Pjesa 1 - REKUIEM PER ANTON ATHANASIN—IKONA E BOSTONIT
    05 gusht 2005

    Nga znj.ROZI THEOHARI—Boston

    Ishte pasditja e se premtes se 20 majit 2005, kur, me telefon, mikja ime amerikane Ann Negri me lajmeroi se Anton Athanasi kishte nderruar jete. Hapa emisionin e lajmeve lokale ne TV dhe u perballa me fotografine e te ndjerit: Antoni i ri, me nje kostum blu, shik, me nje buzeqeshje te cilter, me dy vetullat e zeza kaleshe karakteristike per fytyren e tij dhe dy sy depertues. Spikerja perseriti disa here lajmin: “U shua Anthony, “Albanian restaurateur”, themeluesi i Antony’s “Pier 4”, perfaqesuesi i vecante dhe i respektuar i njerit prej brezave me madheshtore te komunitetit te qytetit te Lynn-it e te Bostonit, i cili dikur tha: “Hard work” (puna e veshtire) e ndertoi kete vend(Ameriken)”… Ai luftoi tre vjet me semundjen e Alzheimer-it deri sa ajo e mundi…”
    Nje ndjenje nderimi, krenarie, perzier me ngasherim me pershkon trupin. Qendroj disa minuta ne dritare ku, perballe, ne krye te nje masivi shkembor ne breg te oqeanit, prone e familjes Athanas, ngrihet hijerende e luksoz nje nga restorantet e tyre te degjuara, “Anthony’s Howthorne-by-the sea”, ne Swampscott. Dallget e bardha te oqeanit afrohen me radhe njera pas tjetres e godasin butesisht muret-keshtjelle te nderteses, si te sjellin ngushellime per humbjen e te zotit. Sjell nder mend nje dite vjeshte te 1994-s, kur qendroja e hutuar dhe e mahnitur ne hollin e restorantit “Pier 4” ne Boston, e veshtroja per here te pare ate luks e mireqenie e s’me besohej se gjithe ai kompleks aristokratik ishte prone e nje bashkatdhetari.
    -He, moj shqiptarke, ke ardhur edhe ti te kerkosh pune? U ktheva menjehere dhe u ndodha balle per balle me zotin Athanas, i cili po buzeqeshte plot miresi: “- Kemi vende te lira vetem ne kuzhine, por aty eshte pune e rende per ju grate….”
    Ne fillimin e viteve ‘90 emigrantet e pare shqiptare iu turren industrise kulinare. Restorantet e Antoni Athanasit hapen dyert dhe punesuan dhjetera djem e vajza shqiptare.
    -Une jam gazetare,- i thashe shpejt e shpejt,- deshiroj te marr nje interviste nga ju…
    Ai me tha “Mire se erdhe” , toku doren me mua e me ftoi te uleshim ne nje kolltuk prane vatres gjigante ku digjeshin dy gerxhele.
    -Degjo ketu…, prej nga te kemi?
    -Nga Korca…, jemi te dy patriote!
    -Une jam patriot me te tere shqiptaret…, por dije se nuk kam kohe…, i kam edhe minutat te numeruara.
    Ai beri te ngrihej, une e sulmova me pyetje.
    -Me vjen keq, te thashe s’kam kohe.- Ai me pershendeti me miresjellje dhe ngjiti me nxitim shkallet ku e prisnin dy kameriere.
    Po ate vjeshte, per festen tradicionale te 28 Nentorit u mblodhen shqiptaro-amerikanet e Bostonit, si cdo vit, te kremtonin Diten e Flamurit ne “Pier 4”. Sallat dhe interieret e restorantit ishin zbukuruar me flamure kombetare e drita shumengjyreshe, te cilat feksnin dukshem ne sfondin blu te oqeanit pertej vetratave. Tek ngjitja shkallet e shtruara me kadife vishnje, me zuri syri zotin Anton Athanasi, i cili po mbante me zor nje tavoline te madhe, i ndihmuar edhe nga nje kamerier. Ne te ftuarit qe vinim per here te pare mbetem gojehapur tek shihnim ate skene. Iu afrova zotit Anton e i peshperita: “Nuk u gjendka nje kamerier tjeter per kete pune?

    Ai, sa me pa, u kujtua per intervisten e ma preu:
    - Jemi jashtezakonisht te zene…, kane ardhur shume te ftuar…, duhen tavolina…
    Duheshin tavolina te tjera e te tjera cdo vit qe festohej 28 Nentori ne “Pier 4”, sepse njerezit vinin mizeri ne ate manifestim madheshtor ne mjediset e restorantit modern, me ushqim te bollshem e te zgjedhur, te pritur me dashuri e respekt nga zoti e zonja Athanas.
    Nje vit me vone, ne nje dite nentori, tek i bija ziles se telefonit te sekretares se “Pier 4” per te rezervuar biletat e festes, m’u pergjigj nje ze burri:
    - Mos fol anglisht,-me tha,- e kuptoj qe je shqiptarke.
    Ishte zeri i Anton Athanasit. Ai pyeti per emrin tim dhe sa bileta doja.
    - Me falni, zoteri, po pse u dashka te merreni ju edhe me listen e te ftuarve?!…
    - Sepse sekretarja ka shkuar ne banke dhe une po qendroj te telefoni deri sa ajo te kthehet.
    Ai qeshi se me njohu nga emri e duke u shfajesuar me tha:
    - Tashti, po deshe, bisedojme, se jam ne qetesi…por bjeri shkurt.
    Une u stepa per nje cast. Nuk me ndodhej prane as leter as laps. Para se ta merrja veten, ai filloi te fliste ngadale e me humor e u ankua se u shmangej intervistave te gazetareve, te cilet shpesh i “vidhnin” kohen.
    E pyeta ne e mbante mend diten e pare te ardhjes ne Amerike dhe ai m’u pergjegj “Po.” Anton Athanasi e pa Statujen e Lirise per here te pare ne vitin 1915, ne moshen 5-vjecare.
    “A u menduat shume kur niset bisnesin e pare?”, -e pyeta.
    “Amerikanet perdorin nje shprehje te ngjashme: “Kur e ben ai pse te mos e bej edhe une?” Kjo ishte shtytja e pare…Kur e ke filluar punen pa frike, kur e ke marre ne sy deshtimin dhe kur nuk kenaqesh nga ajo qe ke arritur, vazhdo…vazhdo… se e ke rrugen te hapur”, -u pergjegj ai.
    “Pse ju zgjodhet pikerisht bisnesin e restoranteve?”, - e pyeta.
    “ Sepse eshte rruga me e lehte te fillosh nje bisnes,-u pergjegj ai,- merr me qira nje lokal, fillon te blejsh ushqimet, te gatuash e t’i tregtosh. Me vone, me fitimet e blen lokalin dhe zgjeron bisnesin. Italianet dhe greket qe kishin filluar para nesh, na dhane nje eksperience te mire.”
    “ Ju permendet zgjerimin e bisnesit, kaq shpejt arrihet ai?”
    “Ai nuk arrihet kaq lehte…Degjo tani…mund te bej nje krahasim me cfare thote Bibla…Ju mund te ndertoni nje shtepi mbi rere shume shpejt, por te ndertosh nje shtepi mbi shkemb ka veshtiresi, do mund, lodhje. Po kur vjen tufani, shtepine e reres e shkaterron dhe e hedh tutje, ndersa shtepia mbi shkemb qendron e paprekur…Une nuk punoj shkel e shko e vetem per te sotmen…Une “ndertoj mbi shkemb”, punoj e lodhem shume e mendoj per te ardhmen…”

    “Babai im, -i thashe,- kur eshte larguar nga Shqiperia per ne Amerike ka udhetuar pothuaj ne te njejten kohe me ju dhe ne te njejten rruge, nga Korca ne Pire, Greqi, me kuaj e me tutje me vapor. Edhe ai punoi rende e bleu nje restorant ne Detroit…Gjithe jeten me ka ngacmuar kurreshtja se si do te jetonim, sikur te na kishte marre edhe ne babai ne Amerike…”
    “Ndoshta sot nuk do te mbaje ne dore penen, por thiken ne kuzhinen e restorantit,” -tha ai me humor.
    U ngjetha kur mendova se edhe familja jone do te kishte kaluar rrugen e mundimshme e me plot te papritura te familjes Athanas prej dites se mberritjes ne “token e premtuar.”
    Prinderit e Antonit u vendosen ne qytetin Nju- Bedford dhe gjeten pune ne nje fabrike pambuku me nje page te ulet, ndersa Antoni i vogel ndihmonte xhaxhane te shiste fruta e perime me nje karroce qe e shtynte me dore ne Fanueil Hall, aty ku sot ngrihet Quincy Market.

    “Nena ime, -psheretiu Antoni,- qysh ne vogeli me kishte mesuar te isha punetor, nikoqir e t’ua kaloja moshatareve. Babai, Simoni, ishte kembengules te mos e kaloja kohen kot. Me jepte nje shporte me banane e me thoshte: “Po nuk i shite te gjitha bananet, mos me hajde ne shtepi.” Une vrisja mendjen si te veproja. Zija vend ne te dy anet e ures ku kishte kalimtare me shume dhe arrija t’i shisja te gjitha. Keshtu me mbetej pak kohe e lire te kthehesha ne shtepi e te kryeja detyrat e shkolles.”
    Anton Athanasi e ka pase dashur shume te emen dhe ka vazhduar ta kujtoje e ta respektoje pas vdekjes se saj. Ne nje nga zyrat e tij eshte i varur ne mur portreti i Evangjelia Athanasit. Ai deshironte te ndertonte ne Shqiperi nje spital te madh me emrin e nenes se tij…

    Antoni e permend nenen e tij edhe per dicka tjeter. Ai ka deklaruar para gazetareve e vendeve publike se ishte pikerisht nena e tij, e cila e solli faren e kosit me vapor nga fshati Trebicke dhe ai e cileson: “Our Culture”. “Ne shqiptaret e sollem ne Amerike faren e kosit!”…Ishte tharmi i vendlindjes, ishin traditat e familjes shqiptare qe, duke udhetuar mbi Atlantik, fillonin te hidhnin rrenje pak nga pak ne kontinentin e ri.

    Ne moshen 13 vjec Antoni e la shkollen e gjeti pune ne nje fabrike te Bedfordit. Detyra e tij ishte ndezja e sobave me dru e qymyr per zyrat e shefave, pune te cilen, sic thote ai, e kishte kryer edhe ne shtepi tok me motrat e vellezerit. Ai punonte 7 dite ne jave e shpinte ne shtepi 12 dollare. Me vone ai punoi si “busboy” dhe kamerier ne nje nga restorantet e degjuara te qytetit. Ai ishte i pari shqiptaro-amerikan qe punonte ne ate restorant dhe kur u kthye ne shtepi nga dita e pare e punes u duartrokit nga njerezit e familjes dhe miqte.

    Pesedhjete vjet me vone ne nje fjalim mbajtur ne Fanuiel Hall, para me teper se 400 pjesemarresve ai tha: “Ne qofte se ju mendoni se jam i suksesshem tani, ju duhet te me shikonit mua atehere.”

    Ne moshen 14 vjec ai punonte si pjatalares, por nje greve e gjate punetoresh e dobesoi ekonomine e Bedfordit, keshtu Antoni levizi ne Nju- Jork, ku punoi tek restoranti i xhaxhait tjeter. Aty Antoni kreu te gjitha llojet e puneve qe ka nje restorant, pervec punes ne zyre, per te cilen ai nuk e vrau mendjen shume gjate veprimtarise se jetes. Dhe erdhi nje dite kur ai , me kursimet e fituara, hapi vete ne Nju- Jork nje restorant te vogel 45-vendesh me punesim per dy vete counter-service. Por ky hap i rendesishem ne jeten e tij u nderpre shpejt, sepse per fat te keq, i vdiq i ati dhe u detyrua te kthehej sa me pare ne Bedford. Djali 20-vjecar punoi ne Nju Bedford ne fillim si kamerier e me vone kryekamerier, duke e ndihmuar familjen me 3.000 dollaret e tij te kursyera.
    …”Kisha nje shok te aferm, -perfundon Antoni,- ishim te dy korcare e moshatare, quhej Vasil. Me te shpesh i qaja hallet e i flisja per projektet qe kisha ne koke. Nje dite shkuam ne plazh, te dy ishim djem te rinj, na pelqente noti ne oqean…Duke qendruar shtrire ne rere, me syte nga qielli, i thashe Vasilit se deshiroja te hapja ne Lynn nje lokal te vogel “Hot Dog”. Ai e pelqeu mendimin tim e me inkurajoi…”
    Lynni eshte i permendur si qender industriale prane Bostonit dhe si nje qytet me popullsi te madhe emigrantesh. Banoret e pare kane qene angleze, me vone erdhen irlandeze, italiane, franceze-kanadeze, greke, armene e te tjere, te cilet punonin ne fabrikat e kepuceve. Antoni i kishte rene lapsit se hapja e nje “Hot Dogu” prane ketyre fabrikave do te kishte xhiro te madhe e do t’i sillte fitime te medha. Ai nuk e la deshiren ta mundonte per nje kohe te gjate, por e hapi nje lokal te tille ne Lynn. Bisnesi po i shkonte mire, por nuk vazhdoi vecse disa muaj. Ishte koha e depresionit ekonomik, qe perfshiu gjithe Ameriken, lokalet e dyqanet falimentonin shpejt dhe pronaret i shisnin me cmime fare te uleta. Antoni, me intuiten e tij te tregtarit qe s’e genjeu kurre, e shiti shpejt “Hot Dog”-un dhe bleu ne ankand restorantin me te bukur te Lynn-it.

    Kembengules per te ngritur nje restorant me pamje terheqese dhe “first-class”, me 1938 ai hapi restorantin Anthony’s Hawthorne ne downtown Lynn. Hawthorne ishte mbyllur ne kohen e depresionit ekonomik, por i krijoi mundesine Antonit i cili gjeti ate qe kerkonte per dy -tri mije dollare. Por ne mbarim te vitit te pare Athanasi fitoi 23.000 dollare. Ne fillimin e viteve’50 Anthony’s Hawthorne u be restoranti me kapacitet me te madh me vendulje ne gjithe Massachusettsin, me nje fitim me shume se nje milion dollare ne vit.


    LEGJENDA “ATHANAS”
    Ne zonen e Bostonit, ne se i thua nje amerikani “jam shqiptar” ai ta kthen: “Si Anthony?”. Kaq familjare e popullore jane bere pese restorantet e tij “Athanas”, sa ky emer sot eshte bere mit. Ne pronesi te familjes Athanas sot jane: Anthony’s Hawthorne ne Lynn, i cili eshte hapur me 1938; Hawthorne-by-the Sea ne Swampscott, i cili u hap me 1947 dhe sot eshte zgjeruar me Anthony’s Pier 4 Café; The General Glover ne Marblehead, i cili eshte hapur me 1957; Anthony’s Pier 4 ne Boston Harbor, i cili eshte hapur me 1963; Cummaquid Inn ne Cape Cod, i cili eshte hapur me 1975. Ne te gjitha restorantet sot jane te punesuar rreth 800 punonjes.

    Qysh prej fillimit te viteve ‘90 nje numer i madh kamerieresh jane emigrante shqiptare, te cilet Antoni i zgjodhi sipas aftesive, paraqitjes profesionale dhe shkathtesise. Klientet shqiptaro-amerikane, te cilet frekuentojne restorantet e familjes Antoni gjithmone e kane ndier veten si ne shtepine e tyre duke komunikuar shqip me kamerieret dhe punonjesit e tjere te sherbimit, aq me teper nga kostumet e tyre jelek e xhakete te kuqe e pantallona te zeza qe i perngjajne flamurit tone. Gjate aktivitetit te restoranteve ne dekada Antoni i jepte shume rendesi paraqitjes se mire fizike dhe sjelljes se kamerierit. Tregojne se prane deres se kuzhines se restorantit, ai kishte varur nje pasqyre te madhe e poshte saj shenimin me germa te medha: “ Ne qofte se nuk dukesh mire, mos dil jashte nga kjo dere!” Kamerieri, i ngarkuar me pjatat ne tabaka, duhe te shihej ne pasqyre para se t’i sherbente klientit. Ndoshta ky duket nje detaj i vogel, por edhe ai ka kontribuar ne rritjen e fitimeve te restoranteve “Athanas”. Me kete perpikmeri e disipline kane punuar edhe djemte e tij. Restorantet e familjes sot administrohen nga kater djemte e Antonit, Anthony Jr., Michael, Robert dhe Paul, te cilet u rriten bashke me bisnesin. Ata jane impenjuar ne te dy sektoret e lokaleve, ne ate te pasmin, kuzhinen, dhe ne ate te perparmin, zyrat. Ata filluan si “busboy”, kameriere dhe arriten deri te pozicioni i manaxherit. Vellezerit bisnesmene punojne si nje skuader e vetme, qe te cojne me tej nderin dhe lavdine e familjes Athanas.

    Ndertimi i “Pier 4” ne Boston Harbor, nje “vapor-restorant”, ishte nje enderr e Anton Athanasit, e cila filloi qysh ne vitin 1959 kur ai bleu sheshin e nje hekurudhe te vjeter ne nje vend te shkrete te Bostonit. Por sot aty ngrihet madheshtore ndertesa e nje restoranti me fame jo vetem ne Amerike, por edhe ne te gjithe boten. Ne vitin e fillimit te funksionimit te restorantit “Pier 4” Antoni, me zgjuarsine e vet, ftoi per darke falas te gjithe shoferet e taksive te Bostonit, duke i thirrur edhe per kafe sa here u binte rruga andej. Ky gjest u pagua mire: shoferet filluan te sillnin me taksi kliente te cileve u propozonin te kalonin nje dite te mahnitshme ne nje restorant akoma te padegjuar mire, aty ku klientet me te vertete mbeteshin te kenaqur e filluan te propagandonin kete vend. Vit pas viti “Pier 4” u be nje magnet qe terhiqte yjet e kinematografise, median e televizonit, udheheqes politike dhe kremtime festash nga e gjithe bota. Ne vaporin-restorant jane vendosur, i pari flamuri shqiptar dhe me tej flamure nga e gjithe bota. Muret e hollit te restorantit jane te mbushura me fotot e vizitoreve te famshem te “Pier 4”, perfshire edhe Elisabet Taylor, Mery Griffin, John Carson, Don Rickles, Joe DiMaggio, Judy Garland dhe Wayne Newton. Elita e politikaneve te Bostonit e kane “Pier 4” si vendin e takimeve, sidomos gjate fushatave te zgjedhjeve e vizitojne senatore e kongresmene. Aty jane organizuar gjithashtu qindra kremtime festash kombetare shqiptare dhe takime te tjera te rendesishme te diaspores shqiptaro-amerikane te mbare Amerikes, vecanerisht ne festat e Nentorit.

    Qe prej vitit 1963 dhe deri me 1981 te ardhurat vjetore te “Pier 4” arrinin deri ne 12 milione dollare. Me 1984 ne kete restorant servireshin afersisht 700.000 porcione ushqimi per cdo vit dhe u cilesua restoranti i 50-te me i suksesshmi ne Amerike. Per 40 vjet Anton Athanasi ka qene nje figure e spikatur ne organizatat kulinare lokale dhe nacionale. Ai ka fituar nje numer gradimesh, cmime dhe flete nderi perfshire dhe “Silver Plate Award” nga “The International Foodservice Manufactures Association”. Antoni Athanas, themeluesi dhe presidenti i restoranteve elegante te familjes, eshte nje nder personalitetet me te shquara te bisnesit ne Boston. Athanasi eshte ngritur shkalle pas shkalle per t’u bere modeli i Amerikes ne industrine e restoranteve, duke personifikuar realizimin e endrres amerikane.
    Me 1967 “Pier 4” ne Boston u cilesua nje nder restorantet me te medha te Amerikes dhe Anton Athanasi u nderua, duke fituar “The Golden Door Award of the International Institute of Boston”, “Business Executives Dining Award” per tre vjet rresht dhe fituesi i “Congressional Medal of Honor” per aktivitetet humanitare me 1979. Anton Athanasi sherbeu edhe si president i “The Massachusetts Restaurant Association” dhe si anetar i bordit te “The National Restaurant Association”, i cili me 1976 u cilesua me emrin e “bisnesmenit me te mire te vitit.” Por me humorin e tij Antoni perseriste gjithnje shprehjen proverbiale: Une jam aq i mire sa c’eshte gatimi im i fundit…” Lista e cmimeve dhe dekorimeve te fituara prej tij eshte pa fund. Ai u nderua me “Honory Doctor of Bussiness Administration degree” nga Southeastern Massachusetts University me 1977; “Diploma of Honor” nga National Institute for the Foodservice Industry me 1983; “Honorary Doctorate degree” nga International Institute of Culinary Arts, ne Massachusetts; “The Lifetime Achievement Award” nga Mass.Hospitality Association me 1999; si dhe nga dhjetera organizata e institucione te tjera ku zoti Anton mban nje vend nderi. Deri ne ditet e fundit te qendrimit te tij ne “Pier 4” ai punonte dite per dite, 7 dite ne jave, ne dite te zakonshme arrinte ne restorant rreth ores 10, kurse ne ditet e festave ne oren 7 te mengjesit dhe qendronte aty tere diten. Ne fundjavet punonte deri ne oren 12 te nates.

    Ne kulmin e lulezimit, ne vitet 1960-70 “Pier 4” u be vendi ku mblidheshin kastat e fuqishme te politikes, politikane, bankiere, gjykates, sportiste, yje te kinematografise dhe festime te ndryshme. A.Athanasi, nje “multi-milioner”, qe i fitoi parate me mundin e djersen e tij, jo te dhuruara ose te trasheguara, permendte gjithnje me humor udhetimin mbi nje gomar te vogel, ne moshen 5-vjecare, si fillimi i rruges per te ardhur ne Amerike. Ndersa shume vjet me vone, kur ngiste makinen e tij “Mercedes”, thoshte: “Nje makine nuk eshte ndonje gje speciale per mua, eshte dicka, nje mjet, qe te con ketu-atje e kaq. Por, dreqi ta haje, te mbaron pune me shpejt se nje gomar!…”

    “Une mendoj se ai ishte pionieri dhe nje shembull per ne te gjithe, ai bleu vendin e “Pier 4”, qe asnjeri nuk do te deshironte ta blinte dhe ishte i vetmi qe mendoi se si do ta ndryshonte ate mjedis, vetem me fantazine e tij…Aty vendosej fati i tij ose, me mire, ate e udhehoqi fati…Njerezit vinin e drekonin tek ai si te terhequr nga nje enderr, vit pas viti. Ai terhoqi jo vetem vemendjen e Amerikes por edhe te te gjithe botes. Ai ngriti nje restorant madheshtor,- thote Jody Adams, shefi ekzekutiv i “Rialto” ne Kembrixh, Ma.,- une shkova aty disa here keto vitet e fundit dhe Antoni ishte gjithnje aty. Ai i priste njerezit me miresjellje e dashuri e ishte gjithnje i interesuar pas tyre, i interesuar per bisneset e restoranteve te tjera dhe per ngjarjet qe ndodhnin ne qytet. Ai ishte nje “amazing man.” Senatori Kerry, ish- kandidat per president i SHBA, e ka percaktuar Athanasin si “njeriu qe jetoi me endrren amerikane.”
    Kevin White, ish- kryetari i Bashkise se Bostonit tha: “Une nuk mendoj se Bostoni do te shohe nje xhentelmen te dyte si Antoni.”
    Roger Berkowitz, shefi ekzekutiv i restoranteve “Sea Foods” e cilesoi Athanasin “nje nga bisnesmenet me te medhenj te restoranteve te shekullit te 20.”


    BASHKESHORTJA ESTER
    Zonja Ester Athanas vdiq me 1 nentor 2004 ne moshen 91 vjecare ne shtepine e saj, mbas nje jete martesore prej 64 vjetesh bashkejetese me zotin Anton. Esteri ishte lindur ne Korce, ne fshatin Stratoberdhe, dhe ne moshen 6 vjec emigroi ne Amerike bashke me prinderit dhe tri motrat. Familja e saj ne fillim u vendos ne Maynard dhe me vone ne Boston, ku Esteri vazhdoi shkollen dhe u diplomua nga shkolla e larte e vajzave ne vitin 1932. Disa vjet ajo punoi ne Appleton Spa, ne nje dyqan grocerie qe e kishte blere i ati, Dhimiter Michell.
    Esteri dallohej gjithnje per pune te palodhur, ajo ishte kembengulese e kurajoze, si ne pune e ne shkolle. Ajo ishte nje vajze e zgjuar dhe shume e bukur, por me e bukur ishte brenda, ne shpirtin e saj. Ne dyqanin e tyre vinin edhe shqiptare, jo vetem per te blere, por edhe per t’u clodhur e per te kembyer dy fjale. Esteri, si gjithnje, e bukur, e gjalle, e sjellshme, me ate fytyre te fresket qe s’i ndahej buzeqeshja, u mbushte nga nje kupe me akullore miqve shqiptare dhe degjonte me vemendje bisedat e tyre me te atin. Korcarja simpatike e kuptonte se ardhja e emigranteve shqiptare ne Amerike ishte e lidhur me punen dhe perpjekjet per te kaluar veshtiresite qe u servirte jeta. Shume familje ishin nen nivelin e varferise.
    Vajza shqiptare u pranua anetare e “International Institute” te Bostonit, ku fitoi cmimin e bukurise. Por Esterit me teper i interesonte qe nepermjet ketij instituti te mund te ndihmonte njerezit qe ishin ne nevoje.Ajo ishte nje aktiviste e dalluar, e cila me punen e kujdesin e saj te vecante mundohej te ndihmonte femijet e shqiptareve qe sapo kishin mberritur ne Amerike. Gjithashtu Esteri ishte anetare dhe aktiviste e shoqerise “Albanian Movement”, e krijuar per te ndihmuar familjet e reja shqiptare. Deshira dhe energjia per te ndihmuar te tjeret nuk iu ndane gjithe jeten vajzes se familjes Michell. Ne vitin 1940 Esteri 28 -vjecare u martua me biznesmenin shqiptaro-amerikan Anton Athanas. Zoti Anton pati fatin te martohej me vajzen shqiptare Ester, edhe ajo e rritur me disiplinen e punes dhe e edukuar nga nje baba punetor e nikoqir. Te njohur si administratore te shkelqyer, cifti Athanas e pati rrugen te hapur per ta shtuar e siguruar vazhdimisht pasurine. Pas marteses Esteri punoi me orar te plote ne arke dhe si mbajtese llogarie ne restorantet e tyre. Duke rritur kater djemte e vegjel, ajo vazhdoi te punonte ne grupin e restoranteve te degjuara te familjes Athanas: “Hawthorne By the Sea” ne Swampscott, “General Glover House” ne Marblehed, “Anthony’s Cummaquid Inn” ne Yarmouth Port ne Cape Cod dhe restoranti me siglen magjike qe e ka bere te famshme familjen Athanas, “Anthony’s Pier 4” ne Boston Harbor.

    Esteri, zonja e familjes Athanas, rriti e edukoi kater djem te devotshem: Antonin Jr., Mikelin, Robertin dhe Paulin, te cilet kane vite qe drejtojne biznesin e te atit ne pese restorantet e medha te familjes. Mikja ime e moshuar zonja Bernice K. Sachs ka qene mesuese e kater femijeve Athanas ne shkollen e mesme te Swampscottit. “Megjithese ka kaluar nje kohe e gjate,-thote ajo,- une i kujtoj shume mire ata kater djem, qe nga pamja e jashtme te impononin respekt. Ata ishin te dalluar per sjellje shembullore e perparim ne mesime. Ne mesuesit e kuptonim se prapa atyre krijesave te dashura qendronte edukata e familjes, ishte vete e ema, zonja Ester. Ajo kryente dite pune te plote, por kishte kohe te merrej me femijet, te ndiqte edhe ne shkolle perparimin e tyre.”
    Ana Negri, edhe kjo nje zonje e moshuar, mban mend se ne vitin 1970 ka qene kameriere ne restorantin “Anthony’s Hawthorne” ne Lynn. Administratore aty atehere ka qene Roza, motra e Anton Athanasit. “Kur vinte zoti Anton ne restorant,-thote Ana,- gjithnje i thjeshte e i dashur, na pyeste ne kamerieret per shendetin, na keshillonte si te mos lodheshim shume e interesohej per familjet tona. Megjithese ai punonte gati 20 ore ne dite, 7 dite ne jave ne restorantet e tij, ne e dinim fare mire se nje njeri i tille, i rralle, tregonte kujdes ne te njejten menyre edhe per familjen e vet, per Esterin e dashur. Kot nuk ishte hapur atehere fama e ciftit Athanas si nje “cift i lumtur!”

    “Esteri kurre nuk e hoqi veten si zonje e pasur, -thote nje mike e saj,- ishte grua e urte, mikpritese, me humor e me kurajo dhe kishte ndihmuar shume njerez.”
    Zonja Athanas ka qene shume aktive ne nje numer organizatash. Ajo ka qene anetare e kishes ortodokse shqiptare te Shen Gjergjit ne S.Boston. Gjithashtu, ka qene anetare e disa shoqatave te bamiresise, si: “The North Shore’s Ladies Aid Society”, “Junior Aid Society of the North Shore”, “The Girl’s Club of Greater Lynn”. Ajo ka qene edhe anetare e nje social -grupi grash te rajonit North Shore, te cilat e kryenin aktivitetin duke u mbledhur tek shtepia e njera- tjetres, per nje periudhe 50-vjecare. Kur i vinte radha Esterit, sigurisht, ajo rezervonte mikpritjen me te ngrohte shqiptare.

    Zonja Athanas ishte jo vetem nje bashkeshorte e devotshme, por edhe nje administratore e mire e te ardhurave te familjes. Me keshillat e saj shpesh e inkurajonte Antonin ne marrjen e vendimeve decisive per investimet e reja. Athanasi tregon se diten qe vendosi per ndertimin e restorantit “Pier 4” dhe e bleu token ne kalaten e portit te Bostonit, e thirri gruan prane e i tha te vinte disa dollare menjane. Per investimin e ri ai kishte vene peng ne banke tere pasurine, perfshi edhe shtepine. Esteri, ne vend qe te ligeshtohej, e pelqeu dhe e miratoi ate hap te rendesishem. Zonja Athanas shoqeroi bashkeshortin e saj, Antonin, dhe mori pjese vete gjallerisht ne nje numer shoqatash te industrise se restoranteve duke perfshire dhe “National Restaurant Association” dhe “Distinguished Restaurants of North America.” Ajo udhetoi per vite te tera se bashku me zotin Anton, gjate takimeve e mbledhjeve te ketyre shoqatave.

    Vite te shkuara zonjen Athanas e kisha pare disa here ne mbremjet kremtuese qe jane organizuar ne restorantin “Pier 4” ne Boston. Ajo vendoste nje lule ne anen e majte te jakes se fustanit dhe, duke qendruar ne krah te zotit Anton, me pranine e saj fisnike, me nje buzeqeshje te vecante e te ngrohte dashamirese, priste e percillte miq, te njohur e te aferm te familjes, duke fituar simpatine dhe respektin e gjithe te ftuarve. Nuk ia hiqja syte asaj madame, tiparet brune te se ciles ruanin ende bukurine e dikurshme. Imagjinoja ate vajzen e vogel nga Stratoberdha, qe ecte rrugeve te Maynardit e zene per dore me te emen, me nje pale sandale te thjeshta e me nje kukull shtrenguar ne dore, e cila arriti te behet nje dite zonje e madhe e Bostonit, me nje pamje e sjellje aristokratike, sikur te kishte lindur tok me to. Por ajo ishte rritur ne nje mjedis shqiptar, ku gruaja ka dhuruar vazhdimisht miresine, si pjese e hershme e genit shqiptar.

    Si grua e beses dhe nene e kater femijeve, zonja Ester, per gjashte dekada me radhe jetoi me zotin Anton me perzemersi e perkushtim, punoi krah per krah me bashkeshortin e vet, i cili e donte dhe e respektonte aq shume si bashkeshorte, nene dhe shoqe. Esterit nuk ia cenoi aspak dinjitetin sherbimi si “book keeper” ne restorant apo nderrimi i pelenave te femijeve te vegjel, si dhe ndihma per grate e varfra ne “North Shore’s Ladies Aid Society.” Zonja Ester nuk ishte vetem nene, por edhe keshilluese e shoqe e mire e kater djemve dhe e dy nuseve, degjonte me vemendje bisedat e tyre duke kembyer me ta pervojen dhe opinionet. Esteri ishte gjithashtu nje moter e dashur dhe nje pjese te kohes e kalonte ne shoqeri te motrave. Miqte e familjes nuk mungonin, sepse zonja Athanas dinte te vleresonte miqesine e perzemersine e te tjereve, ashtu sikunder edhe miqte e te njohurit ndienin kenaqesi te bisedonin lirshem me nje zonje te respektuar e mikpritese, me nje “perfect lady”.
    Sa dreka e darka jane shtruar falas ne restorantet e familjes Athanas, nuk kane te numeruar. Sidomos kur ishte fjala per festat e ceremonite e miqve shqiptare, qofte te vjeter, qofte te rinj. E pas ketij gjesti humanitar qendronte “mbreteresha” e restoranteve, zonja Ester, e cila, pervec ushqimit special, ofronte dashurine e respektin per bashkekombesit. Shqiptaret bostoniane nuk e harrojne festimin e 28 Nentorit 2001 ne “Pier 4” kur nder personalitetet e ftuara ishte edhe nobelisti Ferid Muradi, i cili u prit me nderim e dashuri nga shqiptaro-amerikanet e ne vecanti nga familja e Anton Athanasit.

    Por semundja dhe ererat e ftohta te nentorit na e rrembyen Esterin tone te dashur, ashtu sic na e rrembyen 6 muaj me vone furtunat e egra pranverore te paharruarin Anton, duke i ndare nga gjiri i familjes, nga miqte e nga shqiptaro-amerikanet.

    Me percjelljen e zonjes Ester ne nentor 2004 dhe te bashkeshortit te saj, zotit Anton ne maj 2005, po mbaron dalngadale e po shuhet gjenerata e dyte e shqiptaro-amerikaneve qe kane emigruar ne fillim te shekullit te kaluar, plot shpresa e enderrime.


    MIKPRITESI I BOSTONIT
    At Artur Liolini, ne 90-vjetorin e lindjes se Antonit tha: “Anton Athanasi eshte nje shqiptaro-amerikan i shquar, i cili gjithmone ka qene i gatshem te shkrije aspiratat e krenarise te prejardhjes se tij shqiptare, me idealet me fisnike te tokes qe e adoptoi.” Ai solli nga vendlindja, nepermjet familjes, zakonin e lashte shqiptar, traditen e mikpritjes , te cilen e ngriti ne kult dhe ia pershtati aq mire kultures dhe edukates se popullit amerikan. “Humbem Antonin, mikpritesin e Bostonit, -thote kryetari i Bashkise se Bostonit ,zoti Thomas M. Menino.- “Pier 4” se bashku me Anton Athanasin tek dera ishte nje vend me gjalleri dhe gjithnje plot me njerez ”. Sepse Antoni te ulej ne tavoline ku ti shijoje ushqimin e tij e u bente te njejten shoqeri si personaliteteve te shquara, si njerezve te varfer te ardhur direkt nga rruga.

    U shua A.Athanasi, bashkepunetor e mik i gjalle i Fan Nolit, Konices e te tjereve, i fundit i baballareve te organizates panshqiptare “Vatra”, te cilen dikur e udhehoqi vete dhe u be figura qendrore e saj. Agim Karagjozi, kryetar i “Vatres” tha: “Anton Athanasi ishte nje dishepull i Nolit.” Stefan Kochi, kryetar i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan per Massachusettsin kujton se gjate ceremonise se kremtimit te 90-vjetorit te lindjes se Anton Athanasit, kryetari i ceremonise, nje irlandezo-amerikan tha: “Sot jemi te gjithe shqiptare!” Ne cast, te 500 te ftuarit filluan te kendonin kenge shqiptare. Sa krenare ndiheshim ne, bashkatdhetaret e Athanasit.
    Sot, duke kujtuar ato momente, te nderuarin Anton, i cili e beri sallen te shperthente ne kenge te vendlindjes, reflektoj se si nje person i vetem mund te frymezoje njerezit qe e rrethojne, por edhe shume te tjere me te cilet e ka lidhur puna gjate gjithe jetes. Sepse, vec virtyteve te tjera, ai dallohej si “dhenes” i pakursyer. Anton Athanasi u ka dhene te tjereve pasionin, dashurine, kohen dhe energjine per shume projekte. Ai ka qene i lidhur me komunitetin shqiptaro-amerikan, me institucionet, organizatat dhe ngjarjet e ketij komuniteti, me kishat dhe tempujt, me shtepite botuese te gazetave, me shkollat dhe spitalet, ne te dy kontinentet, ketu ne Amerike e ne Shqiperi e Kosove. Me cilesine e themeluesit, i takon edhe merita e krijimit te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Kur Shqiperia u hap ne fillimin e viteve ‘90 ai kishte bindjen se diaspora shqiptare duhej te punonte me institucione te ndryshme amerikane dhe me Kongresin e Shteteve te Bashkuara per permiresimin e jetes se shqiptareve. Ne bashkepunim me patriote te tjere ai themeloi NAAC, nje organizate, e cila ndikoi ne politikat amerikane. Antoni ishte nje themelues, nje keshillues i mencur, nje anetar aktiv dhe gjithmone inkurajoi rritjen e organizates. Kur NAAC e nderoi zotin Anton me cmimin “Lifetime Achievement Award” ne vitin 2002, ai mbajti nje fjalim te rendesishem se si duhet t’i sherbejme komunitetit dhe atdheut, gje qe ai e kishte bere gjate gjithe jetes se vet.
    Ndihma e perkrahja e Antonit per komunitetin e Massachusettsit nuk pushoi kurre.

    “Ai ishte gjithashtu nje qytetar amerikan shume i mire,-vazhdon Stefani.- Antoni ndihmoi shkollat, kolegjet dhe universitetet e Massachusettsit dhe te USA. Personat qe fillonin nje biznes te ri, gjithnje vinin e takonin dhe e falenderonin Antonin per ndihmen e tij. Njerezit ishin gjithmone te mirepritur ne “Pier 4 “. Ai i donte njerezit e i trajtonte me nje sjellje delikate, qe ata te rrinin pa druajtje prane tij. Ky eshte dhe shkaku pse ne shqiptaro-amerikanet ndjehemi krenare te jemi shqiptare. Antoni ne na frymezoi te jemi qytetare te mire amerikane. Ne humbem Antonin si person, por humbem edhe Antonin si Konsullin e Nderit Shqiptar,- perfundon Stefan Kochi, -pozite qe i jepte mundesi te luante rolin e ures lidhese midis amerikaneve, diaspores shqiptaro-amerikane dhe atdheut te larget. Dhe ai e kreu me se miri kete detyre. Si Konsull Nderi i Republikes se Shqiperise, ai ka qene faktor bashkimi per emigracionin, ka perfaqesuar diasporen shqiptare ne aktivitete politike ne Massachusetts, ne festat e Dites se Flamurit dhe ne takimet me governatorin e Bostonit, kongresmenet e senatoret amerikane te te dyja kraheve. Kohet e fundit, megjithese ne moshe te shtyre, Antoni udhetoi per ne Kosove se bashku me nje delegacion shqiptar, ku ai organizoi fushata per ndihme ekonomike Kosoves. Kur u kthye ne Amerike, ai u perpoq te behej e njohur ne politiken e ne median amerikane e drejta e kosovareve per pavaresi. Fjala e tij ishte me peshe, sepse ishte nje figure e njohur dhe e respektuar dhe per kontributin e tij ka qene i nderuar nga autoritetet amerikane. Per nder te tij dhe te ndihmave qe i ka dhene Shqiperise, shkolles se Mesme Ekonomike ne Sarande i eshte vene emri: “Anton Athanasi”.

    “Humbem nje vella,- thote Artisti i merituar Xhoni Athanas,- humbja e Antonit eshte nje humbje e madhe per diasporen shqiptaro-amerikane. Kur lexova nje gazete te Bostonit dhe pashe te shkruar mbiemrin “Athanas” ndjeva nje dhembje, m’u duk sikur u shua nje anetar i familjes sime, nje vella im i madh. Xhon Athanasi e pat takuar dikur ne Tirane Anton Athanasin, i cili e pyeti me shaka: “Mos jemi kusherinj?” –“Jo, nuk jemi”,- ia ktheu po me shaka Xhoni, dhe falenderoi zotin nen ze qe e kishte biografine te paster. Por Antoni kishte shkuar me tej duke i thene: “Ne e dime, ti je lindur ne Boston, hajde aty se kemi nevoje per artiste…” Vite me vone, ne kohen e demokracise, Xhoni Athanasi emigroi me gjithe familje ne Amerike e u vendos ne Boston. “Ai me priti si vellai vellane kur mberritem ketu,-thote Xhoni,- dhe une s’e kurseva zerin tim duke dhene koncerte ne “Pier 4” e kudo ne mjediset e Bostonit.” Nje dite Antoni e mori ne telefon Xhonin e i tha : “E di qe ke 75-vjetorin e lindjes dhe deshiroj te ta festoj ne “Pier 4”. Fto miq sa te duash, edhe 100 vete…pa frike…” Ishte nje nder i madh qe me behej mua,- psheretin Xhoni,- nje nder qe nuk do ta harroj…Ditelindja ime u festua ne ate lokal, te cilin e kane vizituar presidente te Amerikes dhe njerez te shquar nga e gjithe bota, perfshi edhe presidentet shqiptare…” Me kujtohet, ndodhesha edhe une ne kete mbremje, ku Antoni ndjehej aq i gezuar, hoqi valle me shqiptaret, duartrokiti kenget e Xhonit e se fundi tha se rralle jane organizuar ne restorantet e tij te tilla ceremoni… Ne te njejten menyre eshte festuar edhe 70 vjetori i lindjes se shkrimtarit te mirenjohur Naum Prifti, te cilin Antoni e ftoi qe nga Nju-Jorku…


    NE KISHE—ME MIQTE AMERIKANE
    Diten e diel me 22 maj 2005 shkova si gjithnje ne kishen protestante te ishullit te Nahantit ku, gjate sherbeses kishtare, prifti dhe besimtaret u luten per shpirtin e zotit Athanas, duke kenduar himnin e ishullit Nahant: “ God of Ocean, God of Sea, Author of Eternity…” (Zot i Oqeanit, Zot i Detit, Krijuesi i pavdekesise.) Si shqiptarja e vetme qe frekuentoj ate kishe, disa prej tyre me dhane ngushellime per humbjen e shqiptarit te madh. Ate cast kujtova se edhe shume shqiptare te tjere duhet te kene marre ngushellime nga amerikanet e sjellshem. I falenderova miqte e mi. Nuk eshte thjesht nje falenderim, eshte nje angazhim per t’ia ngritur lart nderin dhe krenarine atdheut qe na mungon. Cdo shqiptaro-amerikan i diaspores te ece nen shembullin e njerezve te nderuar qe i kane dhene Amerikes mundin, aftesine e tyre fizike, mendore e shpirterore si Grameno, Dako, Peci, Pani, Noli, Konica, Athanasi e shume patriote te tjere, disa varrosur ne Amerike, disa ne atdhe.
    Nje grua amerikane , qe po lexonte gazeten “North Shore Sunday”, me tregoi te botuar aty nje fotografi te
    zmadhuar te Anton Athanasit dhe dy tekste domethenese:
    a) 12 dollare conte ne shtepi cdo jave 13-vjecari Anton Athanas, biznesmeni legjendar i restorantit te Swampscottit.
    b) 12.000.000 dollare ishin te ardhurat vjetore te restorantit “Pier 4” te Antonit ne vitin 1980.
    Mikja ime Nancy Hodgson Smith me tregonte se bregu verior i ishullit Nahant eshte perballe me restorantin Anthony’s Hawthorne-by-the Sea ne Swampscott, ndersa bregu jugor i rri perballe “Pier 4” ne Boston. Ajo kujton se Nahantasit prej vitesh i kane frekuentuar keto restorante, perfshi edhe ate te Lynnit. “Nuk ishte vetem ushqimi i mire e i persosur qe na terhiqte, thote ajo,- por edhe mikpritja e ngrohte e personelit, muzika, kengetaret, takimi me miq e te njohur te vjeter, argetimet e pambarim ne ditet e festave…dhe…mbi te gjitha,-shton ajo,- ishte e papritura e fundit kur zoti Anton, i veshur luks, me nje paraqitje qe te impononte respekt, kalonte tavoline pas tavoline, bisedonte me klientet si te ishte njohur prej vitesh, i pyeste ata si ishin ushqimi e pijet, bisedonte me interesim per jeten familjare, shendetin, gezimet…Antoni ishte i persosur si njeri,-perfundoi ajo,- ai vetem u jepte njerezve, jo vetem ushqim, por edhe miqesine e zemerbardhesine. Ai ishte vetem nje “giver”(dhenes) e nuk merrte asgje nga te tjeret.”
    Eshte interesante darka tradicionale per Thanksgiving dhe Krishtlindjet qe restorantet e Antonit i shtronin falas per njerezit e varfer te qytetit. Organizatat bamirese hartonin listat e te ftuarve dhe ata, pleq, gra e femije, mbi 400 vete mbushnin plot tavolinat e restoranteve luksoze, ku pak me pare kishin ngrene ndoshta pasaniket. Antoni nuk e harronte zakonin, u vinte prane te gjitheve neper tavolina, i pyeste: “Ju pelqeu ushqimi?, e , ndonjehere kercente valle se bashku me ta.
    Doktori i degjuar i Nahantit John Keller me tregonte se nje dite kishte shkuar per te darkuar ne “Pier 4” me bashkeshorten. Kur Anton Athanasi kishte ardhur ne tavolinen e tyre doktor Kelleri i kishte thene: “Te lumte, more mjeshter grek!” Antoni ishte pergjegjur: “Nuk jam grek, jam shqiptar!” Qe nga ajo dite,-thote doktori,- pata respekt per Shqiperine dhe shqiptaret…Kur vajza ime, mjekja Xhenifer Keller, u nis vullnetarisht per ne Kosove ne vitin 2001, per te ndihmuar ne rindertimin e sektorit mjekesor i thashe: shko bija ime, shqiptaret, mbi te gjitha, jane edhe mikprites te mire.”

    Zonja e nderuar Hellen McSweeney ish-avokate ne Lynn, sot pensioniste 83-vjecare kujton me mallengjim nje dite vere te vitit 1975 kur po kalonin pushimet verore me bashkeshortin ne plazhin piktoresk te Cape Cod, Mass, njeri nga gadishujt me te bukur te bregut te Atlantikut . “Sapo degjuam se ate dite do te perurohej restoranti i ri i Antonit, “Cummaquid Inn”, - thote Hellen,- nxituam te marrim pjese ne ceremoni. Une dhe im shoq ishim miq te Antonit mbasi e frekuentonim shpesh restorantin Pier 4. Kur na pa Antoni dhe zonja e tij na pergezuan e na ftuan te rehatoheshim si ne shtepine tone. Restoranti dy katesh kishte interiere e salla te brendshme e te jashtme. Une dhe im shoq preferuam te uleshim jashte, ne tavolinat me mbulesat e bardha zbukuruar me lule te freskta. “Ketu te prehet shpirti”, i thashe tim shoqi duke thithur ajrin e kripur te oqeanit. “Ketu te prehet edhe stomaku”, shtoi ai kur na erdhen pjatat me gjelle te rralla gatuar sipas recetave te Antonit, me lobster e peshk te zgjedhur…Nga kurioziteti u hodha nje sy gjithe sallave. Nuk gjeje nje karrike bosh. Kudo grumbuj njerezish te qeshur e te nxire nga dielli, qe shijonin ushqimet e reja dhe veren e vjeter. Antoni qendronte ne kembe here ketu, here atje, duke pare me syte vigjilente per ndonje pasaktesi. Gje qe nuk ndodhte kurre. Ai me teper me intuite e gjente se ku mungonte nje karrike ose nje pirun, kush deshironte nje gote uji a nje filxhan kafe, dhe “hazerxhevap”, ndonjehere ia plotesonte vete deshiren klientit, pa pritur te vinte kamerieri. Prandaj njerezit sulmonin te festonin ne restorantet e tij dasmat, ditelindjet apo festat e tjera familjare. Ja, edhe diten e ceremonise te restorantit te ri ne Cape Cod vura re persona qe e ndiqnin pas Antonin per te porositur “party” per ceremoni familjare. Nuk me besohej. Ishte dita e pare e nje restoranti te ri dhe ai ishte krejt i “okupuar” nga klientet sikur ta njihnin prej kohesh. Restorantet e Antonit kane qene dhe jane “the best” (me te miret)”, - perfundoi Hellen. Philip C. Joyce, tashme ne pension, me tregonte se ne vitin 1948 kishte qene drejtor i Radios se Lynn-it. “Kishim miqesi te madhe me zotin Athanas,une dhe babai,-thote ai,- ai me sponsorizonte per te dhene ne radio nje reklame per restorantin e vet ne Lynn, por nuk ishin te rralla rastet kur ai, vullnetarisht, sponsorizonte dhe programe te tjera te radios.”

    Zoti Tom Johson me tregon dicka interesante per Antonin. “Une dhe Anthony,- thote ai-, ishim miq, sepse te dy kemi qene anetare te organizates bamirese “MASON”. Me kujtohet,- vazhdon ai,- ceremonia e organizuar ne Boston me rastin e pervjetorit te 50-te te anetaresise ne “Mason” te Anton Athanasit. Ne mes duartrokitjesh e pergezimesh te te gjithe anetareve, Antonit iu var ne jaken e majte te xhaketes medalja e praruar me stemen e organizates, e lidhur me fjongo. Ai ndihej i emocionuar e i lumtur ate dite. Mr.Antoni ishte nje njeri me ndjenja te pastra e zemer te madhe. Ne te dy benim pjese ne “Degen Bathlehem Lodge” te “Masonit” dhe, me dhuratat e anetareve, cdo vit fitohet nje shume prej 2.000.000 dollaresh, e cila i dorezohet “Shriner’s Hospital” ne Boston.”

    Ne kete spital mjekohen femijet me djegie te rende te trupit, qe vijne nga e gjithe bota. Mireberesja shqiptaro-amerikane Gloria Hill me tregonte se ne kete spital ajo ka shtruar e kujdeset edhe per dy femije shqiptare. Njeri prej tyre, Kushtrimi, eshte nje djale 13-vjecar kosovar , i cili gjate luftes ka humbur njerin krah dhe ka pesuar djegie te kokes e te disa pjeseve te trupit. Nje djale i ri nga Bostoni dhuroi lekure nga trupi i vet per Kushtrimin. Tjetra, eshte nje vajze 12-vjecare nga Lezha. “Sa here bisedoj me ta,- thote Gloria,- u tregoj se mijerat e dollareve qe shpenzohen per operacionet e zevendesimit te lekures se trupit te tyre, jane paguar edhe nga nje xhaxha shqiptar me emrin e thjeshte Antoni.”

    Gloria me tregonte se Antoni ishte mjaft i lidhur me kishen e Shen Gjergjit ne South Boston. Ai eshte nderuar me medaljen “Kaloresi i Shen Gjergjit” nga kisha ortodokse shqiptare e Amerikes. Antoni sponsorizonte rregullimin e mjediseve te kishes, merrte pjese ne sherbesat kishtare per ditet e shenuara, ne gezime ose ne funerale te miqve. Sa here qe mireberesja shqiptare i telefononte per te pranuar ne pune emigrantet e posa ardhur nga vendlindja, ai ua gjente vendin shpejt ne restorantet e tij.

    “Per argetimin e shqiptareve,- kujton Gloria,- ne festat e pranveres sidomos ne diten e karnavaleve Antoni organizonte udhetime e drekera me anije-restorantin e tij, qe qendronte e ankoruar ne molo, prapa “Pier 4”. Bordi i hapur i anijes ishte i pajisur me tavolina, karrike dhe anekse speciale ku ruheshin gatimet e ngrohta dhe pijet e ftohta. Kur hanim dreke,-thote ajo,- dhe shijonim gjellet e pijet e “Pier 4” tek lundronim ne mes te oqeanit nen qiellin e hapur, gjithsecili ia merrte kenges ne qefin e vet e gezonte si femije. Ishin dite te paharruara.”

    Antoni merrte pjese edhe ne piknikun e shqiptareve te Netikut, Mass, i cili organizohej cdo vit ne fund te gushtit dhe ai i paguante te gjitha shpenzimet per mishin dhe barbekyne.
    Antoni ishte filantropist i madh. Ai ndihmoi njerezit e verber dhe te semuret me kancer, ndihmoi ne ngritjen e fondacionit bamires “USS Constitution”, jepte gjithashtu ndihma per “Boys and Girls Club” ne Boston, si dhe per dhjetera organizata te tjera bamiresie, lista e te cilave eshte shume e gjate.

    …Po ate dite te diel, me 22 maj, kembet me shpune para restorantit Howthorne –by-the Sea ne Swampscott, i cili nuk ndodhet larg shtepise sime. Flamuri amerikan, i ulur ne gjysme shtize, ne nderim te te ndjerit Anton, valevitej ngadale duke mbuluar e zbuluar siglen e restorantit ne murin paresor. Druret e celur te magnolieve dhe qershizave te egra gjate bregut te oqeanit leshonin pertoke ne barin e gjelber lulesat e bardha e boje roze . Hyra brenda ne restorant ne mjediset e te cilit varej hija e nderimit dhe e humbjes se te zotit. Jo te gjitha tavolinat ishin te zena. Njerezit hanin ne qetesi duke pare te menduar nga oqeani. Roberti, djali i Antonit qe administron kete restorant, sigurisht nuk ndodhej aty. Te kater vellezerit i japin cdo dite lamtumire babait te vyer.

    Qendrova per disa minuta mbi urezen e sajuar prej druri e ndertuar ne forme harku mbi nje rreke uji qe pompohet direkt nga oqeani e derdhet perseri aty. Imitimi i nje lumi dhe i nje pejsazhi fshati i ngritur brenda hollit te nje restoranti, i jepte mjedisit nje pamje egzotike. Ndiqja levizjen e ngadalte te lobsterve nen uje, ne paretet anesore te prroit. M’u kujtua, dikur, nipi im, i cili punonte ketu “busboy”, kapte me nje mashe te gjate metalike lobsterin, qe e zgjidhte ndonje klient duke bere sehir nga ura. Mbas disa minutash lobsteri i kaluar midis avullit servirej ne tavoline ne nje pjatance zbukuruar me garniture.

    Ne castin kur po delja nga restoranti, u ndodha para nje grumbulli njerezish me fytyra te qeshura e te lumtura. Sapo ishin kthyer nga ceremonia e nje pagezimi ne kishe. Vajza e vogel, te cilen e mbante ne krahe e ema, ishte veshur me nje fustan krep te bardhe, te gjate e me rrudha qe ia mbulonte trupin. Nje kapele e vogel me fruda e tantella ia nxirrte ne pah faqkat e kuqe dhe syte blu te thelle. I ngjante nje engjelli. Duke u larguar, u kujtova se tavolinat bosh te restorantit ishin te rezervuara per kete kremtim te gezuar familjar. Jeta e vdekja rrine bashke e te pandara.

    U perkula pak mbi parmaket qe rrethojne oborrin e madh te restorantit gjigant. Rreth murit-keshtjelle, i lare nga dallget e detit, kishte filluar te rritej shkurrja e bershlenit te posacelur e ta pushtonte pjeserisht murin me ato gjethet jeshile ne forme te zemres, te ngjitura fort pas gureve. I ngjante nje perqafimi te lene pergjysme.


    H O M A Z H
    E marte, 24 maj 2005, ora 4 pas dite. Ne kishen e Shen Gjergjit ne South Boston ka filluar ceremonia e funeralit te te ndjerit Athanas. Njerezit hyjne ne heshtje ne sallen e madhe te sherbesave kishtare, perunjen me respekt para arkivolit me trupin e te ndjerit. Nderkohe kater djemte dhe dy nuset e familjes ngrihen ne kembe e falenderojne miqte per ngushellimet. Vizitoret jane te shumte, amerikane, shqiptare , miq e te aferm te familjes, kolege,—nder ta personalitete te vendit dhe bisnesmene. Beri homazhe edhe ambasadori i Shqiperise ne OKB, zoti Agim Nesho. Kisha eshte e mbushur plot me kurora e shporta te medha me trendafile, ku me teper dallohen trendafilat e bardhe eremire. Shenjtoret hedhin veshtrime perdellyese nen driten tallazitese te qirinjve te shumte qe rrethojne altarin.
    Nje muzike e lehte, e larget zerash te holle femerore qe vjen nga nje magnetofon diku, shembellen sikur varur ne eter jehon e fergellon britma stergjyshore e vajeve, qe te sjell te ngjethura ne trup.
    Nje surprize. Ne krye te te gjithe kurorave dallohet njera qe ndryshon nga forma dhe ngjyrat. Karafile ne ngjyre te kuqe te erret jane thurur me delikatese mbi nje rrjete te holle me kornize ne forme katerkendeshi kenddrejte, ne qender shqiponja e zeze dy- krereshe. Shembelltyra e flamurit shqiptar e qendisur me lule. Kjo eshte sigurisht, kurora me e bukur, kurore e familjes Athanas—nje gjest patriotik, nderues e domethenes.
    Nje e papritur tjeter. Ne nje nga sallonet e vogla te kishes rregulluar me orendi e qilima shqiptare, ne njerin nga kolltuket eshte ulur i vellai i Anton Athanasit, Artur Athanasi, 82-vjecar, vellai me i vogel. Si plaku i vetem i familjes qe mbeti, ai i pret ngushellimet edhe sipas zakonit shqiptar, ne dhomen e burrave. Here-here ai ngrihet e shkon tek altari, prane te vellait te ndjere, e shikon i menduar, psheretin, hedh veshtrimin mbi te pranishmit ulur ne fronat e kishes, pastaj kthehet e ulet te kolltuku i tij ku vijne e ngushellojne me radhe miq e te aferm e kembejne dy fjale. U perkula me respekt dhe i dhashe ngushellimet e mia xha Arturit. Me sy te perlotur ai me tha: “Ishim 7 motra e vellezer, pese u shuan : Gladys Peters, Lewis Athanas, Rosi Watson, Ann Rooney dhe tani, Antoni Athanas. Mbeta vetem une dhe ime moter, Dorothy Melchionda.

    Burrat e diaspores shqiptare te Bostonit, njeri pas tjetrit, hynin ne sallon e i jepnin ngushellime Artur Athanasit. U takuan me te edhe Ekrem Bardha e Gjek Gjoleka, bashke me grupin e televizionit, te cilet sapo mberriten nga Nju- Jorku.

    Ekrem Bardha, biznesmeni i shquar dhe Konsull Nderi i Republikes se Shqiperise ne Detroit, Michigan, tha “- Humba mikun me te ngushte…Djemte e tij humben prindin, njeriun e dashur te familjes, une si shqiptar humba nje nga miqte e mi me te mire, sepse mendoj qe ne jete njeriu nuk duhet te respektohet se eshte i pasur, por te respektohet se ai e meriton kete nder. Nga ana tjeter, me Anton Athanasin na lidh nje miqesi prej 30 vjetesh. Une kam ndjekur nga afer aktivitetin e tij dhe jam krenar per sukseset qe ka arritur. Por me teper jam krenar qe ai ishte nje shqiptar i rralle, patriot, bashkepunetor i te medhenjve Nolit e Konices, me kontributin qe i ka dhene “Vatres.” Antoni ishte njeri i thjeshte, prandaj komunikimet me te ishin interesante e plot humor. I thashe njehere, gjate bisedes, Anton, tregetia juaj reklamon se ne restorantet tuaja gatuhet peshk i fresket, si arrini dot? “Peshku quhet i fresket,-tha ai,- vetem kur e kap ne liqen ose ne det, ne perdorim “ajs…ajs…ajs…” (akull) Suksesi i Antonit, niveli ku ai arriti, ishte ana e jashtme,- vazhdon Bardha,- por ana e brendshme e tij ishte njeriu patriot, ai qe e donte Shqiperine dhe i dha asaj emrin e mire jo vetem ne Amerike, por ne gjithe boten. Cdo shqiptar duhet te krenohet per kete.”

    Kur u pershendeta me Gjeke Gjoleken, dallova lot ne syte e tij. “Anton Athanasi, -tha ai,- ishte dashamiresi im. Keshillohesha me te per botimet e mia. Per 10 vjet me radhe e kam intervistuar Athanasin per emisionet e “Zerit te Amerikes” dhe gjithmone ka bashkepunuar me korrektese. Per mendimin tim, pas Nolit dhe Konices, Antoni eshte shqiptari me i madh i Amerikes, sigurisht, ne nje fushe tjeter. Kur u vendosen marredheniet diplomatike midis Amerikes e Shqiperise, Anton Athanasi ishte i pranishem ne Washington, i ftuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ai me tha se kjo ishte nje nga ditet me te lumtura te jetes se tij…Anton Athanasi ka qene jo vetem biznesmen, por edhe artist, ai i dha shpirt industrise se artit kulinar. Ai eshte nje drite, nje shembull per mijera restorante shqiptare qe ekzistojne sot ne mbare Ameriken.

    Bostoni pa Antonin eshte i manget”,- perfundoi Gj.Gjolekaj.
    Perballe meje po qendronte pedagogu im i kolegjit, Prof. Constandine N. Souris. Ai me pershendeti buzagas e shtoi: “Po ju shoh se po intervistoni shqiptaret, po amerikanet?” Ai me tregoi se per nje periudhe prej 10 vjetesh ka pas punuar ne restorantin “Pier 4” qe kur ishte ne gjimnaz, fillimisht si “busboy”, me vone kamerier, kryekamerier dhe supervisor.



Ky Artikull vjen nga TanPortal - The Information System of TanMedia & Part of Corporation TanMarket.com Beautiful Albania
http://www.tanmarket.com/php

URL për këtë lajm është:
http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=191