Perse e pushtuan gjermanet Shqiperine ?
Nga z.Dashnor Kaloēi - Gazeta Shqiptare - 9 Maj 2001

Ministri nazist: Ja pse do pushtojmė Shqipėrinė

Qė nė 7 gusht tė vitit 1943, shėrbimet sekrete gjermane kishin dijeni dhe njoftuan konsullin e tyre nė Romė, se Balli Kombėtar dhe partizanėt e Enver Hoxhės do mblidheshin nė Mukje
Gott Mit Uns (God With Us) - (Zoti me Ne) Pėrse trupat e ushtrisė gjermane tė Hitlerit nė shtatorin e vitit 1943 hynė nė Shqipėri dhe cili ishte objektivi i tyre qė e pushtuan vendin e vogėl Ballkanik? Si u formua qeveria shqiptare nėn pushtimin e nazistėve gjermanė, kush ishin njerzit qė e pėrbėnė atė dhe si u pėrballėn ata me forcat e Rajhut tė Tretė? Pėrse Ministria e Jashtėme gjermane insistonte dhe ngulte kėmbė qė nė krye tė qeverisė shqiptare tė vihej Mark Gjon Markaj dhe pėrse djali i kapidanit tė Mirditės nuk e pranoi atė post?

Pėrse Ministri i Jashtėm i Hitlerit, Ribentrop e quante tė pakuptimtė sugjerimin e konsullit tė tijė nė Romė, i cili i thoshte se mund tė hynin nė kontakte forcat gjermane me ato tė komunistėve tė udhėhequr prej Enver Hoxhės? Mbi kėto e plot ngjarje tė tjera tė asaj kohe qė kanė tė bėjnė me mardhėniet shqiptarogjermane, hidhet dritė nga dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, pjese prej tė cilave po botohen nė kėtė shkrim.

Ribbentrop: Shqipėria shtet i pavarur
Nė fundin e verės nė gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nė Shqipėri ishin nė prag tė kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtėm i Gjermanis sė Hitlerit i ndiqte me vėmėndje tė madhe ato ngjarje. Lidhur me atė situatė nė tė cilėn ndodhej Shqipėria asokohe dhe interesat e gjermanėve pėr tė hyrė nė Shqipėri, bėnė fjalė dhe telegrami i mėposhtėm qė ai ja dėrgon konsullit tė pėrgjithshėm nė Romė nė tė cilin thuhet:" Ambasadės nė Romė, shėnim pėr sekrete shtetėrore. Tepėr rezervat. Urgjent. Personalisht pėr tė ngarkuarin me punė. Ju lutemi qė ta rregulloni punėn me qėllim qė konsulli i Pėrgjithshėm Shlip, mė datėn 21 gusht 1943 tė sillet me aeroplan gjerman nga Tirana nė Romė.
Hitler & Church & State


Pas ardhjes sė tij, ju lutemi qė personalisht t` ia pėrcillni kėtė porosi shumė sekrete:" Nė lidhje me ngjarjet nė Itali, pėr ne ėshtė me rėndėsi tė veēantė qė tė kemi njė pasqyrė tė situatės sė tashme politike nė Shqipėri. Do tė ishte e mundėshme, qė nė Itali tė ndodhnin ndryshime tė mėtejshme tė cilat do tė kishin pėr pasojė largimin defenitiv tė italianėve nga Shqipėria. Pėr kėtė rast, gjithashtu ėshtė e mundur qė nė lidhje me zbarkimin eventual tė anglezėve dhe amerikanėve nė Italinė e jugut, tė detyrohemi pa marrė parasysh masat ushtarake, sa mė shpejt tė marrim vendimin politik lidhur me qėndrimin tonė tė ardhshėm rreth Shqipėrisė. Gjatė marrjes sė kėtij vendimi, pėr ne duhet tė jetė e qartė ideja se nė rast se mbrojmė ushtarakisht bregdetin shqiptar, e veēanėrsiht pėrballė rrugės sė Kanalit tė Otrantos, do ta qetėsojmė politikisht Shqipėrinė.

Kėshtu qė sipas mundėsive tona do tė ua lehtėsojmė trupave tona kryerjen e kėsaj detyre mbrojtėse dhe nuk duhet pėrdorur fare apo duhen pėrdorur vetėm trupa tė vogla gjermane, tė cilat do tė kene si detyrė kryesore ruajtjen e qetėsisė dhe rendin nė Shqipėri dhe rrugėt nga do tė kalojnė furnizimet pėr trupat tona qė do tė luftojnė nė bregdet, tė jenė plotėsisht tė sigurta. Unė kam parasysh idenė qė ne nė kėtė situatė sa mė shpejtė ta njohim Shqipėrinė si shtet tė pavarur, me ē` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin qė ne tė gjejmė njėrėz tė pėrshtatshėm qė tė ndikjonė, qė tė krijohet njė qeveri e cila do tė ishte e aftė pėr negociata dhe do tė kishte qėndrim pozitiv ndaj nesh. Unė personalisht nuk e kam tė qartė se ē` gjendje mbretėron tani atje dhe se kush do tė mund ta merrte nė dorė timonin pėr drejtimin e njė qeverie, pas kapitullimit tė italianėve. Raporti i juaj i datės 31 korrik 1943. nė telegramin nga Roma, Nr. 3736. tė datės 2 gusht, flet pėr atė se ėshtė formuar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" ( Kėshillit i Pėrgjithshėm Antifashist i Enver Hoxhės) dhe se ajo ka shpallur njė proklamatė nga e cila mund tė kuptohet se ajo organizatė i ėshtė bashkėngjitur aleancės anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se nė Komitet janė udhėheqėsit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disa komunistė. Po kėshtu pohoni se ėshtė bėrė e ditur se pėr prezencėn e disa oficerėve anglezė nė periferi tė Tiranės. Nė anėn tjetėr kam marrė njė raport nė bazė tė tė cilit, ėshtė nė themelim e sipėr njė qeveri nacionale tė cilės i prijnė Mark Gjon Markaj me Mithat Frashėrin, Hasan Dostin, Abaz Kupin ( Bazi i Canės) e Faik Qukun. Pohoet se gati i tėrė rajoni i Shqipėrisė sė Jugut, ėshtė nė duart e shqiptarėve duke filluar nga kufiri malazes e deri nė Gjirin e Vlorės, duke pėrjashtuar qytetet e mėdha si Tirana, Vlora, Durrėsi e Shkodra".

Muharrem Bajraktari, antiitalian i tėrbuar
"Nė kėtė raport mė pas thuhet se udhėheqėsi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviēin, por se kėto negociata kanė pėsuar fiasko mu rreth problemit e ēėshtjes sė Kosovės. Thuhet se Bajraktari ėshtė kundėrshtar i pėrbetuar i italianėve dhe se ka lidhje tė ngushta me Komitetin Nacional tė pėrmendur mė lart. Ai gjoja i ka deklaruar njė komisari se po ta pėrkrahin gjermanėt, ai do tė luftonte kundra anglezėve. Nėse kjo s` mud tė ndodhė, atėhere ai nuk do tė mund tė ndėrrmerte asnjė invazion kundra anglezėve. Ky raport dhe raportet tuaja tė tjera janė dhe bien nė kundėrshtim me njėri-tjetrin, prandaj ju lutem qė nga Roma, menjėherė tė mė dėrtgoni njė raport gjithėpėrfshirės lidhur me situatėn atje dhe qė tė deklaroheni rreth raportit tė pėrmėnedur pėr krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vėnia e kontaktit tonė me "Organizatėn pėr Ēlirim Nacional tė Shqipėrisė", nė tė cilėn ndodhen dhe komunistėt, do tė ishte e pakuptimtė. Nga ky shkak mbetet dilema se me qėllim tė formimit dhe tė njohjes sė njė qeverie nacionale shqiptare, nė momentin e caktuar a do tė ishte e mundur tė krijonim lidhje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur me qeverinė e nacionale tė pėrmendur mė lart apo dhe me personalitete tė tjera. Pėr ne, gjithashtu do tė ishte me rėndėsi qė tė dijmė se a do tė kishit mundur Ju, qė nė kėtė situatė, tė krijonit njė kontakt me ndonjė personalitėt tė popullarizuar atje, personalitet ky qė me pėrkrahjen tonė politike e ushtarake, do tė mund ta merrte shtetin nė duart e veta sa mė parė qė tė jetė e mundur dhe qė tė vihej pėrballė tė njė qeverie tė tillė nacionale.
Flamuri Nazist


Ju lutemi qė pas dėrgimit tė raportit tuaj, tė rrini nė Romė deri sa tė merrni instruksionet e mėtjeme. Ju lutem qė ky telegram, pasi tė njihet me tė konsulli Shlip, e gjithashtu edhe tė konceptit tė pėrgjigjies sė konsullit tė pėrgjithshėm, menjėherė tė asgjesohen. Ribbentrop. Siē shihet dhe nga telegrami qė Ministri i Jashtėm i Gjermanisė hitleriane Ribbentrop, i dėrgon konsullit tė tij nė Romė, gjermanėt ishin tė interesuar pėr njė ndryshim sa mė tė shpejtė tė situatės politike nė Itali, me qėllim qė ushtria italiane qė ishte dislokuar nė Shqipėri, tė tėrhiqej sa mė shpejt prej andej. Nga kjo gjė, gjermanėt do tė pėrfitonin pėr tė zbarkuar menjėherė nė bregdetin shqiptar, pėrpara se ajo gjė tė bėhje nga forcat aleate anglo-amerikane. Siē del dhe nga telegrami i Ministrit Ribbentrop, qėllimi i zbarkimit tė gjermanėve nė Shqipėri, ishte dislokimi i tyre nė bregdetin shqiptar dhe kryesisht nė zonėn pėrballė Kanalit tė Otrantos, pėr t“ju mbrojtur krahėt trupave tė tyre qė tėrhiqeshin nga Greqia nė Shqipėri e nė drejtim tė Jugosllavisė me destinacion Berlinin, nga ndonjė sulm i mundshėm i trupave aletate anglo-amerikane qė po zbarkonin nė Normandi. Po kėshtu nga sa shikohet nė telegramin e mėsipėrm, Ministri i Jashtėm Gjerman Ribentrop, pėrpara se tė bėhej zbarkimi i trupave gjermane tė Shqipėri, kėrkon tė dijė dhe pret informata se kush ėshtė njeriu mė i pėrshtatshėm qė mund tė marrė drejtimin e qeverisė shqiptare dhe t` ju shėrbeje me besnikėri atyre.

Gjermanet kishin dijeni pėr Mukjen
Pas telegramit tė mėsipėrm, po nė datėn 21 gusht 1943, Sekretari Shtetėror i Gjermanisė, i dėrgon njė telegram tjetėr tė shifruar konsullit gjerman nė Romė, Zonlajtnerit (Sonnlehithner) nė tė cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special, pėr legatin fon Zonlajtner. Si plotėsim i shėnimit tė datės 18 gusht tė kėtij muaji pėr rrethanat politike nė Jugėlindje, po ju sqaroj si vijon: Shqipėria ėshtė e okupuar nga nga shtatė divizione italiane. Por ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, qė janė okupuar nga ushtria italiane, ato kėtu nė Shqipėri kėnaqen duke siguruar vetėm vendbanimet e mėdha, ndėrsa brendinė ua lėnė nė dorė kryengritėseve (partizanėve). Trafiku i komunikacionit nė mes tė vendeve tė caktuara ėshtė i mundshėm vetėm pėrmes ngritjes sė postoblloqeve tė siguruara mirė dhe kryengritėsit pothuaj kontrollojnė tė gjithė Shqipėrinė Jugore. Nė Shqipėri kohė mė parė ėshtė themeluar "Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė" (Fronti Nacional i udhėhequr nga Enver Hoxha) nė tė cilėn si kėshilltarė ndodhen oficerėt anglezė. Nė krye tė saj ndodhet Kėshilli i Pėrgjithshėm nė tė cilin pėrveē udhėheqsėve tė ndryshmė tė bandave ( partizanėve) bėjnė pjesė dhe ndodhen edhe komunistėt. Nė njė proklamatė tė kėsaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit nė aleancėn anglo-sovjeto-amerikane, pėr Shqipėrinė e pavarur dhe Demokratike. Kėsaj organizate tė re, para pak kohėsh ju bashkangjit edhe partia e Ballit Kombėtrar (Fronti Nacional) e cila deri mė tash ishte kundėr komunistėve. Organizata pėr Ēlirimin Nacional tė Shqipėrisė, sipas njė raporti tė konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė, qė mban datėn 8 gusht 1943, parasheh mbajtjen e njė Kongresi tė tė gjitha grupeve kryengritėsve nė Shqipėri ( ėshtė fjala pėr Konferencėn e Mukjes) dhe formimin prej tyre tė njė kundėrqeverie. Nuk ka infornmata lidhur me atė se sa do tė mund tė gjente mbėshtetje nė popullin shqiptar formimi i kėsaj organizate. Mirpo ėshtė e sigurtė se lėvizja ėshtė pasojė e pakėnaqsisė sė shqiptarėve me regjimin italian. Kėtė fakt kanė mundur ta shfrytėzojnė anglezėt dhe amerikanėt, nė pamundėsi tė kundėrveprimit adekuat gjeėrman. Pėrveē organizatave tė pėrmendra mė lart, ėshtė formuar dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare (i Enver Hoxhės), me qėllim qė tė udhėheqė nė mėnyrė unike luftėn e banditėve (partizanėve). Ende nuk dihet asgjė rreth tendencave dhe forcės sė trupave qė qėndrojnė prapa kėtij Shtabi Kryesor".

Gjermanėt: Gjonmarkaj kryeministėr

"Kėtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit tė njė qeverie nacionale shqiptare, nė krye tė sė cilės do tė duhej tė ishte Mark Gjon Markaj. Udhėheqėsi i bandave shqiptare (nacionalistėve) Muharrem Bajraktari, pėr tė cilin thuhet se ka hyrė nė negociata me Drazha Mihajlloviēin, ėshtė i njohur me qėndrimin e tij antiitalian. Nė anėn tjetėr ai gjithmonė ka pasur mardhėnie tė mira me serbėt, kėshtu qė negociatat e tija me Mihajlloviēin, nuk duken tė pamundėshme. Meqė ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet pėr depėrtimin e njėsive tė blinduara gjermane, patėn efekt qetėsues tek popullata shqiptare dhe meqėnse urrejtja e tyre nė plan tė parė ėshtė e drejtuar nga Italia, duket se ka mundėsi qė tė formohet njė qeveri shqiptare e cila do tė ishte e gatėshme tė bashkpunojė me ne, po qe se ne e njohim Shqipėrinė si Shtet tė pavarur, nė kufijtė e saj tė sotėm. Propozimet lidhur me atė se cilat personalitete do tė merren parasysh pėr tė drejtuar qeverinė shqiptare, do tė mund t` ua japė Konsullata e Pėrgjithėshme nė Tiranė. Po kėshtu njė shėnim i hollėsishėm pėr situatėn nė Shqipėri, pėrfundimisht deri mė datėn 18 gusht, do tė dėrgohet sot pėrmes korrierit" Nga sa shihet nė telegramin e mėsipėrm qė Sekretari i Shtetit gjerman i dėrgon konsullit tė tij fon Zonlajtner, ėshtė teper interesant fakti qė Ministria e Jashtėme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatėn e saj nė Romė, pėrpara se krerėt e Ballit Kombėtar dhe ata tė Partisė Komuniste tė Enver Hoxhės, tė mblidheshin nė Konferencėn e Mukjes, kur pėr atė konferencė si nga ana e Ballit Kombėtar ashtu dhe Partisė Komuniste, asokohe u mbajt njė konspiracion i plotė nga fakti se nė atė mbledhje do tė merrnin pjesė krerėt kryesorė tė dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumė afėr qytetit tė Tiranės vetėm pak km. nė verilindje tė tij dhe rreziku i goditjes sė tyre nga forcat italiane ishte shumė evident.



Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Qeveria shqiptare i kėrkoi Berlinit qė ari dhe deviza e Bankės Nacionale qė ndodhej nė Gjermani, tė depozitohej nė Zvicėr nė emėr tė shtetit shqiptar

(vijon nga faqja e kaluar)

Pas futjes sė trupave gjermane nė Shqipėri nė vjeshtėn e parė tė vitit 1943, njė nga problemet mė kryesore tė Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanėve tė mundshėm qė duhet tė gėzonin autoritet dhe besim nė popull, tė cilėt do tė merrnin nė dorė drejtimin e shtetit shqiptar.

Lidhur me kėtė gjė, bėhet fjalė nė disa telegrame qė i deleguari special gjerman pėr Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe mė pas Konsulli i Pėrgjithshėm i Gjermanisė nė Tiranė, Shajger e Shlipi, i dėrgojnė Ministrisė sė tyre tė Jashtėme nė lidhje me njerzit e mundshėm tė cilėt do tė merrnin pėrsipėr barrėn e drejtimit tė qeverisė shqiptare nėn pushtimin gjerman. Kėshtu nė telegramin e datės 25 tetor 1943 thuhet:" Konsullatės sė Pėrgjithėshme nė Tiranė. Telegram Nr.1701. Treni special. I deleguari special pėr Juglindjen, pėr Shajgerin: Ju lus qė Ministria e Punėve tė Jashtėme vazhdimisht tė informohet rreth individėve shqiptarė, tė cilėt nė kohėn e rendit tė ri, po marrin detyra tė rėndėsishėme publike. Dėrgoni shėrbimet biografike tė Mehdi bej Frashėrit, Fuat bej Dibrės dhe tė fytyrave eminiente tė rendit tė ri shqiptar, me qėllim qė kėto personalitete tė popullarizohen kėtu pėrmes shtypit. Ju lutemi qė ta informoni Berlinin qė a ėshtė ende nė fuqi kandidatura e Nuredin bej Vlorės, pėr Kryetar tė Qeverisė dhe e antarėve tė zgjedhur pėr qeveri". Nojbajeri. Pas kėtij telegrami ku Nojbajeri i deleguari special pėr Juglindjen e Ballkanit, i kėrkon konsullit tė Pėrgjithshėm tė Gjermanisė nė Tiranė Shajgerit, qė ai tė informojė Berlinin mbi figurat kryesore tė politikės qė do tė merrnin nė dorė kryesimin e qeverisė shqiptare nėn pushtim, ai po atė ditė i dėrgon dhe njė telegram tjetėr, ku i shkruan:" Rajhsfyeri SS, nė pajtim me Ministrinė e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut, do tė dėrgojė njė tė deleguar tė vetin nė Legatėn e tė deleguarit special pėr Juglindjen nė Tiranė dhe ky do tė jetė komandanti i deritanishėm i Regjimentit tė SS-it, ish shefi i Policisė nė Vjenė, SS oberfyreri Fictum. Ai pėrmes tė deleguarit special pėr Juglindjen, do t` i jepet nė dorzim pėr qeverinė shqiptare si kėshilltar pėr organizimin e policisė dhe tė xhandarmėrisė, pa marrjen e pushtetit komandues. Ju lus qė tė kujdeseni lidhur me atė qė vetė qeveria shqiptare tė japė inisiativėn apo qė tė pėrshėndesė vėnien nė dispozicion tė kėshilltarit gjerman". Nojbajeri.

Qeveritarėt shqiptarė nė fokusin e gjermanėve
Mė 4 nėntor tė vitit 1943, Konsulli gjerman nė Tiranė Shajger, sė bashku me Shlipin qė duhet tė ketė qėnė si ndihmės i tij, me anė tė njė telegrami tė dėrguar Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme tė Gjermanisė, i bėjnė tė ditur duke i paraqitur asaj tė gjitha tė dhėnat biografike dhe aktivitetit politik tė katėr antarėve tė kėshillit tė Lartė tė Regjencės shqiptare, Mehdi Frashėrit, Fuad Dibrės, Lef Nosit dhe At Anton Harapit. Nė atė telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, tė katėr antarėt e Regjencės vlersohen pėr aktivitetin e tyre patriotik nė dobi tė ēėshtjes shqiptare dhe tė dhėnat e tyre jepen me superlativa dhe tė denjė pėr tė marrė detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Nė telegramin nė fjalė thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme. Tiranė mė 27 tetor 1943. Telegram i shifruar Nr.8 Tepėr urgjent. Rreth telegramit Nr.77, tė datės 25 tetor. Guvernanca shqiptare e pėrbėrė nga katėr antarė u paraqit sot pasdite nė mbledhjen solemne tė Kuvendit Popullor. Dy myslymanė dhe njė ortodoks dhanė betimin zyrtar, ndėrkaq katoliku, si murgu pret pėlqimin e kėrkuar nga kuria".

Mehdi Frashėri
"Myslymani Mehdi Frashėri rrjedh nga njė familje e pasur spahijsh e Epirit Verior. Ai ėshtė 72 vjeē dhe para vitit 1912-tė, ka pasur pozitė tė lartė nė administratėn turke. Gjatė viteve 1913-14-tė, ishte antar i komisjonit ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė. Qė nga viti 1914-tė ka udhėhequr dikastere tė ndryshme dhe pėr njė vit ka qenė dhe kryetar i qeverisė. Shumė herė ai ka pėrfaqsuar Shqipėrinė nė Lidhjen e Kombeve dhe atje ka luftuar pėr tė drejtat e barabarta tė Gjermanisė. Para okupimit italian tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėri disa vjet ishte kryetar i Kėshillit Shtetėror. Nė vitet njėzetė, ndėrmjet pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tė okupimit italian, ai u pėrpoq qė tė pajtonte kėrkesat e atėhershme nacionale shqiptare me synimet italiane pėr dominimin politik e ekonomik nė Shqipėri. Duke u besuar garancive italiane pėr ruajtjen e pavarsisė shqiptare, ai u angazhua pėr miqėsi tė ngushtė e tė ndėrsjelltė dhe raport reciprok me qėllim tė pėrparimit tė zhvillimit ekonomik dhe mėkėmbjes politike tė shtetit shqiptar. Nė prillin e vitit 1939, ai u shpreh haptazi kundėr pushtimit italian dhe nė emėr tė popullit shqiptar, i dėrgoi opinionit ndėrkombėtar njė protestė tė hapur nėpėrmes radios, rreth hyrjes kundraligjore e tė paraparė me marveshje tė trupave italiane. Pėr kėtė gjė, italianėt e internuan nė Romė. Ai arriti tė kthehet nė Tiranė, vetėm pas kapitullimit italian. Tė gjitha pėrpjekjet e italianėve qė ta bindnin pėr ta tėrhequr protestėn e tij dhe tė ndryshonte qėndrimin negativ, mbetėn tė pasuksesėshme. Mehdi Frashėri ka pėrvojė tė madhe politike dhe ėshtė njeri shumė i dijshėm. Ai gėzon respekt dhe ndikim tė madh te tė gjitha shtresat e popullatės shqiptare".

Fuat Dibra
"Fuat Dibra nė moshėn pesėdhjetvjeēare, rrjedh nga njė familje e territorit tė ri shqiptar. Kur serbėt pushtuan atdheun e tij, ai emigroi nė Stamboll dhe shpenėzoi pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij, pėr pėrkrahjen e synimeve nacionale shqiptare. Qė prej disa vjetėsh ka mushkritė e sėmura dhe disa herė ka refuzuar qė tė zgjidhet kryetar i qeverisė shqiptare. Vazhdimisht ka marrė pjesė aktive nė jetėn nacionale tė popullit shqiptar dhe pas aneksimit tė Shqipėrisė sė re, ai u kthye nė atdhe. Pėr shkak tė sėmundjes qė pėrmendėm mė lart, ai kurrė nuk u mor aktivisht me politikė. Nė Stamboll udhėhoqi njė shoqatė tregtare, pasi humbi pasurinė. Fuad Dibra gėzon respekt tė madh nė tėrė vendin pėr shkak tė sė kaluarės sė tij kombėtare. Pėrkundėr sėmundjes sė rėndė, vendosi qė nė kėtė ēast vendimtar pėr atdheun e tij, tė sakrifikoj pesonalitetin e vet dhe tė pranojė detyrėn e lartė qė i ofroi Kuvendi Popullor".

Lef Nosi
"Pėr shkaqe politike, kryetari i deritanishėm i Kuvendit Popullor, shtatėdhjetvjeēari Lef Nosi, i takon familjes mė tė njohur ortodokse tregtare nga Elbasani dhe ai qė nė ditėt e rinisė tij, ka punuar pėr idenė nacionale. Gjatė kohės sė sundimit turk, ai themeloi nė Elbasan shkollėn e parė publike, tė cilėn xhonturqit ja mbyllėn sėrish pas disa vjetėsh dhe vetė atė e dėbuan jashtė Shqipėrisė. Nė kabinetin e parė shqiptar gjatė viteve 1912-13-tė, ai mbajti portofolin e Ministrit tė Postave dhe mė pas ishte Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit. Tash e njėzet vjet e mė herėt, ai ėshtė tėrhequr nga jeta publike dhe qė prej atėhere merret me studimin e gjuhės dhe tė historisė shqiptare. Lef Nosi gėzon autoritet tė madh te tė gjithė, pėr shkak se ėshtė atdhetar i flaktė dhe se ka karakter tė shėndoshė. Nga qėllimet e ndėrgjegjėshme nacionale, nuk hoqi dorė as gjatė pushtimit italian. Nė pėrkrahjen dhe miqėsinė gjermane ai sheh garancinė mė tė mirė pėr prosperitetin e Shqipėrisė".

At Anton Harapi
"At Anton Harapi, ėshtė epror franēeskan nė Shkodėr dhe ka kaluar moshėn pesėdhjetvjeēare. I rritur nė njė fidanishte klerikė nė Tirol tė Austrisė, ai si shumė bashkėvendas tė tij, flet shumė mirė gjermanishten dhe nė hollėsi njeh organet e shtypit gjerman nė botėn e jashtėme e gjithashtu dhe kulturėn gjermane. Pėr shkak tė pėrcaktimit tė tij kombėtar dhe tė karakterit tė shėndoshė, ai ēmohet shumė lartė, jo vetėm ndėr katolikėt e Shqipėrisė Veriore, por edhe nė tė gjitha qarqet e tjera shqiptare. Ai ėshtė njeri i mėnēur dhe serioz, vepron nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė sigurtė e vazhdimisht ka qėndruar jashtė politikės. Pėr shkak tė veēorive dhe tė karakteristikave tė tij, ai duket shumė i pėrshtatshėm pėr funksionin qė mori. Rreth formimit tė qeverisė ende asgjė nuk dihet definitivisht. Pėr Nuredin Vlorėn , ende nuk mund tė japim ndonjė konsideratė". Fon Shajgeri. Shlipi.

Shqiptarėt kėrkojnė arin
Njė nga dokumentet qė paraqet mė tepėr interes, ėshtė telegrami i datės 4 nėntor tė vitit 1943 kur Konsulli i Pėrgjithshėm nė Tiranė Shlipi, i bėn me dije Ministrisė sė Jashtme gjermane, se qeveria shqiptare i kėrkon Berlinit qė ari dhe deviza tjetėr e Bankės Nacionale shqiptare qė dikur ndodheshin tė depozituara nė Romė, e mė pas nė Gjermani, tė kthehen qė andej e tė depozitohen nė bankat e Zvicrės nė emėr dhe konto tė shtetit shqiptar. Po ashtu nė atė telegram u kėrkohet gjermanėve qė ata tė kthejnė nė Shqipėri, klishetė (bocat) pėr shtypjen e kartmonedhave si dhe arkivin e Bankės Nacionale shqiptare ta kthejnė nga Roma nė Shqipėri. Nė atė telegram midis tė tjerash thuhet:" Ministrisė sė Punėve tė Jashtėme.
SS Nazist
Telegram i shifruar Nr. 136. Lidhur me raportin e dytė, qeveria shqiptare mė ka kumtuar se sa i pėrket huasė sė lejuar pėr Vermahtin gjerman, nė tė ardhmen nuk do tė mund tė japė nė dispozicion aso huashė. Ajo lut qeverinė e Rajhut qė pėrfundimisht t` i rregullojė raportet financiare dhe ekonomike, nėse ėshtė e mundur para dhjetė nėntorit tė kėtij viti. Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflancioni dhe shterimi i fondit monetar tė Bankės Nacionale. Pėr hir tė sigurisė sė valutės shqiptare, ajo sugjeron qė ari dhe mbulesa tjetėr me deviza e Bankės nacionale, gjėrat me vlerė dhe dokumentat, tė cilėt mė herėt ndodheshin nė Romė, e qė tash ndodhen nė Berlin, tė kthehen apo tė deponohen nė Zvicėr nė emėr tė dhe nė konto tė Shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut qė t` i kthehen klishetė pėr shtypjen e kartmonedhave, si dhe arkivi i bankės Nacionale tė bartet nga Roma pėr nė Shqipėri. Qeveria shqiptare mė tej thekson se malli qė po blihet nga pjestarėt e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave tė ēmimeve dhe mungesėn e artikujve, prandaj ajo mendon rreth formimit tė njė byroje speciale e cila pjestarėve tė Vermahtit, do t` u jepte triska pėr furnizimin me mall. Blerja e mallit do tė duhej tė ndėrpritej, pėrderisa tė mos rregullohen raportet me komandėn e Vermahtit gjerman".

Goditja e Asamblesė nga partizanėt
Nė dokumentet e Ministrisė sė Jashtėme gjermane, ndodhet dhe telegrami qė njofton atė Ministri pėr goditjen me predha artilerie qė partizanėt shqiptarė (Brigadės sė Dytė) sipas urdhėrit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Enver Hoxhės, i bėnė ndėrtesės ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesė Kombėtare. Nė atė telegram qė majori Shajger me detyrėn e Konsullit tė Pėrgjithshėm nė Shqipėri, i dėrgon Ministrisė sė Jashtėme dhe tė dėrguarit special pėr Juglindjen e Ballkanit, thuhet Telegram i shifruar Nr.6 Tiranė( Zyra e Shajgerit) mė 18 tetor 1943. 1) Personalisht pėr zotėri Ministrin e Punėve tė Jashtėme tė Rajhut. 2) Pėr legatin Nojbajer. Sot nė ora 10 ndėrsa po mbahej seanca e dytė , partizanėt hapėn zjarr me mortaja tė rėnda, mbi ndėrtesėn e Kuvendit Popullor, nga njė largėsi prej katėr kilometrash. Katėr goditje qėlluan pallatin dhe pėrafėrsisht edhe katėr tė tjera, qė ranė pėrreth, sjhkaktuan dėme tė vogla materiale. Sulmi armiqsor, menjėherė ėshtė neutralizuar me artilerinė tonė kundėrajrore. Tė shtėnat tona mbrojtėse nga kodrat nė jugperėndim tė Tiranės, nė ora 11 e gjysėm, zgjasin ende".



Diplomati nazist: Hitleri e donte Shqipėrinė

Nojenbaher: "Hitleri kishte simpati tė madhe pėr kėtė vend tė vogėl dhe romantik nė fund tė Evropės dhe ai mbeti shumė i kėnaqur kur i raportova pėr krijimin e qeverisė"

Kur nė fund tė gushtit tė vitit 1943, nė banesėn kryesore tė Fyrerit Adolf Hitler, pranova detyrėn si "Autorizues i Sekretariatit pėr Punėt e Jashtėme tė Juglindjes sė Ballkanit", pėr Shqipėrinė ende nuk kisha dėgjuar dhe nuk kisha dijeni tė mjaftueshme pėr atė vend tė vogėl nė Jug tė Europės. Asokohe aty mbretėronte ende Viktor Emanueli, kurse njė mėkėmės i tij sundonte duke e pėrfaqsuar atė vėnd. Nė detyrėn time tė shkurtėr dhe lakonike shqiptare kishte diēka tė jashtėzakonėshme. Ministri i Jashtėm i Gjermanisė Ribentropi mė thirri nė Beograd nė telefon dhe mė komunikoi qė Fyreri dėshironte tė mė caktonte me detyrė nė Shqipėri e cila do tė ishte e pavarur sipas inisiativės sė saj dhe lidhur me kėtė, qė tė nesėrmen duhej tė shkoja nė Komandėn e 11-tė tė Divizionit gjerman qė ishte dislokuar nė Elbasan". Herman Nojenbaher, diplomati gjerman i dėrguari personal i Hitlerit pėr Juglindjen e Ballkanit gjatė viteve 1943 1945, kujton misionin dhe aventurėn e tij shqiptare nė vendin e vogėl nė Jug tė Ballkanit, tė cilat i ka botuar nė Gjermani disa vjet mbas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Po si erdhi Nojenbaheri nė Shqipėri, cila ishte detyra e tij, kush ishin politikanėt shqiptarė me tė cilėt bashkpunoi ai dhe si i pėrshkruan ai karakteret e tyre?

Nisja pėr nė Shqipėri
Pasi ishte ngarkuar me detyrėn e tė dėrguarit special tė Ministrisė sė Jshtėme tė Gjermanisė pėr Juglindjen e Ballkanit, Herman Nojbaherit ju komunikua nga ana e Ministrit tė Jashtėm Ribentrop, se Hitleri kėrkonte qė ai tė shkonte me detyrė nė Shqipėri. Lidhur me kėtė nė kujtimet e tija Nojenbaher shkruan:" Tre javė pėrpara se tė mbėrrija nė Shqipėri, kisha grumbulluar disa tė dhėna sipėrfaqsore lidhur me atė vend tė vogėl nė Jug tė Ballkanit dhe deri nė atė kohė mė ishte dhėnė rasti pėr tė njohur vetėm dy politikanė shqiptarė, tė cilėt menjėherė pas kapitullimit tė Italisė, mė kishin kėrkuar lidhje mua nė Beograd. Kėta ishin Xhafer Deva i cili dikur nė krahinėn e Kosovės qė administrohej nga serbėr kishte pasur njė rol politik dhe tjetri Vehbi Frashėri, djali i Kryetarit tė mėvonshėm tė Kėshillit tė Lartė tė Regjencės shqiptare Mehdi bej Frashėri, njė intelektual klasi qė asokohe jetonte ende nė njė hotel nė Romė sė bashku me vajzėn e tij Mehdien. Teksa mendoja kėto, u nisa nga Beogradi me njė aeroplan special ku mė shoqėronte njė referentė i cili e meqėnse e njihte mirė gjuhėn shqipe, do tė mė vazhdonte tė mė shoqėronte edhe nėpėr Shqipėri. Ishte mbrėmje vonė kur konstatova se nė qytetin e Elbasanit ku duhet tė mbėrrija, nuk kishte fare aerodrom pėr tu ulur me avion. Mė dukej tepėr vonė qė tė angazhoja ekspeditėn automobilistike pėr atė problem dhe vendosa por pa njoftuar Qėndrėn kryesore qė tė zbrisja direkt me avion nė qytetin e Tiranės, e cila gjendej akoma nėn duart e trupave italiane. Kėshtu para nisjes sime, njė skuadrilje avionėsh gjuajtės fluturuan para nesh si pararojė, sepse armiku kishte pozicione shumė afėr detit Adriatik. Drejtėprsėdrejti pėrpara aeroplanit tim "Henikel 111" fluturuan tre aeroplanė "Ju 52" me 60 ushtarė tė Divizionit "Branderburg" (nga sektori ABĖER II) si pėrfaqsues tė pėrkohshėm tė fuqisė ushtarake gjermane nė aeroportin e Tiranės. Pas fluturimit tė kėndshėm mbi malet madhėshtore ku shkėmbijtė e thepisur shkėlqenin nga rrezet e diellit, pamė menjėherė Tiranėn me pozitėn dhe pejsazhet e bukura, me minaret e saja dhe luginat e gjelbėrta bri malit tė Dajtit. Nga qė nuk e njihja mirė vendin, urdhėrova qė aeroplani tė sillej para ndėrtesės kryesore tė atij aeroporti tė vogėl ushtarak e civil, prej tė cilit dilnin si nga njė ēerdhe e ngushtuar ushtarėt dhe oficerėt italianė", kujton Nojenbaheri mbėrritjen e tij me aeroplanin ushtarak nė aeroportin e vogėl tė Tiranės.

Keqardhja pėr italianėt
Me tė mbėrritur nė atė vend qė pėr Nojenbaherin ishte pothuaj i panjohur, atė e pėrshkroi njė ndjenjė frike dhe pasigurie, gjė e cila vinte dhe nga momentet e vėshtira qė po kalonte ushtria italiane, gjė e cila kishte tensionuar situatėn dhe po i sillte asaj kapitullimin e pashmangshėm. Lidhur me kėtė Nojenbaher shkruan:" Nė njė gjėndje frike dola nga makina dhe uniforma ime e zezė diplomatike e stėrhekurosur, shkaktoi habi tek personeli ushtarak qė ishte aty. Nė pyetjen time, mė treguan njė bankė qė ndodhej nė anėn e majtė tė zgjatur fund tė aeroportit, ku gjendej personeli gjerman qė shėrbente aty. Pėr tė na pritur, erdhi vetė me automobilin e tij konsulli gjerman Shlip. Teksa ecnim me makinė nėpėr rrugėt e Tiranės, shikonim qė shtyheshin me mijra ushtarė italianė tė armatosur tė mbledhur nė grupe grupe qė dukeshin tė friksuar. Ata rrinin si tė humbur nė atė vend qė ju ngjallte frikė dhe qė aletatėve tanė tė dikurshėm tu bėje rezistencė kjo nuk kishte kuptim. Ata, italianėt ishin tė zėnė rob, prandaj gjermanėve ju duhej tė marshonin aty pėr tė luftuar. Ndonėse automobili jonė respektohej me njė farė rregulli me pėrshėndetje ushtarake, e cila vinte dhe nga shenjat e arit qė mbaja unė nė trup, pėr ata ushtarė italianė kam ndjerė gjithnjė njė keqardhje tė thellė nė vlugun e atyre ngjarjeve ku ishin pėrfshirė. Dalngadalė me automobilin tonė mbėrritėm nė kosullatėn gjermane. Por sa mbėrrita aty, urdhėrova qė Xhafer Devės t` i vihej nė dispocicion njė "Rosė" pėr ardhjen e tij nga Kosova nė Shqipėri, sepse koha e tijtashmė kishte ardhur", kujton Nojenbaher mbėrritjen e tij nė kryeqytetit shqiptar dhe nė konsullatėn gjermane ku akoma gjendeshin trupat pushtuese italiane.

Njohja me situatėn nė Shqipėri
Porsa i dėrguari special i Hitlerit mbėrriti nė konsullatėn gjermane nė Tiranė i shoqėruar nga konsulli Shlip, sipas instruksioneve tė marra mė parė, ai kėrkoi qė tė njihej me situatėn gjė tė cilėn ja kėrkonte Qendra, pasi trupat ushtarake gjermane tė cilat do tė marshonin me autokollona tė gjata drejt Berlinit, ishin gati pėr tė hyrė nė Shqipėri nga kufiri i saj Jugor me Greqinė.
Marching Nazist
Lidhur me ktė Nojenbaher shkruan:" Nė konsullatėn tonė nė Tiranė bisedova me zotin Shlip dhe Shajgerin tė cilėt ishin aty si ekspertė tė Shqipėrisė dhe njohės tė mirė tė gjuhės sė atij vendi, pėr tė cilėt Qėndra mė kishte instruktuar qė tė bashkpunoja pėr tė njohur gjendjen nė Shqipėri. Shajger, ish oficer austro-hungarez dhe gjeneral-shtabi, kishte kaluar pas Luftės sė Parė Botėrore mė se 20 vjet nė Shqipėri. Ai ishte bėrė njė leksiograf i vėrtetė nė lidhje me njohjen e atij vėndi qė i njihte nė mėnyrė tė shkėlqyer qė nga fiset, familjet, zakonet dhe deri tek persona tė veēantė qė paraqisnin interes pėr ne. Nė atė kohė situata nuk ishte dhe aq e nderė, ndonėse Shqipėria Jugore ishte pjesėrisht nė duart e partizanėve komunistė, kundėr tė cilėve italianėt kishin luftuar tepėr pasukses. Nisur nga kėtė shkaqe, qysh pėrpara ndėrrimit tė ushtrive aleate, njė Divizion gjerman ishte vendosur nė Elbasan. Forcat partizane, ishin kundėrshtarėt e pashmnagshėm tė trupave tona gjermane, ndėrsa e kundėrta ndodhte me forcat nacionaliste tė Ballit Kombėtar tė cilėt kishin dalė malit pėr tė luftuar italianėt. Ato forca nuk pėrbėnin ndonjė rrezik tė madh pėr ne, qė sipas ligjit NR.1, ata si nė Greqi dhe Jugosllavi, armiq kryesorė kishin komunistėt. Shqiptarėt e dinin fare mirė se qėllimi i marshimit tė trupave tona drejt Shqipėrisė, kishte shkaqe tė forta ushtarake, nė mėnyrė qė ne tė mbroheshim nga sulmet ansore qė na vinin nga kėrcėnimet e aleatėve anglo-amerikanė nga ana tjetėr e kanalit tė Otrantos. Deri nė atė kohė nuk mė kujtohet fare asnjė aktė armiqsor i popullsisė kundėr forcave tė armatosura gjermane. Ēėshtė e vėrteta, shqiptari ndėnė lėkurė mbante njė rezervė ndaj gjermanėve pėr shkak tė qėndrimit tonė tolerant ndaj italianėve nė agresionin e tyre ndaj Shqipėrisė mė 7 prill tė 1939-ės. Megjithkėtė, metodat e suksesėshme tė austro-hungarezėve gjatė luftės sė parė botėrore, ende ishin nė kujtesė tė mirė tė popullit, gjė e cila kishte ndikuar qė forcat gjermane tė priteshin deri nė njė fare shkalle mirė. Nga Balli Kombėtar, ne pothuaj nuk kishim probleme, ata kishin ndėrrmarė vėrsulje tė gjithanėshme kundėr forcave partizane nė Jug. Vetėm Abaz Kupi i cili mbahej si mėkėmbėsi i Mbretit Zog nė Shqipėri dhe pėr kėtė qėllim kishte qėndruar aty ku, kishte afro njėmijė pėrkrahės sė tij qė luftonin nė malet mes Tiranės dhe Shkodrės. Tek Kupi gjindeshin gjithashtu dhe njė numėr oficerėsh anglezė qė kishin ardhur me mision pėr tė ndihmuar luftėn e nacionalistėve kundėr forcave italiane. Ne pėrpiqeshim ta linim tė qetė Kupin, por dhe ai nuk na ngacmonte fare", kujton diplomati gjerman situatėn politike nė tė cilėn ndodhej asokohe Shqipėria.

Pėrpjekjet pėr qeverinė
Njė nga detyrat kryesore tė diplomatit gjerman Nojenbaher, pėr tė cilėn ai kishte ardhur posaēėrisht nė Shqipėri, ishte dhe interesimi dhe kujdesja pėr formimin e njė qeverie qė nuk do t` u sillte telashe atyre. Lidhur me kėtė diplomati i Hitlerit Nojenbaher shkruan:" Berlini ngulte kėmė se nė Shqipėri tė respektohej pavarsia sipas inisiativave personale.
Hitler in Paris Ndėrsa ky urdhėr na rrinte mbi kokė nė ajėr, nga ēasti nė ēast na mbėrrinin lajme tė ndryshme pėr zbarkimin e anglezėve, gjė pėr tė cilėn unė kisha konkluduar se ai zbarkim nuk do tė ndodhte kurrė. Shqiptarėt qė nė kohėn e romakėve kishin njė pėrvojė nė punėt e okupimit: Ku prej tė fortit kėrkohej pare dhe armė, kurse te i dobti qė tėrhiqej, duhej tė grabitej. Kjo ishte traditė e njė populli tė vogėl malsor dhe luftarak i cili nuk kishte lejuar qė kriminelėt e mėdhej ta shkelnin e ta nėnshtronin. Kėshtu malet e tyre qėndruan tė pashkelura pėr mijra vjetė, por tani ishte njė gjė e paqartė: Kush do tė mbetej? Me Italinė shqiptarėt kishin mbaruar punė pasi dhe e kishin ēarmatosur. Ēfarė entuziazmi dhe bekimi shekullor mbretėronte nė kullat e tyre plot armė, e sidomos nė shtėpitė fshatare dhe a do tė mundeshin gjermanėt qė tė mbeteshin aty, tė cilėt presioni i aleatėve (anglo-amerikanėve) nė bregun tjetėr tė Adriatikut po i shtynte drejt Veriut? A duhej qė nėn shenjėn e forcave tė armatosura gjermane tė shpallej pavarsia e Shqipėrisė, apo duhej pritur zbarkimi i forcave aleate dhe dyluftimi ndėrmjet tyre? Vetėm dy njerėz nė fillim tė ndarė nga njeri-tjetri, pėrpi-qeshin pėr krijimin e njė Kėshilli Nacional repr-ezentativ, i cili do tė shpallte pavarsinė e Shqipėrisė dhe do tė mbante pushtetin provizor nė vėnd. Ata ishin Ibrahim bej Biēaku dhe Xhafer Deva nga Mitrovica. Pėr krijimin e qeverisė bisedohej ditė e natė. Duke ju pėrmbajtur tėrsisht "iniciativės sime" largoja ēdo pjesmarrje time nė kėto biseda mjaft dramatike dhe vetėm prisja. Pėr tė qėndruar sa mė larg kėtyre gjėrave dhe pėr tė shmangur ēdo pėrshtypje se ne po bėnim presion pėr formimin e qeverisė, mė 12 shtator 1943 u largova nga Tirana duke bėrė disa fluturime pėr nė Beograd, Por mė 13 shtator pėrsėri u ktheva nė Tiranė duke pritur qė tė formohej "Kėshilli Nacional" (Regjenca). Mė 14 shtator u bashkuan dy grupet nė njė Kėshill me nė krye Ibrahim Bej Biēakun. Aty ishin mbi njėzet vetė tė gjithė personalitete dhe emra qė gėzonin respekt nė vend. Aty Prof.Dr. Calaris qė zotėronte shkėlqyeshėm gjermanishten, mė komunikoi me njė fjalim nė formė tė pėrsosur dhe me temperament, qė ishte themeluar "Kėshilli Nacional" dhe se ai Kėshill kishte proklamuar pavarsinė e Shqipėrisė. Ky ishte njė lajm i mirė qė pėr mua donte tė thoshte kryerje mė sė miri e detyrės dhe mezi prisja qė atė gjė t` ja komunikoja qeverisė sė Rajhut gjerman. Qė atė ditė shkova nė Kėshillin Nacional qė po debatonte nė Kryesinė e Qeverisė, ndėrsa njė ditė mė vonė u ktheva pėrsėri nė Beograd. Pas njė qėndrimi tė shkurtėr atje, fluturova me aeroplan pėr t` ju paraqitur raportin Qėndrės nė Berlin. Hitleri qė kishte simpati tė madhe pėr kėtė vend tė vogėl dhe romantik nė Jug tė Europės, u tregua shumė i kėnaqur pėr pėrfundimin e bisedimeve pėr krijimin e qeverisė shqiptare", kujton diplomati gjerman Nojenbaher lidhur me realizimin e misionit tė tij nė Shqipėri.



Nojenbaher: Unė i dėrguari i Hitlerit qė mbrojta Shqipėrinė

"Nė vitin 1941-1944 mora nė mbrojtje shqiptarėt, nga akuzat fallse tė bullgarėve (maqedonas) tė cilėt kishin pretendime dhe ndalova okupimin e territoreve shqiptare prej tyre"

(vijon nga faqja e kaluar)

Pasi u largova nga Berlini ku i raportova Qėndrės lidhur me formimin e Kėshillit tė Lartė, (Regjencės) u ktheva pėrsėri nė Shqipėri. Ato ditė Kėshilli Nacional e pranoi Qeverinė e Ibrahim Bej Biēakut, ku Xhafer Deva mori postin e Ministrit tė Pėneve tė Brendėshme qė ishte njė nga portofolet mė problematikė pėr vetė situatėn nė tė cilėn ndodhej vėndi. Pas formimit tė kėsaj Qeverie, gjendja filloi tė ndryshonte pothuaj nė tė gjitha aspektet. Ēdo gjė qė mė pėrpara ishte nė duart e italianėve, nuk ekzistonte mė.

Kėshtu legjislacioni, administrata, burgjet, policija, xhandarmėria, ushtrija, pra atributet e nevojshėme tė shtetit nuk ekzistonin mė nė duart e italianėve. Por ajo qė ende ishte prezent aty, ishte njėfarė kompaktėsie tradicionale e familjeve shqiptare dhe e fiseve tė ndryshme qė ishin tepėr kompaktė pėr shkak tė rrėnjėve tė tyre karakteristike. Nė kėto rrethana ushtarėve gjermanė nuk ju mbetej gjė tjetėr, veēse tė prezantonin veten e tyre si mbajtės tė rendit publik, pėrkundėr asaj qė ata ishin nė Shqipėri vetėm si mysafirė. Dhe vėrtet ata ishin vetėm mysafirė.
Army Kėshtu kur Komanda Supreme e Forcave tė Armatosura Gjermane e caktoi pėrgjegjėsin ushtarak pėr Shqipėrinė, unė kam protestuar te Ministri i Punėve tė Jashtėme Ribentrop, pėr kėtė gabim duke e quajtur tė papranueshmė atė gjė, pėr arsyen se ne e kishim njohur Shqipėrinė si shtet tė pavarur dhe sovranitetin e saj. Nė atė kontekst nga ana jonė si gjermanė, nuk mund tė pretendohej tė kishim asnjė kopetencė administrative dhe legjislative. Ky gabim trashanik i joni u rregullua nė vend dhe pėrgjegjėsi ushtarak nė Shqipėri, u quajt "Gjenerali gjerman nė Shqipėri", me detyrė qė tė pėrfaqsonte forcat ushtarake gjermane pranė Qevverisė shqiptare", kujton diplomati i Hitlerit Herman Nojenbaher, i dėrguar nė Shqipėri me mision pasi ishte caktuar nė detyrėn e tė dėrguarit special pėr Juglindjen e Ballkanit.

Nojenbaher: Mehdi Frashėri, burrė shteti
Nė kujtimet e tija lidhur me periudhėn e qėndrimit nė Shqipėri, diplomati gjerman i dėrguar i Fyrerit tregoi njė interes tė veēantė dhe me politikanėt shqiptarė tė cilėt do tė merrnin pjesė nė Qeveri dhe do tė bėnin tė mundur kapėrcimin e krizės qė kishte mbėrthyer vendin pas largimit tė forcave italine. Lidhur me kėtė ai kujton:" Kur nė ditėt e para tė ardhjes sime nė tokėn shqiptare kisha filluar tė interesohesha pėr personalitetet mė tė njohura tė vendit, shumė shpejt konkludova se njeri prej atyre qė gėzonte njė respekt tė padiskutueshėm ishte Mehdi Bej Frashėri. As ofertat e italianėve, nuk mundėn qė ta thyenin atė ish nėpunės tė lartė tė administratės sė lartė tė Perandorisė Otomane, nė mėnyrė qė ai tė pajtohej me agresionin italian karshi Shqipėrisė. Autoriteti i madhėshtisė sė tijė, e kishte detyruar italianėt qė ta internonin nė Romė, ku ai jetonte nė njė hotel dhe me liri tė kufizuara me vajzėn e tij Mehdien. Nisur nga personaliteti i Frashėrit, menjėherė pas ardhjes sonė nė Shqipėri, unė urdhėrova qė atij t` i vihej nė dispozicion njė aeroplan "Heikel 111" qė ai tė vinte nė Tiranė. Bashkė me atė aeroplan ai solli me vete dhe rezrvat e monedhės shqiptare e cila ruhej nė Bankėn e Italisė, pėr Bankėn Popullore shqiptare, e cila ishte e organizuar shumė mirė nė sajė tė ekspertėve italianė qė kishin punuar aty. Mehdi bej Frashėri asokohe ndonėse ishte 74 vjeē, ishte njė personalitet tepėr impulsiv. Ai rridhte prej njėrės nga familjet kryesore shqiptare i cili e kishte filluar karrierėn e tij nė tė ashtuquajturėn Turqia Ballkanike, si administrator dhe mė vonė kishte shėrbyer nė Liban dhe Egjipt nė rangun e Pashait. Ai ishte i ngritur si njė pėrmendore nga koha mbretėrore otomane. Bashkėshortja e tij ishte me origjinė turke, tė cilėn Mehdi beu e kishte fituar nė saj tė burrėrisė sė tij. Ai fliste rrjedhshėm sė paku tetė gjuhė, por jo gjermanishten. Nė mė tė shumtėn e rasteve ne bisedonim nė italisht. Nėse guxoj pėr tė gjykuar, dua tė them se Mehdi Frashėri ishte njė nga themelonjėsit e kategorisė sė lartė tė drejtėsisė nderkombėtare. Ai mė propozoi qė Gjermania tė pranonte neutralitetin e Shqipėrisė. Sipas fjalės sė tij, do tė kishim tė bėnim me njė "netralitet garant" dhe Shqipėria do ti konsideronte forcate armatosura gjermane, qė kishin ardhur nė kėtrė vend si mysafirė vetėm prej nevojave ushtarake dhe nuk do tė kishin asnjė dėm nga forcat ndėrluftuese. Mehdi beu i shikonte shumė i rezervuar zhvillimin e ngjarjeve dhe kur vėrejti se nuk ishte fjala pėr njė regjim okupues gjerman nė Shqipėri, ngjalli interesin pėr ēėshtjet qė i pėrkisnin vendit tė tij. Kur Kuvendi Popullor i drejtoi atij njė apel tė zjarrtė pėr detyrėn e tij patriotike, ai pranoi qė tė vihej nė krye tė Asamblesė si Kryetar i parė. Nė kėtė Kėshill duhej tė ishin dhe nga njė pėrfaqsues pėr katolikėt dhe ortodoksėt dhe ajo detyrė duhet tė kalonte nga njeri tek tjetri. Por Mehdi bej Frashėri mbeti gjithnjė Kryetar i parė, sepse kolegu i tij ortodoks Lef Nosi ishte i sėmurė, kurse pėrfaqsuesi i katolikėve superiori i franēeskanėve tė Shkodrės Patėr Anton Harapi, e refuzoi postin e Kryetarit me motivacionin se morali katolik nuk e lejonte pėr tė pranuar njė funksion qė do ta detyronte pėr tė dhėnė dėnime me vdekje. Kuvendi Popullor qė kishte atribute kushtetuese si dhe Kėshilli i Regjencės, tė cilin ajo e zgjodhi, formoi Qeverinė ku Rexhep Mitrovica me origjinė nga Kosova, u caktua nė postin e Kryeministrit kurse Xhafer Deva mori postin e Ministrit tė Punėve tė Brendėshme. Djali i Mehdi Frashėrit Vehbiu u caktua nė detyrėn e Sekretarit pėr Punėt e Jashtėme", kujton Herman Nojenbaher periudhėn kur nėn okupacionin gjerman krijoheshin qeveritė shqiptare qė nuk e kishin jetėn e gjatė.

Nojenbaher: Jo batalioni "Skėnderbeg"
Duke respektuar parimet e neutralitetit tė Shqipėrisė tė cilėn e kishte njohur shteti gjerman, i dėrguari i saj special Nojenbaher ngulmonte qė tė drejtat qė buronin nga kjo gjė tė zbatoheshin me rigorozitetin mė tė madh. Lidhur me kėtė gjė, ai ishte kundėr krijimit tė batalionit me vullnetarė nga Kosova tė pagėzuar me emrin "Skandėrbeg", pavarsisht se ai luftoi kundra forcave ēetnike serbe qė kishin dhjetra vjet qė e maskaronin popullsinė autoktone shqiptare qė jetonte nė trojet e saja. Lidhur me kėtė diplomati Nojenbaher shkruan nė kujtimet e tija:" Kur e kam pranuar detyrėn lidhur me Shqipėrinė, nė krahinėn e Kosovės gjendeshin njerėz tė armatosur qė gjurmonin luftėtarėt e Divizionit myslyman SS tė njohur me emrin "Hanxhar" i cili ishte formuar nė Bosnje. Atėhere me ndihmėn e Kaltenbrunerit, kam arritur ta bind Himlerin pėr tė ndaluar kėto rekrutime qė nuk pajtoheshin me politikėn tonė tė neutralitetit. Por Rajs firer SS, i cili kishte dėgjuar mjaft ndodhi e tregime pėr regjimentin e Bosnjes- Hercegovinės tė monarkisė danubiane, megjithatė erdhi deri te qėllimi i tij mė 1944-ėn, qė ta bindėte Hitlerin tė formonte nė Shqipėri pėr nevoja tė luftės lokale partizane brenda kufijve njė Divizion malor SS tė quajtur "Skandėrbeg". Kjo gjė u bė nė fazėn e herėshme tė luftimeve dhe meqėnse ai u udhėhoq keq, pėsoi humbje tė konsiderueshme nė luftė me forcat partizane. Formimi i kėtij batalioni mua nuk mė entuziasmoi aspak, por Qeveria shqiptare shikonte nė formimimin e njėfarė Divizioni tė tillė, si mundėsi shumė tė volitėshme sepse besonte se me ndihmėn e saj do tė formonte njė kuadėr tė pėrkryer e tė pėrshtatshėm pėr forcat e armatosura nacionale si dhe ato tė xhandarmėrisė. Garnizoni i kėtij njėsiti ishte nė Prizėren dhe unė e pengova me qėllim vendosjen e tij nė Mitrovicė, e cila mbeti nė kufijtė e Serbisė sepse i frikėsohesha konflikteve me popullsinė serbe tė cilėt me shqiptarėt ishin gjithnjė nė luftra", kujton Herman Nojenbaher pėrpjekjet e tija qė asokohe kundėrshtoi rekrutimin dhe formimin e Divizionit "Skanderbeg" me vullnetarė shqiptarė, gjė e cila do t` i humbte Shqipėrisė kartėn e neutralitetit dhe njėkohėsisht pavarsinė e saj.

Nojenbaher nė mbrojtje tė shqiptarėve
I ngarkuar me detyrėn e tė dėrguarit special pėr Juglindjen e Ballkanit, diplomati gjerman Herman Nojenbaher u pėrpoq tė ekuilibronte ngatėrresat Ballkanike nė mes shqiptarev dhe bullgarėve, nisur nga fakti se si italianėt dhe gjermanėt kishin njohur kufijtė e Shqipėrisė Etnike qė nė lindje tė saj kufizohej me Bullgarinė. Lidhur me kėtė gjė, nė kujtimet e tija i dėrguri special i Fyrerit shkruan:" Pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė, nė korrikun e vitit 1941 shqiptarėve ju takoi krahina e Kosovės e banuar mė dendur prej tyre. Qė prej vitit 1939 Shqipėria i ishte aneksuar Italisė dhe pas lirimit tė saj, shqiptarėt nxituan tė pėrzinin qė andej sa mė shumė kolonizatorė qė i kishin shtypur ata prej vitesh. Kur gjenerali Nediq mu drejtua mua me ankime tepėr tė ashpra, e kėshillova qeverinė shqiptare me ngulm qė ajo t` u jepte fund ndjekjeve tė kolonėve. Kur vėrejta se ndėrhyrja ime nė kėtė drejtim ishte e pasuksesėshme, i kėrcėnova eprorėt e mij me dorheqjen time nga detyra shqiptare qė kisha marrė pėrsipėr, duke ju theksuar se do t` ja besoja njė tjetri kujdesin pėr ta mbajtur kėtė vend nga dėshirat territoriale tė Bullgarėve. Xhaferr Deva qė kishte ndikim tė madh nė Kosovė, mė premtoi se do tė interesohej pėr kėtė problem dhe ai e bėri atė me teper sukses. Por megjithatė qė nga viti 1941 e nė vazhdim kishin ndodhur shumė ngjarje tė pahijshme midis shqiptarėve dhe bullgarėve. Bullgarėt vazhdimisht ankoheshin lidhur me vrasjet e bullgarėve nė Shqipėrinė Lindore, ku ēishte e vėrteta nuk kishte fare bullgarė. Kjo gjė bėhej nė mėnyrė qė nga Gjermania tė kėrkohėj e drejta pėr ti aneksuar territoret e rrezikuara. Nisur nga kjo, unė e kam drejtuar kolonelin Von Kohautek (i cili ishte i caktuar i shtabit tim nė Beograd) nė veri tė liqenit tė Ohrit me detyrė qė politikisht tė analizonte vrasjet qė kishin ngjarė muajve tė fundit nė atė zonė. Koloneli Von Kohautek me pedantėri i studjoi ato 40 vrasje dhe konstatoi se ne mesin e tė vrarėve nuk kishte asnjė bullgar. Gati tė gjitha ato vrasje i pėrkitinin kategorive tė hakmarrjes dhe armiqėsive tė vjetra nė mes familjeve dhe fiseve si vrasje banale. Njė rast vrasje kishte tė bėnte me likujdimin e njė komunisteje nga njė komunist, ndėrsa disa vrasje tė tjera nuk ishte e mundur t` i sqaroje. Pas gjithatyre sqarimeve rreth vrasjeve tė cilat koleneli qė caktova unė i bėri me themel, nuk dukej e nevojshėme qė forcat bullkgare tė okuponin territoret shqiptare, rezultat i sė cilės do tė shkonte dhe nė dėm tė famės sime nė qarqet bullgaromėdha. Nė ato qarqe unė kisha vlersime dhe nota tė dobta, qysh nga koha qė pengova plebishitin e Trakisė", kujton diplomati gjerman pėrpjekjet e tija pėr tė ndaluar orekset e bullgarėve (maqedonas) pėr tė pushtuar territoret shqiptare.

Rėnia e Qeverisė sė Rexhep Mitrovicės
Nė kujtimet e tija lidhur me periudhėn e qėndrimit nė Shqipėri, diplomati herman Nojenbaher, analizon dendur politikanėt shqiptarė dhe qeveritė qė ata kryesonin. Lidhur me kėtė ai shkruan:" Nė qershor tė vitit 1944, Kryeministri Rexhep Mitrovica dha dorheqjen me preteksin se ishte i sėmurė. Ky njeri vėrtet ishte i sėmurė dhe nuk kishte mundėsi pėr tė zhvilluar punė tė madha nė detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr. Nga kjo mbetej qė fusha e fuqisė politike tė endej e pėrcaktuar nė mes kundėrthėnjeve tė Shqipėrisė sė vjetėr (Mehdi Bej Frashėrit) dhe Shqipėrisė sė re (Xhaferr Devės). Por edhe Xhaferr Deva u tėrhoq nė qershorin e 1944-ės, duke mendur qė tė shkonte pėr mjekime nė Gjermani dhe pastaj t` i pėrkushtohej tėrsisht forcimit tė pozitės sė tij nė Kosovė. Asokohe e pėrjetova krizėn e qeverisė shqiptare e cila zgjati rreth tre javė. Ajo mė mbeti e paharruar. Me konsekuencė tė plotė ne kemi refuzuar preferencat tona pėr zgjedhjen e ndonjė kandidati pėr postin e kryeministrit. Pėr ēdo ditė kishte kombinime tė ndryshme lidhur me kandidatėt e mundshėm dhe ato valė pėrplaseshin nė ndėrgjegjien time tė cilat nė Tiranė mė shėrbenin si prehje e sigurtė. Nė hotelin e bukur "Dajti" tė cilin e kishin ndėrtuar italianėt, grumbulloheshin mysafirė tė njohur, tė cilėt me njerzit e tyre kishin zbritur nga malet nė mėnyrė qė tė mos qėndronin larg kur Ministri i ri i finacave tė pranonte detyrėn. Pushkėt dhe automatikėt qė shoqėruesit e personaliteteve me zė mbanin me vete, i jepnin jetės sė atij hoteli njė pamje luftarake".



Ky Artikull vjen nga TanPortal - The Information System of TanMedia & Part of Corporation TanMarket.com Beautiful Albania
http://www.tanmarket.com/php

URL pėr kėtė lajm ėshtė:
http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=59