 |
faqe tė vizituara qė prej June 2003
|
|  |
Analiza: Doktori i heleneve dhe varrmihesi i shqiptarizmit
|
dardan Shkruan "Qe shqiptaret te mos jene me armiq te shqiptareve.
z. Nevruz LULO *
Se fundmi lideri blu dhe kryeministri aktual i Shqiperise ne fushaten e tij te pseudomashtrimeve shfaqet i shoqeruar me te shumeperfolurin,Vasil Bollano.Eshte vertet ne rast i paprecedent kur nje kryeminister mban ne krahun e tij ne shetitjet paraelektorale nje sinonim te antishqiptarizmit meskin antihuman. Per kedo pamjet e Bollanos(grek) nen shoqerimin e "shqiptarit" Berisha,perbejne nje vecori sa kuptimplote aq edhe interensante,sipas mendimeve Vicitoliane.
Saliu i deklamuar si nje person me nje preardhje gjoja shqiptare,gjate veprimtarise se tij jetesore dhe politike rezulton si nje individ i dashuruar me stilet sllavo-greke,per me teper kur edhe Geixh pat deklaruar se fundmi se eshte teper i befasuar nga doktori i elites se kuqe(para riardhjes ne pushtet). "
|
Misteri Thomet, selia e "Evdin" në Qipro, një klub nate. Drejtori: Unë vetëm regjistrova kompaninë, kundrejt pagesës.
Biznesi ndërkombëtar i armëve vepron pjesërisht në dritë, e pjesërisht në hije. Ai është i mbushur me kompani guaska me jetë të shkurtër, ndërmjetës dhe korruptim zyrtarësh. Gjatë viteve, qeveritë janë përpjekur që të rregullojnë atë nga afër, por me sukses të kufizuar.
Teksa Diveroli nisi të përmbushë kërkesat e mëdha të ushtrisë, ai po hynte në botën e errësirës dhe në intervistën e tij të shkurtër, ai tregoi se ishte në dijeni që korrupsioni mund të ndërhynte në marrëveshjet e tij në Shqipëri. "Çfarë ndodh në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes? Kush është i pastër, e kush është i pisët? Ju mund të dini rreth kësaj",- ka thënë ai. Nga mënyra se si biznesi i AEY ishte strukturuar, Diveroli, të paktën zyrtarisht, nuk bëri marrëveshje direkt me zyrtarët shqiptarë. Në të vërtetë, një kompani ndërmjetëse e regjistruar në Qipro, EVDIN LTD, bleu municionet dhe ia shiti kompanisë së tij. Paketuesi lokal i përfshirë në marrëveshje, Kosta Trebicka, tha se ai dyshonte që qëllimi i EVDIN ishte kalimi i parave tek zyrtarët shqiptarë.
|
Berisha mashtron ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët me “lugën bosh” të Katovicës
z. Kastriot Myftaraj
Pas 18 vjetësh që Berisha ka dalë si njeriu që mbron interesat e ish-të përndjekurve politikë dhe të ish-pronarëve, bilanci i bëmave të Berishës në lidhje me këto shtresa është katastrofë e vërtetë për to, dhe një zbatim pa lëvizur presjen i platformës së Katovicës, ashtu siç e paraqiti Ramiz Alia, në një mbledhje sekrete në 1989. Në këtë mbledhje, Ramiz Alia ka thënë: “Do të nxisim krijimin e partive...Le të shajnë komunizmin me themel e me çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Edhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson karta morale e tyre. Do t’ i afrojmë dhe do t’ u japim punë të parëndësishme. Por kurrë nuk do t’i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata, sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren. Ne bëhemi yzmeqarët e tyre...
|
| |
Geri Kokalari: Ina Rama duhet të shkojë te Berisha për ta prangosur e jo për kokteje.
Geri Kokalari ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve në Amerikë “Lidhja Shqiptaro-Kanadeze mbi Shërbimet e Informacionit”. I cili është marrë në pyetje nga gazetarja Marjana Lulushi. Ne kemi kontaktuar me z.Kokalari dhe na dha të drejtën ekskluzive për botimin e kësaj intervistë në gazetën “Sot”. Ai është marrë në pyetje në lidhje me tragjedinë e Gërdecit dhe për qeveritarët tanë të përfshirë në ngjarjen e 15 marsit.
Geri Kokalari është shqiptaro-amerikani që mban titullin e presidentit në fondacionin “Trashëgimia Shqiptare”, një organizatë avokatie që merret me çështjet shqiptare.Ai ka qenë themeluesi, financieri dhe ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dhe ishte njeriu i përgjegjës për krijimin e zyrës së parë lobiste për shqiptarët në Washington DC. Z. Kokalari ka qenë gjithashtu themeluesi dhe drejtuesi i “Fondi i Lehtësimit Shqiptar” me zyra në NewYork dhe Tiranë, organizëm i cili i siguroi Shqipërisë mbi 10 milion $ në formën e ndihmave humanitare. Ai ka shërbyer dhe si drejtor në “Fondin e Lehtësimit Kosovar” ku ndër projektet e organizuara prej tij, ishin dhe ndihmat humanitare të dhuruara nga kryebashkiaku Giuliani dhe qyteti i New Yorkut,
|
Analiza: Berisha vegėl e mafies greke tė municioneve ..
|
Berisha vegël e mafies greke të municioneve dhe “11 shtatori” shqiptar
z. Kastriot Myftaraj
Tragjedia e Gerdecit është skandali i mafies të municioneve, që vepron prej vitesh në Shqipëri, duke siguruar fitime të mëdha, nga shitja e metaleve që dalin nga gëzhojat e predhave të artilerisë, që çmontohen në projektet e asgjësimit të stoqeve të municioneve, që zbatohen në Shqipëri me financimin e ndërkombëtarëve. Kjo mafie ka arritur të përdorë për interesat e saj dhe projektet dhe financimet e NATO, për asgjësimin e stoqeve të municioneve në Shqipëri.Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e gjeti këtë mafie të krijuar pas vitit 1997, nga qeverisja e së majtës, dhe u përshtat shumë mirë me të, duke marrë pjesën e tij të fitimeve. Në faqen on-line të kryeministrisë jepet ky njoftim për ngjarjen: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
|
Analiza: Ja 16 dėshtimet e qeverisjes Berisha nė 2 vjet
|
Raport progresi i Komisionit Evropian tregoi se Shqipëria është shumë larg integrimit evropian në të gjitha aspektet e tij. Lufta kundër korrupsionit ka qenë një nga pikat kyçe ku qeveria nuk ka ecur sipas premtimeve dhe ky fakt u vu në dukje edhe nga raporti. Berisha ka premtuar se do të vinte bandat kriminale përballë ligjit por shumica e krerëve të bandave të cilat kanë kryer vepra penale nga më çnjerëzoret edhe pse janë kapur në vende të huaja kanë kërkuar azil në burgjet ku ndodhen pasi sipas tyre bazuar në deklaratat e Berishës rrezikojnë jetën si edhe një gjykim politik nëse kthehen në Shqipëri.Kërkesat për ekstradimin e tyre janë refuzuar më shumë se një herë. Berisha premtoi klasa me 30 nxënës ndërkohë që mësimi në shkolla të qyteteve të mëdha urbane bëhet me mbi 40 nxënës me dy turne dhe me klasa të mbipopulluara. Shkollat në shkallë vendi nuk kanë sistem ngrohje dhe vuajnë mungesën e energjisë elektrike çka bën që nxënësit të zhvillojnë mësim me orë të shkurtuara dhe nën dritën e qirinjve duke u ngrohur kësisoj me frymë. Asnjë shkollë me qeverisjen Berisha nuk do të vuante mungesën e internetit. Ndërkohë që Shqipëria renditet si vendi i fundit në përdorimin e internetit si pasojë e mungesës së investimeve për këtë fushë.
|
|
|  |
|
Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.
|
| Saturday, 01 December | | · | Berisha: Pse dėshtuam me pronat |
| Sunday, 12 August | | · | Letėr e Hapur Kryeministrit tė pafat |
| Monday, 07 May | | · | Kryeministrin e duan te gjithė |
| Thursday, 26 April | | · | PER KE PUNON QEVERIA SHQIPTARE E KRYEMINISTRIT BERISHA |
| Saturday, 07 April | | · | Mjaft: Berisha armik i lirisė |
| Thursday, 05 April | | · | Berisha, aman, mos na ik ! |
| Sunday, 01 April | | · | Berisha, shkatėrrimtari i pronave private nė Shqipėri |
| Thursday, 29 March | | · | Berisha po ngrin pronat ! Ngjela: Si Hitleri |
| Saturday, 17 March | | · | MISIONI I BERISHES |
| Thursday, 22 February | | · | Berisha, 15 vjet humbje tė pėrsėritura |
| Sunday, 28 January | | · | Fytyra e njė Krimineli nė njė libėr |
| Thursday, 24 August | | · | Kthimi i pronave, tani nė kontrollin e Berishės |
| Saturday, 19 August | | · | DIPLOMACIA PROISLAMIKE E SALI BERISHĖS .. |
| Tuesday, 27 June | | · | Berisha: Luftė e gjithanshme ndaj trafikimit |
| Friday, 14 October | | · | Ditėlindja e kryeministrit |
| Monday, 10 October | | · | Gjysma qė i 'mungon' Berishės |
| Saturday, 17 September | | · | Arrestohet ish-badigardi i Berishės |
| Thursday, 15 September | | · | SHISH, pėrse Berishės i duhet njė alibi |
| Wednesday, 07 September | | · | Riabsolutizimi pa dashje i Sali Berishės |
| Monday, 05 September | | · | Shqipėria ka ndryshuar - edhe Sali Berisha ? |
Artikuj tė vjetėr
|
|
|