Paychecktoday.com & TanPortal

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Anėtarėt
· Arkiva
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Enciklopedia
· Kėrko
· Llogaria Juaj
· Pyetje - Pėrgjigje
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Secure Money Store & TanPortal


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

DOSSIER - HIMARA NĖN KĖRCĖNMIN E BIZANTIT GREKO-SERB

(1878 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(264 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    ka doktoruar Marrėdhėniet Politike Ndėrkombėtare.Ėshtė bashkėpunėtor i "American Diplomacy", North Carolina tė SHBA-sė, si dhe bashkėpunėtor i kėtyre masmediave nė gjuhėn shqipe: www.ribashkimi i shqiperisė; www.liriakombėtare.com; www.kosovapress.com; www.ereniku.com; www.rtvzik.com; www.iliria.net , www.shekulli.com; www.kohajone.com; www.gazetapanorama.com, si dhe bashkėpunėtor i www.tanmarket.com

    Prof.Dr.Mehdi Hyseni

    HIMARA NĖN KĖRCĖNMIN E BIZANTIT GREKO-SERB

    Rasti i Himarės, nuk ka pėr pasojė mohimin e tė drejtave dhe lirive tė minoritet grek nė Shqipėri. Gjithashtu, nuk ka pėr pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore nė Shqipėri, as fėrkimet ndėrpartiake tė PD-sė dhe PS-sė, por procesin e vazhdimėsisė sė vampirizimit direkt dhe indirekt tė politikės koloniale grekomane pėr tė shkėputur edhe Himarėn sikurse Janinėn dhe Ēamerinė nga trungu i Shqipėrisė Etnike.

    Rasti i Himarės nuk ėshtė vetėm “skandal” i dy-tre ose mė shumė shovinistėve grekomanė, tė tipit “Sotir (Spiro) Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlorės ėshtė zbuluar si organizatori i incidenteve tė dhunshme paszgjedhore nė Himarė”(“dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar mitingje edhe nė Kosovė, kundėr shkeljes sė tė drejtave tė serbėve”(Korrieri,17/10/2003) tė cilėt e kanė keqpėrdorur 12 Tetorin-ditėn e votimit tė zgjedhjeve vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare: “Shqipėria-Al Kaida, Himara ėshtė Greqi, rroftė Greqia, Himara ėshtė e kryqit grek, valviten flamujt grekė, kėndohet himni helen”(“korrieri”,16/10/2003), por ėshtė i pėrgatitur dhe i planifikuar nė detaje nga qarqe tė caktuara nė Greqi. Kjo dėshmon se politika zyrtare e Greqisė asnjėherė nė historinė e saj nuk ka hequr dorė nga “megalideja” pėr ta gllabėruar dhe jetėrsuar territorin etnik shqiptar brenda kufijve tė bizantit greko-serb.

    Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me ēdo kusht, qė tė formonte Greqinė e Madhe. Pėrpos territoreve tė pushtuara donte tė okuponte edhe Selanikun, Kavallėn dhe pjesėt Jugore tė Shqipėrisė, tė cilat pėr fat tė keq tė shqiptarėve, edhe sot gjenden edhe sot nėn sundimin neokolonialist tė Greqisė sė “evropianizuar”. Po ashtu, edhe nė Kongresin e Berlinit (1878) para se tė krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia nė vijimėsi e kanė bashkėrenduar dhe harmonizuar politikėn e tyre pushtuese dhe hegjemoniste pėr ta copėtuar Shqipėrinė Etnike, e sė kėndejmi edhe Ballkanin.

    Edhe pse tani nė erėn e globalizmit tė fillmshekullit XXI (pas pėrfundimit tė luftės sė ftohtė, mė 1989) janė ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikėpamjet e fuqive tė mėdha evropiane nė dimensione ndėrkombėtare, kur ėshtė fjala pėr fatin e Ballkanit (sikundėr qė ishte fati i Lindjes sė Afėrt dhe asaj Qendore, para dyzet vitesh), kjo nuk nėnkupton (pavarėsisht nga ndryshimi i aktorėve, i mjeteve dhe i interesave kompelementare dhe divergjente) se kėto kanė hequr dorė nga sfera e dikurshme e interesit tė tyre nė Ballkan, pavarėsisht nga pėrqafimi i doktrinės dhe i praktikės sė globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Nė kėtė prizm, duhet tė vėshtrohet edhe harta e sotme gjeopolitike e Shqipėrisė Etnike, (statusi ekzistues i Mitrovicės, i shqiptarėve nė Anamoravė, nė Iliridė dhe nė Mal tė Zi, pastrimi etnik i Ēamerisė), si dhe “incidenti” provokues antishqiptar nė Himarė, i shkaktuar nga grekomanėt e ndėrsyerė dhe tė “eksportuar” nga politika zyrtare e Greqisė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

    E vlen tė thkesojmė faktin se, edhe pas normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė (pas ndryshimit tė sistemit politik nė Shqipėri, mė 1990), Greqia nuk ka hequr dorė nga pretendimet territoriale ndaj Shqipėrisė. Kėtė e dokumenton edhe rasti i Organizatės greke “Omonia”, mė 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himarės, mė 12 Tetor 2003. Kėto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda kėtij 13-vjeēari (1990-2003), na apostrofojnė, duke na tėrhqur vėrejtjen e fundit, se politika as populli shqiptar nuk guxojnė tė shterohen, duke u marrė me vetėvetėn, dhe kundėr vetėvetes (negativizėm ky, i trashėguar nė shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve), duke sakrifikuar interesin e pėrgjithshėm nacioanl dhe shtetėror pėr hir tė ndonjė avancimi tė “biznisit personal a grupor” me grekomanėt dhe me serbomėdhenjtė, nėn parullėn e ndonjė integrimi rajonal: “Shqipėria pa kufijė”. Kjo strategji afatgjatė, e imponuar nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjetėr e Fuqive tė Mėdha tė Evropės, (e cila nė Ballkan favorizon vetėm reliktet dhe aspiratat shekullore tė hegjemonizmit serbo-grekosllav mbi shqiptarėt dhe tokat shqiptare) pėr interesin nacional gjithėshqiptar dhe Shqipėrinė, ėshtė vetėm njė ėndėrr e bukur e ēastit, dhe iluzion afatshkurtėr, sepse koncepti i Ballkanit pa kufijė nuk mund tė realizohet as nė shekullin XXI, sepse kėtė e pengojnė dy faktorė kryesorė: Unioni i SMZ-sė dhe Greqia. S’ka rėndėsi, se Greqia ėshtė anėtare e BE-sė, dhe Serbia e Mali i Zi, tė cilat po “stėrvitėn” (nė llogari tė huaj, qė para bote ta murkullojnė statusin kolonial tė territoreve tė ankesuara shqiptare), qė tė aderojnė sa mė parė nė “familjen” e Bashkimit Evropian(BE), por jo mė vonė se deri mė 2007, siē parashikojnė arkitektėt dhe strategėt e Bashkimit Evropian me pririje proserbe.

    Kush po luan me fatin e Shqipėrisė?

    Programi nacional shovinist grekomadh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX nė vazhdimėsinė historike bazohej nė idenė e pėrtėritjes sė kufijve tė Bizantit, i cili edhe sot ėsht i pranishėm nė politikėn dhe strategjinė kolonialiste pushtuese tė bizantit greko-serb tė Ballkanit. Mirėpo, si duket, ende pėr ne shqiptarėt e copėtuar nė katėr shtete fqinje sllave, kėto tė dhėna relevante historike nuk janė parėsore pėr tė nxjerrė nė shesh, jo vetėm shkaktarin e njėmendtė tė infektimit tė marrėdhėnieve shqiptare-greke, por edhe tė destabilizimit tė paqes dhe tė sigurisė nė Ballkan.

    Se nė ēfarė stadi ishte i bashkėrednuar veprimi i politikės grekomane dhe asaj serbomadhe nė shekuj pėr tė pushtuar dhe kolonizuar toka tė huaja, dhe pėr tė nėnshtruar popujt, pikėspari shqiptarėt, provon edhe lidhja e Marrėveshjes sė Greqisė me Ilia Garashanin, qė kishte pėr objekt pushtimin e trojeve tė Shqipėrisė Etnike, e jo tė Bullgarisė, sepse sipas Manifestit nacionalshovinist, tė njohur me emrin “Naēertanie”(1844) tė Garashaninit, bullgarėt nuk ishin ata, tė cilėt i rrezikonin interesat e sllavėve nė Ballkan, por vetė shqiptarėt autoktonė. Obsesion patologjik ky, i politikės paranoide serbo-greke, qė karakterizon edhe marrėdhėniet e sotme greko-serbo-shqiptare nė Ballkan.

    Po ashtu, edhe gjatė periudhės historike tė luftėrave ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kanė vepruar nė mėnyrė tė koordinuar dhe mė tė intensifikuar pėr ta copėtuar Shqipėrinė Etnike. Kėtė e provon edhe Deklarata (tepėr sekrete) mbi Shqipėrinė, si shtojcė e Traktatit mbi aleancėn greko-serbe (maj 1913). Mėpastaj, Traktati i fshehtė i Londrės(26.IV.1915, Pika VII), me ē’rast Italisė iu njoh e drejta e aneksimit tė ishullit Sazan tė Vlorės, tė Sarandės, e nė veri deri nė Lumin Vjosa. Nė pėrputhje me dispozitat e kėtij Traktati, soldateska e qeverisė serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjesėt veriore tė Shqipėrisė (Tiranėn dhe Elabasanin, kurse ushtria malazeze okupoi Shkodrėn).

    Politika e bashkėrenduar greko-serbe ndaj Shqipėrisė Etnike, nė vazhdimėsi ka pasur karakter pushtues. Kėtė nė kohėn mė tė re(dekada e fundme e shekullit XX, viti 1994), e provoi edhe gjykimi i “pesėshes” sė minoritetit grek nė Tiranė, i cili ishte “viktimė” e drejtpėrdrejtė e politikės dhe e propagandės sė nėndheshme tė shėrbimeve tė zbulimit sekret tė Greqisė dhe tė Serbisė. Pikėrisht, pėr shkak tė rėnies nė gjurmė tė akitivitetit dhe tė aksioneve tė tyre politiko-propagandistike dhe subversive, tė orientuara nė pėrmbysjen e pushtetit aktual nė Shqipėri, nė mėnyrėn mė tė vrazhdė (pa kurrfarė takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i diplomacisė greke, Karolos Papulias, me ē’rast e akuzoi qeverinė shqiptare, se ajo nė fakt nuk ishte duke e gjykuar “Omoninė”, por tėrė Greqinė, sepse (sipas konstatimit tė tij tė paqėndrueshėm) pjesėtarėt e asaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfarė “misioni” spiunimi grek nė Shqipėri, por pėrkundrazi ata luftonin pėr realizimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut tė minoritet grek nė Shqipėri. Njė konstatim i kėtillė i qarqeve tė politikės zyrtare greke nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė farsė dhe hipokrizi, qė ėshtė karakteristike vetėm pėr aktorėt e diploamcisė sekrete tė shtetit grek, sepse nė rastin konkret tė “Omonisė” dhe nė rastin e Himarės mė 12 Tetor 2003, ditėn e votimit tė zgjedhjeve vendore, nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė cenimi tė drejtash dhe lirive tė njeriut tė minoritetit grek, por me pėrzierjen e drejtėpėrdrejtė nė ēėshtje tė brendshme tė Shqipėrisė sovrane dhe tė pavarur.

    “Incidenti” nė Himarė, i shkaktuar nga mbeturinat e nacionalizmit dhe shovinzmit grek, tė prira nga Sotir (Spiro) Karofano, sekretar i “Rinisė Vorio Epirot” kategorikisht nuk mund t’i atribuohet nė asnjė mėnyrė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, as kryeministrit tė Shqipėrisė, Fatos Nano, kinse ata “kanė gisht dhe, “janė tė ndėrlikuar” nė prapavijėn e tij. Kualifikime tė kėtilla “profesionale analitiko-politike”, mund tė japin vetėm politika propagandistike dhe shėrbimet e zbulimit grekoman, por jo edhe burimet e masmediave shqiptare tė Tiranės apo tė hapėsirave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike. Kėto konstatime tendencioze, subjektive dhe qėllimkėqia kundėr pushtetit shtetėror tė sotėm shqiptar, prerazi i hudhin poshtė, edhe deklaratat imediate tė institucioneve zyrtare me kompetencė tė Shqipėrisė. Nė favor tė konkluzionit tonė, janė shprehur: drejtori i Policisė sė Vlorės, Xhevahir Karaj, “duke pohuar se policia e Vlorės ka identifikuar katėr persona , tė cilėt kanė qenė kryeorganizatorė tė “incidentit” politik anitshqiptar nė Himarė: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond Kolila, si dhe Koēo Llazarit.”; kryeprokurori i Vlorės, Petrit Qano, duke thėnė se “ Trazirat nė Himarė kanė qenė tė planifikuara, tė organizuara, dhe me orientim antishqiptar, tė organizuara nga jashtė.”; sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruci, i cili nėnvizoi se: ”incidentėt janė njė precedent i keq pėr kėto zgjedhje, tė shkaktuara nga shteti fqinjė, ku Sotir (Spiro) Karofano (i cili vepron lirshėm, duke agjituar dhe propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb herė nė Kosovė, e herė nė Shqipėri) njė qytetar, madje funksionar, sekretar i Rinisė Vorioepirote ishte menaxheri, dirigjenti qė krijoi tė gjitha ato precedente tė papjatueshme pėr njė vend demokratik siē ėshtė Greqia anėtare BE-sė”.(Korrieri,17.10.2003).

    Edhe Himara na apelon tė gjithėve (tė mos merremi strategjinė e deritashme tė vetėshkatėrrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njėri-tjetrin pa asnjė arsye, dhe pėr favorizimin e interesave tė huaja grabitēare, por njėherė e pėrgjithmonė tė rivetėdijėsohemi kombėtarisht dhe politikisht, tė mobilizohemi, e tė veprojmė si njė trup i vetėm nė shėrbim tė interesit tė pėrgjithshėm tė kombit dhe tė atdheut. Tė mos e vrasim vetėvetėn, se mjaft jemi tė vrarė, tė “sakatosur dhe tė syrgjynosur”, siē i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli “larot dhe stėrnipėrit e kainit” nga tė tjerėt, dhe sundimet e huaja tiranike tė imperializmit shekullor greko-serbosllav), qė tė mos jetojmė nė iluzione tė shkreta (se armiqtė e huaj na e duan tė mirėn, luftojnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė Etnike, e shqiptarėt, “e bėjnė tė kundėrtėn”. Kjo tezė ėshtė e huaja, dhe e papranueshme, e cila ėshtė e identifikuar dhe e demaskuar qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė kėtė kuptim, po pėrkujtojmė Vaso Pashė Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria”, dhe vargjet e poezisė sė Andon Z.Ēajupi “Robėria”: “O, shqiptarė tė mjerė, q’u ka marrė koka, e luftoni pėr tė tjerė”), se politika nėnshtruese dhe e varėsisė na ndihmon nė zgjidhjen e problemeve serioze me bazė koloniale greko-serbe. Pėrkundrazi, ne duhet tė mbėshtetemi nė realizmin dhe racionalen e argumenteve tė sė drejtės historike dhe tė vetėvendosjes, qė pėrbėjnė fundamentin e sė drejtės pozitive ndėrkombėtare.

  

[ Kthehu tek Kosova | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte