Hamati Roofing & TanPortal

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Fujitsu


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Skenderbeu, permbyset historia

Faqja: 2/2
(3236 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(4031 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin





Prandaj pėr sa u tha, tė thėnit Pjetėr dhe Filip, betohen me praninė e tyre se tė sipėrthėnat janė kėshtu tė vėrteta siē u tha para zotėrimit tė sipėrthėnė (tė Raguzės -LM) Ai, zoti Abat, nė emėr tė atyre qė u tha mė lart, do tė ishte i kėnaqur tė tėrhiqte dhe tė bėnte tė marrura nga tė thėnit Pjetėr dhe Filip CXXIII dukatėt e thėnė tė artė si mbetje tė llogarive tė sipėrthėna dhe ti jepte pėr mė tepėr atyre kuitancėn nė formėn e duhur pėr gjithēka tė sipėrthėnė dhe pėr ēdo gjė tė sipėrshkruar deri nė ditėn e sotme.

Pasi u parashtruan kėshtu kėto ēėshtje , tė thėnit Pjetėr dhe Filip me kėrkesėn dhe padinė e zotit Abat dhe pėr tė kėnaqur atė i cili vjen nė emrin e tė sipėrthėnėve mė lart, pasi ata dhe ēdo njeri prej tyre bėnė veē e veē betimin me shkrim nė duart e zotit Rektor dhe Kėshillit tė Tij duke prekur shkrimet e shėnjta, u betuan nė ungjijtė e shenjtė tė zotit se llogaritė e tyre tė tregtive tė thėna, tė grurit, tė tė hollave dhe tė ardhurave tė doganave tė zotit tė ndjerė Gjon Kastioti qė i mbanin nė duart dhe administrimin e tyre kanė qenė mbyllur me mirėkuptim dhe shlyer me anėn e tė thėnėve Rajan dhe Niksa Komariq nė emėr tė sipėrthėnėve mė lart, ashtu sikundėr pėrmbahet dhe ėshtė shėnuar nė librat e tė thėnit Pjetėr me dorėn e tė thėnit Niksa Komariq qė atėhere ishte administrator i tij. Dhe pėr gjithēka e ēdo gjė tė sipėrthėnė mė lart dhe qė ka tė bėjė me kėtė (llogari tregtare-LM) ata, Pjetėr Pantella dhe Filipi, nipi i tij, kanė qenė dhe janė debitorė tė vėrtetė tė tė thėnit Gjon Kastrioti ose tė trashėgimtarit tė tij deri ditėn e sotme pėr njėqind e njėzet e tre dukate ar dhe jo mė tepėr. Prandaj, mbasi pa betimin e thėnė, i thėni abat, nė emėr tė prokurės sė sipėrthėnė bėri dhe bėn pėrfundimin, lirimin, quitancėn, shlyerjen dhe aktin pėr tė mos kėrkuar paskėtaj asgjė tė thėnėve Pjetėr dhe Filip qė janė tė pranishėm dhe qė marrin pėr vete dhe trashėgimtarėt e tyre dhe pasardhėsit ēėshtjen e tregtive tė thėna tė parave tė grurit dhe tė tė ardhurave tė doganave tė tė ndjerit tė thėnė Gjon Kastioti qė kanė kaluar pėr t'u administruar, sipas zakonit tregtar nė duart e atyre Pjetėr Pantellės dhe tė Filipit. (Abati Pjetėr-LM) shlyen dhe anullon tė tėra kartat dhe shkresat, obligimet dhe dorėzanitė tė cilat i ka i ndjeri zoti Gjon Kastrioti ose i thėni Gjergj, biri dhe trashėgimtari i tij, do tė ketė ose ka patur ndaj Pjetėr Pantellės dhe Filipit, nipit tė tij dhe ndaj pasurivie tė tyre dhe sejcilit prej tyre lidhur me ēėshtjet e parashtruara mė lart, kėshtu qė (kėto shkresa-LM) tė mos kenė vlerė dhe rėndėsi.

Gjithashtu (Abati Pjetėr-LM) liron, shlyen dhe zgjidh nė emrin e thėnė (tė Gjergj Kastriotit-LM) ata, Pjetrin dhe Filipin, trashėgimtarėt dhe pasardhėsit e tyre dhe pasuritė e tyre nga gjithēka e sipėrthėnė dhe ēdo gjė e sipėrshėnuar me ēdo rrugė dhe mėnyrė lirimi. Dhe kjo gjė, nė ēdo mėnyre, rrugė dhe e drejtė etj. Dhe po kėtė gjė bėri pastaj edhe ai zoti Abat nė emėr tė atyre qė u thanė mė lart mbasi dėshmoi dhe kishte marrė nga Pjetėr Pantella dhe Filipi, nipi i tij, njėqint e njėzet e tre dukatet e artė tė thėna, si shlyerje tė plotė tė tė tėra llogarive tė sipėrshėnuara, tė hollave tė grurit dhe tė ardhurave tė doganave tė tė ndjerit tė thėnė Gjon Kastrioti dhe tė rėnė nė duart e tė thėnėve Pjetėr dhe Filip qė trafikojnė sipas zakonit tregtar . Heqin dorė.Gjyqtari dhe dėshmitarėt si mė lart.

Rėndėsia e dokumentit
Dokumenti paqyron lidhjet dhe marrėdhėniet tregtare tė principatės se Kastriotėve me Raguzėn, praktikat e avancuar tė kohės, si dhėnia nė sipėrmarrje e doganave tregtarėve tė huaj etj. Megjithatė fakti qė Gjon Kastrioti kishte lidhje ekonomike me tregatarė raguzanė , qė kėto rrihnin zotėrimin e tij , nuk ėshtė ndonjė gjė e re pėr studiusit pasi njihen tashmė njė varg dokumentash tė botuara nga Jorga, Radoniēi etj qė dėshmojnė pėr kėtė. Kemi parasysh kėtu marrėveshjen e rėndėsishme tregtare tė vitit 1420 e arritur midis Gjon Kastiotit dhe Raguzės pėr kalimin e tregtarėve raguzanė nėpėr zotėrimin e Gjon Kastiotit qė shtrihej nga skela tregtare e Shufadasė qė ndodhej nė grykėn e lumit Mat (siē e ka pėrcaktuar me ekzaktėsi studjuesi i njohur K.Biēoku) e deri nė Prizren. Po kėshtu njihen edhe njė varg dokumtesh tė tjera qė bėjnė fjalė pėr praninė e pėrfaqėsuesve tė Gjon Kastiotit nė Raguzė pėr ēėshtje tė doganave, taksave doganore qė tregtarėt raguzanė duhet tė paguanin nė zotėrimin e tij. Pėr njė gjė tė tillė njoftojnė dokumentet e arkivit tė Raguzės tė datės 13 shtator 1430, janar tė viti 1431, janar 1432, maj 1433 etj. Vlera e dokumentit mendojmė se qendron nė faktin se ai ndihmon tė ndriēohet apo tė qartėsohet mė mirė periudha e rinisė sė Skendėrbeut, vitet 1439-1443, qė ėshtė mjaft e diskutueshme midis historianėve pėr shkak tė mungesės sė dokumenteve arkivore.

I vetmi dokument i njohur arkivor deri mė sot nga studjuesit pėr periudhėn e vitit 1439-1443 ėshtė njė dokument i shkurtėr i arkivit tė Raguzės qė mban datėn 10 korrik 1439.

Dokumenti ynė mban datėn 7 korrik tė po kėtij viti. Pra dy dokumentet kanė lidhje ndėrrmjet tyre dhe kjo siē do shohim mė poshtė ėshtė me rėndėsi. Dokumenti i 10 korrikut bėn fjalė pėr dhėnien e qytetarisė Gjergj Kastiotit nga ana e qeverisė sė Raguzės. Mė pas emrit tė Gjergji Kastiotit skrivani (shkruesi) i kohės i ka vėnė njė vizė, dmth e ka shlyer. Nė vend tė emrit tė tij skrivani shkruan se e drejta e qytetarisė i jepet ''djemve tė Gjon Kastriotit''. Fakti qė emrit tė Gjergj Kastiotit i ėshtė hequar vizė, ka ngjallur shumė polemika dhe diskutime ndėrmjet historianėve: Nisur nga fakti se nė tetor tė vitit 1438 Skenderbeu nuk ishte mė subash i Krujės (sepse nė tetor tė vitit 1438 postin e Subashit tė Krujės, e kishte zėnė Hizėr Beu), historianėt kanė shtruar pyetjen se ku ka qėnė Skendėrbeu nga viti 1439 deri nė vitin 1443 kur kthehet nė Shqipėri, duke braktisur ushtinė osmane pas disfatės qė pėsoi me hungarezėt nė betejen e Nishit . Mendimet e shprehura janė tė ndryshem, ēka i ka dhėnė shkas njė polemike tė ashpėr nė kėrkim tė sė vėrtetės.

Sipas tė ndjerit .S.Pulaha Skendėrbeu nė kėto vite (1439-1443) ka qėnė nė Shqipėri

Edhe sipas K.Frashėrit ai ishte nė Shqipėri nė postin e sanxhakbeut tė Dibrės. K.Biēoku duke kundėrshtuar kėto pikpamje insiston se pas vitit 1439 ose pas gjysmės sė dytė tė v.1439 Skenderbeu ishte zėvėndėsuar nga Hizėr Beu nė postin subashit tė Krujės, dhe ishte larguar nga Shqipėria duke zėnė postin e Sanxhakbeut tė Nikopolit tė Bullgarisė.

Ē'mund tė japė dokumenti ynė nė kėtė polemikė ? Ne mendojmė se dokumenti ynė mbėshtet tė ndjerin Pulaha.
Biēoku, tezėn e tij tė lartpėrmėndur e mbėshtet nė dokumentin e Raguzės sė 10 korrikut tė v.1439, dmth faktin qė nė kėtė dokument emrit tė Gjergj Kastiotit i ėshtė hequr vizė.Kjo, sipas tij, tregon se Skendėrbeu nuk ishte nė kėtė kohė nė Shqipėri. Dokumenti ynė provon se ky supozim nuk qėndron dhe se dokumenti i 10 Korrikut ėshtė keqinterpretuar; dokumenti ynė lė pėr tė menduar se ndodhej nė Shqipėri si trashėgimtar i zotėrimit tė tė jatit, duke vėrtetuar kėshtu pohimet e kronistėve osmanė qė njoftojnė se pas vdekjes sė tė tė jatit Skėndėrbeut mori nga Sulltani zotėrimin e tė jatit. Veē kėsaj,sipas Biēokut, mė 10 korrik tė vitit 1439 Gjon Kastioti ishte akoma gjallė meqenėse nė dokument para emrit tė tij nuk ėshtė vėnė nga skrivani i kohės fjala ''i ndjeri''. Dokumenti ynė qė mban datėn 7 korrik tė po atij viti, pra vetėm tre ditė para 10 korrikut, dėshmon qė Gjoni kishte vdekur. Dritėn e dokumetit tonė mendojmė se mund t'i jepet njė pėrgjigje e saktė pyetjes qė i ka munduar studiuesit e Skendėrbeut : pėrse i ėshtė vėnė vizė emrit tė Gjergj Kastiotit nė dokumentin e 10 korrikut 1439 tė dhėnies sė qytetarisė nga Qeveria Raguzės. Fakti qė emrit tė Gjergj Kastrotit i ėshtė vėnė vizė, nuk mund tė spjegohet se ''Gjergj Kastioti nuk ishte nė Shqipėri''. Po kėshtu nuk duhet parė kėtu ndonjė qėndrim armiqėsor apo keqdashės nga ana e Raguzės ndaj Gjergj Kastriotit, siē ka menduar ndonjė studjues sepse dokumeti ynė provon qė ndėrmjet tyre kishte marrėdhėnie tė mira. Arsyeja pėrse skrivani ka shkyer emrin e Gjergj Kastiotit dhe nė vėnd tė tij ka shtuar qė e drejta e qytetarisė i jepet ''djemve tė Gjon Kastiotit'', ka ardhur, mendojmė, si pasojė e kėrkesės sė bėrė nga ambasadori i Gjergjit Kastiotit, Abatit Pjetėr .

I ngarkuar nga Gjergj Kastrioti pėr tė kėrkuar nga Raguza tė drejtėn e qytetarisė pėr vete dhe vėllezėrit e vet, abati Pjetėr i ka kėrkuar skrivanit tė ndreqė gabimin e tij pra tė shlyej emrin e Gjergj Kastiotit dhe tė shėnojė dhėnin e qytetarisė ''djemve tė Gjonit''.

Nė dokumentin qė po paraqesim ėshtė me interes fakti qė Gjergji vepron nė emėr tė vet si trashėgimtari i zotėrimit tė tė jatit, Gjonit, pa pėrmendur vėllezėrit. Fakti intrigon sepse dihet qė Gjoni kishte katėr djem, Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin.Nga burimet njoftohet se Reposhi nė kėtė kohė kishte vdekut (1431). Pėr Konstandinin nuk mund tė thuhet gjė e sigurtė. Ai pėrmendet nė dy aktet e njohura tė Manastirit tė Hilandarit tė vitėve 1420-1426. Mė pas ai nuk pėrmendet mė.Kjo ėshtė marrė nga studiuesit se duhej tė kishte vdekur, por kjo duhet marrė me rezervė.Vėllai tjetėr Stanishi njoftohet se ishte gjallė nė kėtė kohė (1439) Ai pėrmendet pėrsėri nė aktet vendikase mė 1445. Fakti qė nė dokumentin e 10 korrikut Qeveria e Raguzės u jep qytetarinė djemve tė Gjonit lė pėr tė menduar se vėllezėrit e Skendėrbeut duhet tė ishin gjallė, pėrveē Reposhit, sigurisht, pėr tė cilin njoftohet se kishte vdekur me kohė. Nga tė gjithė vėllezėrit nė dokument qė po paraqesim vetėm Skėndėrbeu njihet si trashėgimtar i Gjonit.Kjo mendojmė se ėshtė me rėndėsi sepse dėshmon se Skendėrbeu kishte dalė nė krye tė principatės sė Kastriotėve para kthimit tė tij nė Shqipėri mė 1443. Dalja nė krye tė pricipatės pas vdekjes sė tė jatit, Gjonit, bėn mė tė kuptueshėm kthimim e tij tė menjėhershėm nė Shqipėri nga fronti i Nishit(1443), vendin dhe rolin e tij nė Lidhjen e Lezhės dhe vendimet qė ajo mori, zgjedhjen e Skendėrbut si Kryetar i saj, pozitė kjo qė diktohej nga roli i rėndėsishėm qė i takonte tė luante nė luftėn antiosmane Principatės sė Kastriotėve dhe vetė Skendėrbeut si kreyzot feudal dhe strateg ushtarak .
Faqja e Kaluar Faqja e Kaluar (1/2)   

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte