SWK-Bank & TanPortal

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Secure Money Store & TanPortal


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Skėnderbeu vdiq i helmuar

(3001 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(3089 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




Gati dalja e librit tė ri me titull “Skėnderbeu kryqtar”. Tė gjjithė tė rejat dhe detajet nga jeta e Heroit - “Skėnderbeu vdiq i helmuar” - Studiuesi i njohur Aurel Plasari pėrmbys historinė.

Nga znj.Admirina Peēi - Panorama, 2 Korrik 2004

Barleti mund tė mos na ketė thėnė tė vėrtetėn pėr vdekjen e Skėnderbeut, as pėr marrėdhėniet e viteve tė tij tė fundit me Venedikun ose osmanėt.

Dokumente qė pėrballen dhe analizohen, shkresa tė nėnshkruara nė Venedik, pikėrisht nė ditėt e fundit apo menjėherė pas vdekjes sė Skėnderbeut, ēojnė nė rrjedhime tė reja. Po, Venediku i lakmonte kėshtjellat shqiptare, ndėrsa Skėnderbeu, i ndėrmjetėsuar prej mbretit tė Aragonės po pėrgatiste njė paqe me osmanėt, pikėrisht nė dy vitet e fundit tė jetės sė tij. Tė dhėna, fakte dhe dokumente tė reja, botuar prej zėrave mė tė prestigjozė tė historisė dhe studimeve tė mesjetės, nėn hulumtimin e Aurel Plasarit, pėr herė tė parė vijnė nė Shqipėri me njė imazh tjetėr rreth jetės veprimtarisė dhe vdekjes sė Skėnderbeut. Me librin e tij qė mendon ta titullojė “Skėnderbeu kryqtar”, ai synon, pėrmes njė leximi tjetėr, pėrmes ballafaqimesh tė reja, tė hedhė teza qė e ēojnė lexuesin mbase drejt njė tė vėrtete qė u mohua pėr qindra e qindra vjet.

Sepse shumėēka nga historia e Skėnderbeut, rrodhi prej asaj ēka shkroi barleti, atėkohė, njė qytetar i “varur” prej republikės sė tij tė Venedikut. Dhe ajo ēka shkroi Barleti nė shumė pika ishte varianti zyrtar, ishte vlerėsimi dhe “vizatimi i kujdeshėm” qė bėri Venediku pėr Gjergj Kastriotin. Por cilat janė variantet e vdekjes sė Skėnderbeut, a vdiq ai i helmuar, apo prej ndonjė heshte, prej ndonjė sėmundje tjetėr pėrveē etheve? Pse u cilėsua nga Montaneli si Poeti i Politikės Shqiptare, cilat qenė armėt e tij tė forta nė diplomacinė ndėrkombėtare…

Nė kėtė intervistė ekskluzive dhėnė pėr “Panoramėn” studiuesi i njohur Aurel Plasari rrėfen shumė tė fshehta nga ky libėr qė tanimė ėshtė i pėrfunduar e pret tė botohet. Plasari nuk ėshtė nė paqe me median. Ai u trembet titujve spekulativė dhe sugjeron tė shmanget varianti “vdiq i helmuar”. Megjithėse ai vetė ngutet qė nga tė gjashtė variantet e artikuluara nga viti 1464 e deri mė sot, sytė tanė duhet tė ndalen mė shumė tek ai i helmimit, kur sapo ishte kthyer nga Roma.

Keni pėrgatitur tanimė njė libėr mbi “Historinė e Skėnderbeut”. A mund t’u thoni diēka paraprakisht lexuesve pėr kėtė libėr ?

Besoj se lexuesit janė tanimė, nga njė rrugė ose nga njė tjetėr, nė dije tė kėtij libri. Pjesa mė e shumtė e tij ėshtė botuar gjatė viteve 2000-2003, nė formė kapitujsh, nė disa organe shtypi, kryesisht “Bota shqiptare “ (Romė), Gazeta 55 (Tiranė), por diēka edhe nė Shekulli etj. Kapituj tė tij janė kumtuar edhe nė veprimtari kombėtare e ndėrkombėtare, si kolokuiumi “Pesė shekuj Arbėri-Venedik” (Tiranė), simpoziumi “Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu” (Palermo) etj. Nuk ėshtė fjala pėr njė “Histori tė Skėnderbeut” nė kuptimin e modelit tė historisė sė “jetės” dhe “bėmave” tė heroit, qė kanė parapėlqyer, tė themi, historishkruesit klasikė tė Skėnderbeut prej Barletit dhe deri te Noli apo te Gegaj, duke pėrfshirė edhe klasikun bashkėkohės tonė Kristo Frashėri. Libri titullohet “Skėnderbeu kryqtar” dhe merret me njė aspekt tė caktuar tė veprimtarisė sė Gjergj Kastriotit, tė njohur edhe si Skėnderbe: me pėrfshirjen e tij nė projektet e kryqėzatave tė pėrftuara qoftė nga Shteti papnor, qoftė nga Fuqitė e tjera europiane tė kohės sė tij.

Libri ėshtė konceptuar “simbas dokumenteve”, ēfarė d.m.th. nė njė lloj kundėrvėnieje sa ndaj burimeve legjendare, aq edhe atyre tregimtare. Nga leximi i dokumentuar i historisė sė Gjergj Kastriotit dhe tė luftėrave tė tij rezulton qė motivimet e rendit fetar tė kenė ngritur peshė ndjeshėm, mė ndjeshėm nga sa ėshtė pranuar nė pėrgjithėsi, dhe se do tė ishte historikisht arbitrare t’i thjeshtoje kėto motivime duke i pėrligjur si “mjete”, si “mbetėza” apo si “ēėshtje ritesh dhe praktikash”. Jam i vetėdijshėm qė edhe ndėr historishkruesit e sotėm ka njė numėr “studiuesish modernė” pak tė prirur pėr ta marrė parasysh thirrjen fetare; edhe kur flasin pėr kėtė thirrje ata shohin tek ajo njė “element mjaft tė shpėrfillshėm” pėr t’i kushtuar vėmendjen e duhur ose njė “pretekst tė rėndomtė”. Edhe nė rastin e Gjergj Kastriotit ėshtė menduar kalimthi qė ai tė ketė folur pėr “detyrė fetare”, tė jetė pėrfshirė nė luftė pėr “mbrojtjen e Krishterimit” ose drejtpėrsėdrejti nė projekte kryqėzatash vetėm pėr t’u hyrė nė “graciet e mira” papėve dhe princėrve katolikė. D.m.th. thjesht si manovėr politike. Nė tė vėrtetė, mbas shqyrtimit tė historisė sė tij tė dokumentuar, mund tė pohohet me argumente pėr rėndėsinė jo vetėm nė rrafshin e Europės, por edhe nė atė tė Krishterimit, tė qėndresės dhe luftės kundėrosmane tė tij dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij. Mund tė pohohet, mbas njė shqyrtimi tė tillė, jo vetėm qė elementi fetar i luftės sė tij tė mos ketė qenė njė “pretekst i thjeshtė”, por edhe qė pėrfshirja e tij nė luftėn pėr mbrojtjen e Krishterimit ose drejtpėrsėdrejti nė projekte kryqėzatash tė mos ishte rėndom njė pėrshtatje “gracieve tė mira” tė papėve dhe princėrve katolikė, si dhe as manovėr politike.

Mė shumė se kaq: prej grafikut gjithė ulje-ngritje tė marrėdhėnieve tė Gjergj Kastriotit dhe kancelarėve tė tij (legatė, oratorė, diplomatė etj.) me Papatin dhe me Fuqitė e krishtera tė Europės lexohet zhvillimi i idealeve politike tė tij dhe, njėherėsh, i lėvizjeve tė tij nė politikėn e jashtme. Gjatė historisė sė qėndresės dhe tė luftėrave tė kundėrosmane ai do tė lidhte herė mbas here aleanca me shtete tė ndryshme: me Mbretėrinė e Aragonit, me Republikėn e Venedikut, me Republikėn e Shėn Vlashit (Raguzės, me mbretėrinė e Hungarisė etj. Por orientimi i tij politik kishte tė bėnte drejtpėrsėdrejti me Shtetin papnor. Jo thjesht sepse gjithė papėt e kohės sė tij (Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II) u interesuan pėr sipėmarrjet e tij kundėrosmane, por sepse edhe aleancat e tjera tė tij u kushtėzuan nga marrėdhėniet me kėtė shtet. Fan S. Noli, mbas tij edhe Stavro Skėndi dhe ndonjė tjetėr, e kanė vėnė re sak qė Gjergj Kastrioti luftonte “kryesisht nėn urdhrat e drejtpėrdrejtė tė papėve dhe vetėm rastėsisht nėn urdhrat e fuqive tė tjera pėr sa kohė ishte i autorizuar nga papėt vetė”.

Nga ky ballafaqim duket qė libri do tė sjell njė varg “tė rejash”, sa u pėrket kėndeve tė vėshtrimit nga figura e tij nuk ėshtė parė aspak ose ėshtė parė fare pak; mund tė pėrmendnit disa prej “befasive” qė mendoni se na presin nė njė libėr tė kėtillė ?

Tė lexuarit nė kėtė mėnyrė tė dokumenteve mendoj se ndihmon pėr ndarjen gjithnjė mė qartė tė kufijve tė historisė me legjendėn, si edhe pėr tė ndiēuar gjithnjė mė mirė rolin qė luante dhe peshėn qė ngrinte jo vetėm nė rrafshin kombėtar, por edhe atė ndėrkombėtar, prijėsi “i arbėrve” apo “i epirotėve”. Me tjera fjalė: nė atė qe sot e quajmė “politikė e jashtme” ose “diplomaci”. Pa u marrė me jetėshkrimin pėrgjithėsor tė heroit, me pėrshkrimin e luftimeve me osmanėt dhe datimet e tyre tė sakta, me dhėnien e raporteve ushtarake mes dy fuqive, tė taktikave dhe strategjive tė ushtrive pėrkatėse, pa u ndalur nė pėrllogaritjet e numrit tė ushtarėve pjesėmarrės nė to me tė vrarė dhe tė plagosur dhe nė saktėsimet e toponimive apo antroponimive, nė zbulimin e tradhtive ose shpjegimin e motiveve tė tyre etj., mė ėshtė dukur me vlerė tė ngulmohet te ky ēelės leximi: te tė kuptuarit e prijėsit tė madh arbėr/epirot me rrėnjėt e tij tė thella ideologjike mesjetare dhe nė marrėdhėnie me idetė qė nė atė kohė u patėn zhvilluar, me projektet kundėrosmane qė nė atė kohė u patėn hartuar, me lėvizjet pėrkatėse qė nė atė kohė u patėn kryer. Besoj tė jemi njė mendjeje qė aspekte si ky ngrenė shumė mė tepėr peshė nė historinė e heroit tė njė populli se sa, fjala vjen, tregimet e historianėve tė tij klasikė, me njė Skėnderbe qė flinte vonė ngase lexonte gjithė natėn dhe mbante poshtė nėnkresės librin e trashė tė Jul Cesarit, me njė personazh me kapele pellushi ngjyre tė kuqe dhe ēizme prej meshini viēi ngjyre tė verdhė etj. etj.

Nga pjesėt e botuara nė shtyp duket se njė ndėr rishikimet e librit lidhet edhe me vdekjen e Skėnderbeut, si shkak i njė “helmimi” apo diēkaje tė tillė. Apo jo?

Me gazetarėt tė gjen belaja pėr shpjegime tė tilla. Njė kumtesė imja me titull “Tė vėrteta mbi vdekjen e Skėnderbeut”, e mbajtur nė kolokuiumin “Pesė shekuj Arbėri-Venedik”, u botua nė njė organ shtypi dhe... shtypi si shtypi. Me tituj: “Plasari: Skėnderbeun e kanė helmuar!”. “Plasari: ju tregoj si e kanė helmuar Skėnderbeun”! Se shtypi, mjerisht, edhe historinė e Skėnderbeut ėshtė gati ta trajtojė si “lajmet e berberėve”, sikurse i quaj unė scoopet me deputetė ose politikanė tė sotėm. Uroj tė mos i vini edhe ju kėsaj interviste tituj tė tillė me “berihaj”.

Mė qartė, edhe njė herė: Simbas historianėve tė tij klasikė, nė Lezhė Skėnderbeu ra i sėmurė dhe vdiq mė 17 janar 1468. Datėn e ka dhėnė Barleti, duke dhėnė gabim vitin (1466), me shkakun e cituar sipėr: “... e zunė njė palė ethe tė rėnda”. Edhe Franku e pėrshkruan: “Por u sėmur prej ethesh shumė tė forta”, edhe ky me vitin gabim. Muzaka nuk e thotė shkakun e vdekjes, por jep edhe ai vitin gabim: 1466. Edhe Tivarasi/Biemmi: “... e zunė njė palė ethe tė forta, qė e detyruan tė zinte shtratin dhe tė ndryshonte zbatimin e planit tė tij”, edhe ky me vitin gabim. Si shihet, Muzaka, Biemmi dhe mbas tyre shumė tė tjerė janė varur po te Barleti; nga ana tjetėr, shkaku i vdekjes i dhėnė nga Barleti dhe rimarrė nga shumė ndjekės pėrkon me “variantin zyrtar” venedikas pėr kėtė vdekje. Ky variant nxirret prej njė mesazhi tė Ghirardo de Collis-it pėr Dukėn e tij mė 12 shkurt 1468: “Skėnderbeu kaloi nga kjo jetė; kishte ethet dhe, meqė disa turq teptisėn nė vend, deshi t’i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditėsh”. Tė mbahet parasysh se Ghirardo de Collis-i ishte ambasador i Dukės sė Milanos pikėrisht nė Venedik, pra me kėtė njoftim ai nuk bėnte veēse pėrsėriste “variantin zyrtar” tė Republikės. Kėtė variant ka adoptuar edhe historigrafia zyrtare shqiptare, pa marrė parasysh qė ai nuk ėshtė i vetmi variant i dhėnė prej bashkėkohėsve pėr vdekjen e Skėnderbeut.

Nė kreun nė tė cilin kam trajtuar vdekjen e tij km vėnė nė dukje se variantet e vdekjes, dhe pėrkatėsisht vdekjes sė Skėnderbeut janė mė shumė se njė dhe ato do tė duhen numėruar pa parapėlqime pėr ndonjė “variant zyrtar”. Madje, nėse duhet privilegjuar ndonjėri ndėr kėto variante, i bie tė jetė ai i Volaterranos, bashkėkohės i Skėnderbeut, qė flet pėr njė “helmim” tė lidhur me vizitėn e heroit nė Romė, ēfarė do tė pėrkonte, nga ana tjetėr, edhe me njė variant tė sėmundjes sė Skėnderbeut nė Romė

A mendoni se ka aspekte tė tjera tė pandriēuara qė lidhen me fundin e jetės sė tij ?

Me siguri. Posaēėrisht traktativat e mundshme me omsanėt, pėr paqe pėrfundimtare mė shumė se pėr armėpushim, pėr shėmbull nėpėrmjet birit tė ish-sovranit tė tij, Mbretit tė Aragonit, Ēntes. Pikėrisht nė fillim tė vitit 1467 Mbreti i Napolit kishte hyrė nė traktativa tė fshehta mė “Pashain e Arbėrisė” dhe, nėpėrmjet tij, me “Turkun e Madh”, d.m.th. me sulltanin. Kėto traktativa kishin nisur tė bėheshin realitet sė paku qysh mė shkurt-mars 1467, d.m.th., pėr njė pėrkim tė ēuditshėm, pikėrisht nė ndėrkohėn kur edhe Gjergj Kastrioti ndodhej nė oborrrin e mbretit Ferrante. Del kjo situatė e veēantė nė Oborrin e Napolit del edhe nga njoftimi qė mė 1 mars tė atij viti ambasadori i Dukės sė Milanos nė Oborrin papnor, Agostino de’ Rossi, u dėrgonte nga Dukėve tė Milanos. Edhe nė njė relacion tė 17 marsit edhe ambasadorėt milanezė nė Oborrin e Napolit, Guidabono, Da Trezza dhe Da Landriano, njoftonin Galeazzo Maria Sforzan se mbreti Ferrante i quante tė padėmshme traktativat me osmanėt, madje i quante ato tė dobishme, dhe kishte vendosur tė dėrgonte ambasador pranė tyre njė diplomat kushėri tė vetin. Vetė mbreti Ferrante nė njė mesazh tė 26 marsit 1467 drejtuar Ipeshkvit tė Askolit, nė tė cilin e bėhet fjalė pėr njė ambasador tė “Turkut tė Madh” qė ka vajtur pranė tij me dhurata tė mėdha, Ferranteja shpjegonte se ai ishte dėrguar nga “Pashai i Arbėrisė”, d.m.th. Ballaban Pasha.

Interesimi, dhe madje shqetėsimi, pėr atė ēfarė po zhvillohet nė Oborrin e Napolit kishte pushtuar nė kėtė ndėrkohė gjithė oborret e tjera italiane. Edhe nė njė tjetėr relacion pėr Sforzan, tė datės 15 maj, Da Trezzoja shkruante nga Oborri i Ferrantes pėr mbasadorin e Mbretit tė Napolit pranė “Turkut tė Madh”. Nė relacionin e Da Trezzos tė datės 24 qershor njoftohej se nė kohėn kur Bernardo Lopisi, qė kishte qenė te Sulltani, qe kthyer nė Vlorė pėr tė kaluar s’andejmi nė Mbretėrinė e Napolit, ishte informuar se disa anije vendikase i kishin zėnė pritė pėr ta zėnė nė det tė hapur; atėherė ai i qe shmangur anijes qė po nisej dhe venedikasit kishin kapur lajmėtarin e tij, tė cilit ia kishin marrė dhe hapur letrat qė shpinte pėr Mbretin e Napolit dhe mandej ia kishin kthyer; simbas Da Trezzos, ambasadori i Ferrantes tanimė priste nė Vlorė pėr tė mundur tė kalonte i sigurt nė bregun tjetėr . Me sa nxirret prej letėrkėmbimeve, mė 3 korrik ambasadori napoletan rezulton i kthyer nė Oborrin e Ferrantes. Traktativat, kėshtu, mbeten tė mbyllura nė enigmė. Ambasadori milanez nė Venedik De Collis, pėr shėmbull, njoftonte se “Republika i mban lajmet prej Levantit shumė tė fshehura”. Ēfarė po ndodhte?

Tėrthorazi, edhe nga njė informacion qė vetė mbreti Ferrante i dėrgonte protonoterit tė tij Roēa dhe Antonio Cicinellos nxirret: “Sulltani i ka thėnė ambasadorit tonė se e urrente shumė Republikėn e Venedikut dhe, po tė mund tė siguronte njė port tė mirė “nė ato brigjet e Arbėrisė”, do t’i bėnte asaj [Republikės] luftė”. Edhe mė dritė mbi undergroundin e errėt tė situatės nė tė cilėn lėvizte politikisht Gjergj Kastrioti mund tė hedhė njė tjetėr relacion i Ghirardo de Collisit, i datės 27 korrik 1467, nė tė cilin ai bėn me dije Dukėn e tij pėr sa ka mėsuar nė qarqet venedikase: “Skėnderbeu erdhi nė Krujė me 200 kėmbėsorė [qė] ia kishte dėrguar mbreti Ferrante pėr t’i dhėnė me ta ndihmė Krujės. Komisari i Krujės, i cili ėshtė venedikas, nuk ka dashur ta pranonte dhe e pa tė udhės t’i thotė qė Zoti Mbret nė fjalė e kishte dėrguar aty pėr t’ia dorėzuar Krujėn Turkut, dhe ika shkruar kėtu Sinjorisė se Zoti Mbret nė fjalė ka lidhje me Turkut dhe kėshtu ata e besojnė, tė njėjtėn gjė besojnė edhe pėr Lidhjen, ndonėse hapur nuk e thonė; i gjori Skėnderbe u kthye nė Lezhė, i privuar nga gjithė shteti i tij, pjesėrisht nga armiq turq, pjesėrisht nga miq dhe bashkėlidhės” . Njė relacion i tillė ėshtė i njė rėndėsie krekėput tė veēantė; ai duket tė mos jetė lexuar si do tė duhej pėr shkakun mediokėr qė botuesit e tij kryesorė e kanė pasė datuar gabim: Nagy & Nyįri nė vitin 1471 (kur Kastrioti nuk ishte gjallė), Radonięi mė 1457 (atėherė kur Mbret Napolit ishte Alfonsi, dhe ende jo Ferranteja, si nė dokument) etj. Nė realacionin e 30 korrikut De Collisi shton: “Thonė se Turku dėrgoi 12 mijė kuaj deri nė portin e Durrėsit, mandej u kthyen drejtpėrsėdrejti nė Krujė. Nuk dihet ēfarė bėri mandej, porse nėpėr sheshet thuhet se [Turku] kishte bėrė marrėveshtje dhe traktat me Skėnderbeun, nėpėrmjet Madhėrisė sė mbretit Ferrante pėr t’ia dhėnė Krujėn Turkut, dhe tanimė e quajnė Zotin Mbret nė fjalė “Mbreti Turk i Ri”, si ai qė ka lidhje me Turkun”. Por, gjithsesi, hollėsitė e mėtejshme duhet t’ia lėmė librit, apo jo?...

hipotezat

Cilat ishin dyshimet rreth lamtumirės sė pėrjetshme tė Gjergj Kastriotit

Gjashtė variantet pėr vdekjen e Heroit

Janė vėrtitur hije rreth vdekjes sė Skėnderbeut. Shumė dyshime. Shumė hamendje dhe supozime. Por ekzistojnė gjashtė variante rreth udhėtimit tė heroit tonė kombėtar pėr nė botėn tjetėr.

Varianti mė i pėrfolur, tė cilin ne e mėsuam nė shkolla, e hasėm nė faqet e historisė sė tij, qė nga Barleti, e shumė tė tjerė pas tij, ishin pothuajse tė njėjtat. Skėnderbeu vdiq i pushtuar prej etheve. Nė fakt, ky qe varianti zyrtar i lajmit tė vdekjes sė tij, njė lajm qė u pėrhap nga Venediku dhe u shėnua nė tė gjitha shkresat zyrtare. Edhe Barleti, i cilėsuar nga studiuesi Aurel Plasari, njė qytetar i Venedikut, qė shkruante e botonte nė Venedik shkroi nė librin tij variantin zyrtar tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, pra vdekjen nga “ethet”. Por ky nuk mund tė quhet varianti i saktė. Nė kėtė kohė, markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit tė tij, Giovanni Francesco de Maffei, nė Raguzė, pėr njė tjetėr variant vdekjeje: Skėnderbeu vdiq nė betejė me njė shigjetė. Ndėrsa Gaspare Veronese, shėnonte se Skėnderbeu ka vdekur nga njė atak kardiak. Po ashtu, dy njoftime tė tjera vdekjeje shėnoheshin si pasojė e sėmundjeve tė tjera, ndėrsa mė befasuesi mbetet varianti Volaterrano-s, i cili shėnonte:“Si erdhi nė Romė, (Skėnderbeu) u kthye nė atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar”, variant qė, sipas Plasarit, duhet privilegjuar nisur nga pėrkimi i fakteve tė dala nga burime tė ndryshme.

variantet e vdekjes

varianti 1
Varianti zyrtar i Venedikut, qė u pėrdor dhe nga Barleti nxirret prej njė mesazhi tė Ghirardo de Collis-it pėr dukėn e tij mė 12 shkurt 1468: “Skėnderbeu kaloi nga kjo jetė; kishte ethet dhe, meqė disa turq teptisėn nė vend, deshi t’i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditėsh”.

varianti 2
Ndėrsa ambasadorėt e dukės sė Milanos nė oborrin papnor Lorenzo da Pesaro dhe Agostino de’Rossi informonin me saktėsi: “... u sėmur kėtu nga punceura”.

varianti 3
Markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit tė tij, Giovanni Francesco de Maffei, nė Raguzė, pėr njė tjetėr variant (i treti) vdekjeje: “PS. Skėnderbeu vdiq nė betejė me njė shigjetė”.

varianti 4
Njė variant i katėrt i vdekjes/sėmundjes gjendet te Gaspare Veronese, sipas tė cilit, Skėnderbeu ka vdekur nga “curis et angustia cordis”.

varianti 5
Njė variant tė pestė tė vdekjes/sėmundjes sė tij e jep Platyna, sipas tė cilit, Skėndebeu ka vdekur nga “taedio et senio confectus”.

varianti 6
Varianti i gjashtė mund tė nxirret prej njė kalese posaēėrisht tė rėndėsishme tė Volaterrano-s nė komentarėt e tij: “Si erdhi nė Romė, (Skėnderbeu) u kthye nė atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar”.
  

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte