė kundėrshtar i pėrbetuar i italianėve dhe se ka lidhje tė ngushta me Komitetin Nacional tė pėrmendur mė lart. Ai gjoja i ka deklaruar njė komisari se po ta pėrkrahin gjermanėt, ai do tė luftonte kundra anglezėve. Nėse kjo s` mud tė ndodhė, atėhere ai nuk do tė mund tė ndėrrmerte asnjė invazion kundra anglezėve. Ky raport dhe raportet tuaja tė tjera janė dhe bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin, prandaj ju lutem qė nga Roma, menjėherė tė mė dėrtgoni njė raport gjithėpėrfshirės lidhur me situatėn atje dhe qė tė deklaroheni rreth raportit tė pėrmėnedur pėr krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vėnia e kontaktit tonė me "Organizatėn pėr Ēlirim Nacional tė Shqipėrisė", nė tė cilėn ndodhen dhe komunistėt, do tė ishte e pakuptimtė. Nga ky shkak mbetet dilema se me qėllim tė formimit dhe tė njohjes sė njė qeverie nacionale shqiptare, nė momentin e caktuar a do tė ishte e mundur tė krijonim lidhje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur me qeverinė e nacionale tė pėrmendur mė lart apo dhe me personalitete tė tjera. Pėr ne, gjithashtu do tė ishte me rėndėsi qė tė dijmė se a do tė kishit mundur Ju, qė nė kėtė situatė, tė krijonit njė kontakt me ndonjė personalitėt tė popullarizuar atje, personalitet ky qė me pėrkrahjen tonė politike e ushtarake, do tė mund ta merrte shtetin nė duart e veta sa mė parė qė tė jetė e mundur dhe qė tė vihej pėrballė tė njė qeverie tė tillė nacionale.
Flamuri Nazist


Ju lutemi qė pas dėrgimit tė raportit tuaj, tė rrini nė Romė deri sa tė merrni instruksionet e mėtjeme. Ju lutem qė ky telegram, pasi tė njihet me tė konsulli Shlip, e gjithashtu edhe tė konceptit tė pėrgjigjies sė konsullit tė pėrgjithshėm, menjėherė tė asgjesohen. Ribbentrop. Siē shihet dhe nga telegrami qė Ministri i Jashtėm i Gjermanisė hitleriane Ribbentrop, i dėrgon konsullit tė tij nė Romė, gjermanėt ishin tė interesuar pėr njė ndryshim sa mė tė shpejtė tė situatės politike nė Itali, me qėllim qė ushtria italiane qė ishte dislokuar nė Shqipėri, tė tėrhiqej sa mė shpejt prej andej. Nga kjo gjė, gjermanėt do tė pėrfitonin pėr tė zbarkuar menjėherė nė bregdetin shqiptar, pėrpara se ajo gjė tė bėhje nga forcat aleate anglo-amerikane. Siē del dhe nga telegrami i Ministrit Ribbentrop, qėllimi i zbarkimit tė gjermanėve nė Shqipėri, ishte dislokimi i tyre nė bregdetin shqiptar dhe kryesisht nė zonėn pėrballė Kanalit tė Otrantos, pėr t“ju mbrojtur krahėt trupave tė tyre qė tėrhiqeshin nga Greqia nė Shqipėri e nė drejtim tė Jugosllavisė me destinacion Berlinin, nga ndonjė sulm i mundshėm i trupave aletate anglo-amerikane qė po zbarkonin nė Normandi. Po kėshtu nga sa shikohet nė telegramin e mėsipėrm, Ministri i Jashtėm Gjerman Ribentrop, pėrpara se tė bėhej zbarkimi i trupave gjermane tė Shqipėri, kėrkon tė dijė dhe pret informata se kush ėshtė njeriu mė i pėrshtatshėm qė mund tė marrė drejtimin e qeverisė shqiptare dhe t` ju shėrbeje me besnikėri atyre.

Gjermanet kishin dijeni pėr Mukjen
Pas telegramit tė mėsipėrm, po nė datėn 21 gusht 1943, Sekretari Shtetėror i Gjermanisė, i dėrgon njė telegram tjetėr tė shifruar konsullit gjerman nė Romė, Zonlajtnerit (Sonnlehithner) nė tė cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special, pėr legatin fon Zonlajtner. Si plotėsim i shėnimit tė datės 18 gusht tė kėtij muaji pėr rrethanat politike nė Jugėlindje, po ju sqaroj si vijon: Shqipėria ėshtė e okupuar nga nga shtatė divizione italiane. Por ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, qė janė okupuar nga ushtria italiane, ato kėtu nė Shqipėri kėnaqen duke siguruar vetėm vendbanimet e mėdha, ndėrsa brendinė ua lėnė nė dorė kryengritėseve (partizanėve). Trafiku i komunikacionit nė mes tė vendeve tė caktuara ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes ngritjes sė postoblloqeve tė siguruara mirė dhe kryengritėsit pothuaj kontrollojnė tė gjithė Shqipėrinė Jugore. Nė Shqipėri kohė mė parė ėshtė themeluar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" (Fronti Nacional i udhėhequr nga Enver Hoxha) nė tė cilėn si kėshilltarė ndodhen oficerėt anglezė. Nė krye tė saj ndodhet Kėshilli i Pėrgjithshėm nė tė cilin pėrveē udhėheqsėve tė ndryshmė tė bandave ( partizanėve) bėjnė pjesė dhe ndodhen edhe komunistėt. Nė njė proklamatė tė kėsaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit nė aleancėn anglo-sovjeto-amerikane, pėr Shqipėrinė e pavarur dhe Demokratike. Kėsaj organizate tė re, para pak kohėsh ju bashkangjit edhe partia e Ballit Kombėtrar (Fronti Nacional) e cila deri mė tash ishte kundėr komunistėve. Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė, sipas njė raporti tė konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė, qė mban datėn 8 gusht 1943, parasheh mbajtjen e njė Kongresi tė tė gjitha grupeve kryengritėsve nė Shqipėri ( ėshtė fjala pėr Konferencėn e Mukjes) dhe formimin prej tyre tė njė kundėrqeverie. Nuk ka infornmata lidhur me atė se sa do tė mund tė gjente mbėshtetje nė popullin shqiptar formimi i kėsaj organizate. Mirpo ėshtė e sigurtė se lėvizja ėshtė pasojė e pakėnaqsisė sė shqiptarėve me regjimin italian. Kėtė fakt kanė mundur ta shfrytėzojnė anglezėt dhe amerikanėt, nė pamundėsi tė kundėrveprimit adekuat gjeėrman. Pėrveē organizatave tė pėrmendra mė lart, ėshtė formuar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare (i Enver Hoxhės), me qėllim qė tė udhėheqė nė mėnyrė unike luftėn e banditėve (partizanėve). Ende nuk dihet asgjė rreth tendencave dhe forcės sė trupave qė qėndrojnė prapa kėtij Shtabi Kryesor".

Gjermanėt: Gjonmarkaj kryeministėr

"Kėtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit tė njė qeverie nacionale shqiptare, nė krye tė sė cilės do tė duhej tė ishte Mark Gjon Markaj. Udhėheqėsi i bandave shqiptare (nacionalistėve) Muharrem Bajraktari, pėr tė cilin thuhet se ka hyrė nė negociata me Drazha Mihajlloviēin, ėshtė i njohur me qėndrimin e tij antiitalian. Nė anėn tjetėr ai gjithmonė ka pasur mardhėnie tė mira me serbėt, kėshtu qė negociatat e tija me Mihajlloviēin, nuk duken tė pamundėshme. Meqė ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet pėr depėrtimin e njėsive tė blinduara gjermane, patėn efekt qetėsues tek popullata shqiptare dhe meqėnse urrejtja e tyre nė plan tė parė ėshtė e drejtuar nga Italia, duket se ka mundėsi qė tė formohet njė qeveri shqiptare e cila do tė ishte e gatėshme tė bashkpunojė me ne, po qe se ne e njohim Shqipėrinė si Shtet tė pavarur, nė kufijtė e saj tė sotėm. Propozimet lidhur me atė se cilat personalitete do tė merren parasysh pėr tė drejtuar qeverinė shqiptare, do tė mund t` ua japė Konsullata e Pėrgjithėshme nė Tiranė. Po kėshtu njė shėnim i hollėsishėm pėr situatėn nė Shqipėri, pėrfundimisht deri mė datėn 18 gusht, do tė dėrgohet sot pėrmes korrierit" Nga sa shihet nė telegramin e mėsipėrm qė Sekretari i Shtetit gjerman i dėrgon konsullit tė tij fon Zonlajtner, ėshtė teper interesant fakti qė Ministria e Jashtėme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatėn e saj nė Romė, pėrpara se krerėt e Ballit Kombėtar dhe ata tė Partisė Komuniste tė Enver Hoxhės, tė mblidheshin nė Konferencėn e Mukjes, kur pėr atė konferencė si nga ana e Ballit Kombėtar ashtu dhe Partisė Komuniste, asokohe u mbajt njė konspiracion i plotė nga fakti se nė atė mbledhje do tė merrnin pjesė krerėt kryesorė tė dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumė afėr qytetit tė Tiranės vetėm pak km. nė verilindje tė tij dhe rreziku i goditjes sė tyre nga forcat italiane ishte shumė evident.

   Faqja qė Vjen (2/4) Faqja qė Vjen

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte