Kanetix Canada & TanPortal

Kėrko

  
Menu Kryesore
· Treguesi
· Informacion
· SPECIALE TanPortal
· Dėrgo Artikuj
· Dhoma e Tregtisė
· Llogaria Juaj
· Pyetje - Pėrgjigje
· Sondazhe
· Statistikat
· TangurmentaT

Kėrko te TanPortali



Vizitoni Sponsorin Tonė

Playboy


Enciklopeditė TanPortal
· Letrat me Vlerė
· Qytetet Shqiptare Wikipidia
· Muzika Shqiptare
· Kushtetuta e Shqipėrisė
· Personalitetet Shqiptare
· Kristianizmi Shqiptar
· Islamizmi Shqiptar
· Shkencorja - Rruzull
· Enciklopedia - Agimi
· Marketing
· Bursa
· Shqiperia

Statistika e TanPortalit


faqe tė vizituara qė prej June 2003

Skenderbeu, permbyset historia

Faqja: 1/2
(3236 gjithsej fjalė tė numėruara nė kėtė tekst)
(3606 herė lexuar)   Printoje kėtu Artikullin




Pergatiti : Dr.Luan Malltezi

Gjergj Kastrioti Skendėrbeu ėshtė njė nga personalitet e rralla nė histori, qė me jeten dhe veprėn e vet ka sfiduar shekujt. Bibliogafia e veprave tė ndryshme tė shkruara mbi tė gjatė shekujve, ėshtė nga mė tė pasurat nė letėrsinė e vendeve dhe popujve tė Evropės. Kjo krijimtari e jashtėzakonshme, qė pasurohet me zbulime tė reja bibliografike nga biblioteka tė ndryshme, ėshtė mbėshtetur kryesisht te vepra e biografit tė heroit tonė Marin Barleti ''Historia e Skendėrbeut'', botuar pėr herė tė parė nė gjuhėn latine nė Romė ndėmjet viteve 1508-1510, vepėr kjo, qė ka pasur disa botime tė mėvonshme nė gjuhėn e origjinalit, si dhe ėshtė pėrkthyer nė gjuhė tė ndryshme evropiane. Rėndėsia e veprės ėshtė e jashtėzakonshme sepse jep njė pamje tėrėsore tė jetės dhe veprimtarisė sė Skendėrbeut si dhe tė epokės sė tij, njė pamje kjo qė do tė ishte krejt e zbehtė pėr brezat pasardhės mbėshtetur nė ato pak dokumente arkivore qė ruhen nė arkivat e huaja.

Me gjithė rėndėsinė e padiskutueshme tė veprės, rruga qė shpie pėrpara shkencėn historike pėr njohjen me vėrtetėsi tė jetės sė heroit, klasat dhe raportet klasore, nivelin e zhvillimit ekonomik shoqėror politik dhe kulturor tė kohės, janė arkivat, pasurimi i bazės burimore, gjetja e dokumenteve tė reja nga studiuesit. Kėshtu psh zbulimi i njė dokumenti tė ri pėr Skėndėrbeun, qė prek veēanėrisht periudhėn e rinisė sė tij (1405-1443), qė ėshtė e varfėr me dokumentacion, pėrbėn njė ngjarje me rėndėsi, pasi ndihmon pėr rishikimin tėrėsor tė pikėpamjeve tė shprehura mbi jetėn dhe veprimtarinė e tij tė bazuara te Barleti, qė si vepėr me karakter historiko-letrar, ka nevojė tė konfirmohet nga burimet arkivore. Pėr shumė shekuj nė shkencė ka dominuar pikėpamja e Barletit se Skendėrbeu u kthye nė Shqipėri pėr herė tė parė mė 1443 pas thyerjes qė pėsuan turqit osmanė nga hungarezėt nė betejėn e Nishit. Kjo pikėpamje u rrėzua pas zbulimit dhe botimit mė 1954 nga studiuesi turk H.Inalēik i Defreti tė Sanxhakut Shqiptar tė regjistrimit tė vitit 1431-1432 i cili sillte tė dhėna tė padiskutueshme pėr praninė e Gjergj Kastirotit si subash nė Krujė nė vitet 1437-38. Nė kėtė post regjistri pėrmed mė pas (1439) Hizėr Beun, njė e dhėnė kjo qė ka hap si problem pėr historianėt se ku ndodhej Skendėrbeu pas vitit 1438.

Ndėr arkivat mesjetare qė historianėt shpresojnė tė gjejnė tė dhėna pėr Kastiotėt dhe trevat shqiptare nė pėrgjithėsi, krahas arkivave tė Vatikanit, Venedikut etj., radhitet edhe ai i Raguzės (Dubrovniku i sotėm). Kjo pėr shkak tė afėrsisė gjeografike, tė lidhjeve dhe kontakteve tė ngushta tė karakterit ekonomik tregėtar tė kėtij qyteti mesjetar me trevat dhe qytetet shqiptare (Ulqinin, Tivarin, Shkodrėn, Durrėsin, Vlorėn, etj) dhe nė kėtė kuadėr edhe me zotėrinjtė feudalė shqiptarė tė kohės Lidhjet e Raguzės me trevat shqiptare verifikohen qė nga shekulli XIII. Pikėrisht nė kėtė arkiv ėshtė zbuluar dokumenti i rėndėsishėm pėr historinė e shtetit tė parė shqiptar, shtetit tė Arbėrit.Ky dokumet shėnon marrėveshjen tregtare tė Raguzės me Dhimitrin e Arbėrit. Nė shekujt XIV-XV marrėdhėniet e Raguzės me zotėrinjtė shqiptarė u intensifikuan mė shumė. Nisur nga pasuria e dokumentacionit tė kėtij arkivi pėr historinė e vendeve dhe popujve tė Ballkanit, kėrkimet nė kėtė arkiv kanė filluar qė nga gjysma e dytė e shekullit XIX deri nė ditėt tona. Zbulimi nga na jonė i njė dokumenti mbi Skendėrbeun nė kėtė arkiv tregon se pavarėsisht nga hulumtimet e kryera deri tani, ky arkiv mbetet edhe nė tė ardhmen burim i rėndėsishėm vlerash arkivore pėr Historinė e Shqipėrisė.

Pėrmbajtja e dokumentit
Dokumenti ėshtė i panjohur pėr studiuesit. Ai nuk ėshtė pabotuar nė vėllimet me dokumente kushtuar Skendėrbeut (Jorga, Radoniē, Noli etj) . Dokumenti mban datėn 7 korrik tė viti 1439, dhe ėshtė shkruar latinisht mė njė shkrim tė qartė dhe tė rregullt. Dokumenti bėn fjalė pėr shlyerjen (likujdimin) e njė llogarie tė vjetėr qė dy tregtarė, Pjetėr Pantell dhe nipi i tij Filip de Silva i detyroheshin kryezotit shqiptar Gjon Kastrioti. Fjala ėshtė pėr njė shumė prej 123 dukate ar. Nė dokument Gjon Kastrioti pėrmendet i vdekur dhe si trashėgimtarė i tij legjitim, njoftohet Gjergj Kastrioti. Pala shqiptare pėrfaqėsohet nga Abati Pjetėr. Ai cilėsohet si ambasador i tė vesė sė Gjonit, (qė nė dokument quhet Jella), dhe i Gjergj Kastriotit. Abati Pjetėr ishte pajisur me njė prokurė tė shkruar nė gjuhė sllave mė 15 mars nga e shoqja e Gjonit dhe Gjergj Kasrtioti. (Fjala ėshtė sigurisht, pėr njė prokurė tė shkruar nga kancelaria e Kastriotėve). Nė dokument thuhet se prokura u lexua dhe u regjistrua nė regjistrin pėrkatės tė kohės, por kjo prokurė nuk njihet nga studiuesit.

Akti i shlyerjes sė llogarisė bėhet para Rektorit tė Raguzės,Vita de Resti dhe Kėshillit tė Vogėl. Nga dokumenti kuptohet se palėt kishin rėnė dakort ndėrmjet tyre pėr shlyerjen e llogarive dhe se prania e autoriteteve tė Raguzės,Rektorit dhe Kėshilli tė Vogėl, kishte si qėllim garancinė e aktit tė shlyerjes se llogarisė pėr tė dyja palėt. Llogaria ishte e vjetėr e kohės '' kur jetonte zoti i sipėrthėnė Gjon Kastrioti''. Nė kėtė kohė Pjetėr Pantella dhe nipi i tij Filip de Silva ''administronin dhe mbarėshtronin, sipas zakonit tregtar, tė hollat e grurit dhe tė disa tė ardhurave tė doganave ose tė taksave tė zotit Gjon''. Fjala ėshtė pra pėr njė lloj sipėrmarrje tė doganave tė Gjon Kastriotit, nga zotėrinjtė nė fjalė , njė praktikė kjo e njohur e kohės. Pjetėr Pantella dhe Filip de Silva bėjnė tė ditur se kjo llogari e'' tė hollave tė grurit dhe e doganave ''qė kishin me Gjon Kastriotin qe mbyllur dhe shlyer nė mirėkuptim tė plotė qė nė kohėn kur ai (Gjoni ishte gjallė, midis pėrfaqėsuesit tė tij, Rajan Krolniqit dhe administratorit tė Pjetėr Pantellės dhe Filip de Silva, Niksa Komariq.Kjo shlyerje konstatohej nė librat e Pjetėr Pantellės shkruar me dorėn e vet zotit Niksa Komariq. Nga shlyerja, Pjetri Pantella dhe Filip de Silva kishin mbetur debitor ndaj zotit Gjon Kastrioti njėqind e njėzet e tre dukate ar.

Pas vdekjes sė Gjonit ky borxh i mbetej sė shoqes dhe trashėgimtarit tė tij, Gjergj Kastiotit. Abati Pjetėr, nė emėr tė sė vesė se Gjon Kastriotit dhe trashėgimtarit tė tij Gjergj Kastioti deklaron se do tė '' ishte i kėnaqur tė tėrhiqte dhe tė bėnte tė marrura nga tė thėnit Pjetėr dhe Filip CXXIII dukatet e thėnė tė artė si mbetje tė llogarive tė sipėrthėna dhe ti jepte atyre kuitancėn nė formėn e duhur pėr gjithshka tė sipėrthėnė dhe pėr ēdo gjė tė sipėrshkruar, deri nė ditėn e sotme''. Dokumeti tregon edhe solemnitetin e shlyerjes sė kėsaj llogarie. Kėshtu, pėrsa u tha mė sipėr, Pjetėr Pantella dhe nipi tij Filip de Silva bėnė ''betimin me shkrim nė duart e zotit Rektor dhe Kėshillit tė Tij, duke prekur shkrimet e shėnjta,… u betuan nė ungjijtė e shėnjtė tė zotit se llogaritė e tyre tė tregtive tė thėna, tė grurit, tė hollave dhe tė ardhurave tė doganave '' ishin 123 dukateė ar. Duke lėnė pėrkohėsisht mėnjanė rėndėsinė dhe vlerėn e kėtij dokumenti, po japim pėrkthimin e tij.

Pėrkthimi i dokumetit
Abati i nderuar Pjetėr, si ambasador i zonjės Jellė, tė vesė sė zotit Gjon Kastrioti dhe i zotit Gjergj, birit tė tij, siē del nga letrat e drejtuara zotėrimit tė Raguzės dhe tė shkruara nė gjuhėn sllave (letra kėto-LM) tė depozituara pranė Niksa de Stellės, ashtu edhe si prokurator i tė sipėrthėnit Zotit Gjergj, birit, trashėgimtarit dhe pasardhėsit tė zotit tė thėnė Gjon Kastrioti, i caktuar posaēėrisht pėr tė poshtėshkruarat, siē tha i thėni Niksa de Stella, i cili e pa, e lexoi dhe e regjistroi aktin e prokurės mbi kėtė ēėshtje, tė bėrė dhe tė shkruar nė gjuhėn sllave me 15 mars 1439, (pra ky abat- LM) nga njėra anė, dhe Pjetėr Pantella dhe Filip de Silva, nipi i vet, nga ana tjetėr, u paraqitėn unanimisht dhe me mirėkuptim para zotit Rektor ( tė Raguzės-LM) ser Vita de Resti dhe Kėshillit tė Tij tė Vogėl duke thėnė dhe duke parashtruar sa mė poshtė :

Kur jetonte zoti i sipėrthėnė Gjon Kastrioti, tė thėnėt Pjetėr Pantella dhe Filip de Silva administronin dhe mbarėshtronin, sipas zakonit tregtar, tė hollat e grurit dhe disa tė ardhura tė doganave ose tė taksave tė atij zotit Gjon. Dhe vetė tė thėnėt Pjetėr dhe Filip thonė se dikur nėpėrmjet Rajan Krolniqit, pėrfaqėsuesit tė zotit tė thėnė Gjon, dhe Niksa Komariqit administrator i Pjetėr Pantellės dhe Filipit, kanė qenė mbyllur, pėrfunduar dhe shlyer nė mirėkuptim (ndėrmjet tyre-LM) llogaritė tregtare tė tė hollave tė thėna, tė grurit dhe tė tė ardhurave tė doganave. Dhe kjo mbyllje dhe shlyerje e llogarive tė tyre konstatohet nė librat e tė thėnit Pjetėr Pantellės ( tė shkruar-LM) me dorėn e vet zotit Niksa Komariq, dhe pėr ēdo gjė dhe pėr gjithēka qė kishin sė bashku pėr tė administruar, pėr tė thėnė dhe pėr tė bėrė lidhur me ēėshtjet e shprehura mė lart deri ditėn e sotme, Pjetri dhe Filipi me tė thėnin zotin Gjon, ata janė dhe kanė mbetur debitore ndaj trashėgimtarit tė zotit Gjon njėqind e njėzet e tre dukate ar dhe jo mė tepėr.

.... vijon ...
   Faqja qė Vjen (2/2) Faqja qė Vjen

[ Kthehu tek Historia | Treguesi i Speciales TanPortal ]

 
Albanian Social Economic - TanPortalTanPortal është pjesë integruese Sistemit të TanMedia-s dhe anëtare e Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com
Të gjitha Reklamat dhe Banerat,Fotot,Informacionet Tregtare janë Pronë dhe e Drejtë Ekskluzive e Subjekteve Kontraktuese dhe të Korporatës Ndërkombëtare TanMarket.com.Materialet,mund të përdoren lirshëm nga cdo njeri,mjafton që të përmendet emri i autorit,ose i subjektit që i krijon. Komentet janë përgjegjësi e atyreve që i postojnë. Të Gjitha të Drejtat janë të Ruajtura & të Rezervuara © 2003-2007 by TanMarket.com
Bashkëpunimi me TanPortal është një Dritare Informative dhe Ekspozuese e Fuqishme për njerëzit, grupet & individët që kanë interesa biznesore.
* Komentet, Informacionet janë vetëm në Përgjegjësinë e atyreve që i bëjnë. TanPortal është Palë Asnjëanëse në Komentet dhe Informacionet e Palëve te Angazhuara ketu, në formë Direkte dhe Indirekte