 |
faqe tė vizituara qė prej June 2003
|
|  |
Feja: SI U BE TIRANA KRYESTREHA E BEKTASHINJEVE TE BOTES
|
Ardhja e bektashizmit në shqiptarizëm
z. GEZIM LLOJDIA
Pak përpara se Tirana të bëhej,kryestreha botërore e tarikatit bektashi ka një fakt të vërtetuar se shqipëtarët ishin nga popuj,që e përthithën,qysh në ardhje, ngase bektashizmi u ngjasonte zakoneve shqiptare .Ndërkaq cila është afëria e tyre ?Shqiptari i urtë i rritur afër maleve është detyruar shpesh të kërkojë të fshehtën qiellore,por në mënyrën e vet pagane.
Duke qënë se është afruar ,por duke mos e arritur dot, besonte në bestytni të rreme. Kishte pyetur veten , jo rrallëherë:thua vallë nën këtë heshtje yjesh, vishen pemët në mërmërimën pranvërore.Kush e ka" vulën," "dekretin" ,kush e nënshkruan,për të filluar njëkohësisht gjëmimi pranveror ?
Nën cipën e hënës, ndriçimi i gjallë i yjeve , shugatej duke të ndjellur ëndërrime.Nga torba e Kristoforidhit:Vështroni o shok vështroni se si qënka mbuluar majë e malit të Tomorrit me mjegulllë e re.Shih ,shih si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndija t’ arta e të argjenda...
|
Dėrguar nga tan ditėn Monday, 16 June @ 22:59:16 UTC (5562 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 25894 bytes mė tepėr | Vota: 5.75)
|
|
Feja: Tė shpėtojmė kishėn nga helenizimi
|
Qeveritarët shqipëtarë dhe klasa politike në vend duhet të heqë dorë përfundimisht nga përfitimet politike nëpërmjet marrëveshjeve me Janullatosin, pasi ato janë në dëm të interesave kombëtare”.
z.Artan Kola
Kjo ka qenë një nga gjashtë kërkesat që komuniteti i besimtarëve ortodoks të kishës “Shën Maria” e Elbasanit i ka drejtuar organeve më të larta të shtetit, forcave politike, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të organizmave të huaja të akredituara në Shqipëri.
Përfaqësuesi më i lartë i kësaj kishe, kleriku At Nikolla Marku paraqiti arsyet pse misioni i kryepeshkopit më kombësi dhe shtetësi greke Janullatos, jo vetëm që ishte i përfunduar dhe i tejkaluar prej kohësh, por ishte kundër interesave kombëtare të besimtarëve ortodoks shqiptarë.
|
Dėrguar nga tan ditėn Saturday, 24 March @ 07:30:08 UTC (1063 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 4907 bytes mė tepėr | Vota: 10.5)
|
|
Feja: Dervish Hatixheja, shenjtorja ku beson e falet kryeqyteti
|
znj.Rezarta Delisula
Nënë Rukija, trashëgimtarja e teqes dhe historitë e njerëzve që besojnë në varret e mira. Ja legjendat e nuses së mirë dhe rrëfimet e të afërmve.
Gjithçka për të cilën ata kanë nevojë, është të besojnë. Besojnë, të përqendruar në hallin e tyre, duke prekur copëra atllasi dhe fotografi njerëzish të mirë. Sjellin me vete rrobat e brendshme të njerëzve që kanë probleme dhe i takojnë me veshjet e varreve të shenjta. Me qirinjtë që do i ndezin po aty bëjnë të njëjtin veprim, ndërsa pëshpërisin nëpër dhëmbë lutjet e tyre, me shpresë që Zoti do i dëgjojë. Teqja e Dervish Hatixhesë në prag të muajit të Ramazanit është rinovuar, ndërkaq që edhe vizitorët janë më të shumtë. Nënë Rukija qëndron e ulur në një kolltuk, ndërsa njerëzit gjunjëzohen para saj që ajo t’u këndojë. Dikush ka fëmijën në burg, një tjetër është ndarë me të dashurin, një vajzë për shkollën, dikush se ka babanë sëmurë. Të gjithë ulen para saj dhe dëgjojnë lutjen. E lodhur nga punimet në teqe ajo largohet pak, por shumica e atyre që vijnë kërkon lutjet e saj. Atë e thërrasin të gjithë Nënë Kija.
|
Dėrguar nga tan ditėn Friday, 22 September @ 06:12:44 UTC (1386 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 13471 bytes mė tepėr | Vota: 7.57)
|
|
| |
Feja: Shqiptarėt rigjejnė besimin e mohuar
|
Katedralja katolike, e cila për dy dekada u kthye nga komunistët në një fushë basketbolli, tashmë është më e gjallë se kurrë, duke mbledhur më tepër se 2000 persona në meshën e së dielës. Një kishë ortodokse shqiptare me ornamente, me tre kupola të mëdha, ngjyrë pjeshke, po përgatitet për festimet e Pashkëve dhe mesnatën e ndezjes së qirinjve. Para disa ditësh, xhamia e fundit nga 50 xhami të zonës, hapi ritualin e saj me lutjet.
Marre nga "Washington Post" - Pergatiti: Evlantina Malo
Në një vend në të cilin shumë kohë më parë “Zoti” u dëbua zyrtarisht, rikthehet besimi fetar – po tashmë në një formë ndryshe. Shumë shqiptarë kanë rifilluar praktikat spirituale me një besim, i cili është forcuar gjatë viteve që u mohua. Në të njëjtën kohë, praktikat dhe besimet e reja po përhapen nga një valë misionarësh të huaj, duke e kthyer këtë vend të vogël në shembullin e globalizimit të besimit fetar.
|
Dėrguar nga tan ditėn Thursday, 05 April @ 07:10:23 UTC (996 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 14742 bytes mė tepėr | Vota: 10)
|
|
Feja: Sondazhet: Pėrbėrja fetare e Shqipėrisė
|
Që pas rënies së sistemit monist dhe vendosjes së pluralizimit politik në Shqipëri një nga çështjet që është diskutuar vazhdimisht ka qenë edhe ajo rreth përbërjes fetare së vendit tonë. z.Jeton Hysniu
Duke pasur parasysh faktin që regjistrimi i fundit zyrtar mbi përkatësinë fetare të popullit tonë është bërë vetëm në vitin 1936, ndjekur nga një periudhë 50 vjeçare ku fillimisht praktimi i fesë iu nënshtrua një trysnie dhe shtypjeje të rëndë dhe më pas u ndalua plotësisht nga regjimi komunist, një debat i tillë ishte mjaft i natyrshëm që të ndodhte. Ky debat është ushqyer edhe mungesa e regjistrimeve të popullsisë pas vitit 1991, me përjashtim të regjistrimit zyrtar të vitit 2001, ku gjithsesi nuk u pyet përkatësia etnike dhe fetare e popullsisë rezidente në vendin tonë.
Në këto kushte, të vetmet burime qe mbeten per të vlerësuar përkatësinë fetare të Shqipërisë .
|
Dėrguar nga tan ditėn Friday, 26 January @ 08:21:01 UTC (1717 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 10646 bytes mė tepėr | Vota: 12)
|
|
Feja: Radhėn e kanė bektashinjtė
|
Hapet për herë të parë një shkollë verore në objektin e kultit bektashi, Teqesë së Melanit. Nga rastet e rralla që vëmendja hidhet edhe nga këto monumente që vizitorët i “kanë zbuluar” para restauratorëve
znj.Entela Bani, z.Thoma Nika
Gjirokastër – Tridhjetë të rinj nga Ballkani,prej ditësh janë mysafirë të Teqesë së Melanit, në afërsi të Libohovës, në rrethin e Gjirokastrës. Janë këtu për një projekt pilot për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Vijnë nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia e Bosnjë-Hercegovina. “Radi” (Rehabilitim nëpërmjet artit dhe demokratizimit për të rinjtë) quhet projekti i marrë përsipër nga lëvizja “Mjaft” dhe Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, të mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe fondacioni suedez “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”. Për koordinatorin e projektit, Auron Tare, “kjo përvojë e parë në vitet e ardhshme do kthehet në traditë për çeljen e shkollave verore. Veç aspekteve të tjera synohet që ta kthejmë këtë vend edhe në një pikëtakim të këndshëm intelektual”.
|
Dėrguar nga tan ditėn Saturday, 26 August @ 06:34:46 UTC (7073 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 9328 bytes mė tepėr | Vota: 8.33)
|
|
|
|  |
|
Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.
|
| Wednesday, 12 July | | · | Myslimanėt: Mos na humbni durimin por rrini urtė.. |
| · | Pėrmetarėt: Nuk e kishim hakė njė gjėmė tė till |
| Friday, 30 June | | · | Kisha ortodokse greke dje vriste jetėt e shqiptarėve .. |
| Saturday, 24 June | | · | PRIFTI QE DHUNON TE VDEKURIT DHE TE GJALLET |
| Monday, 03 October | | · | Nis Ramazani,muaji i shenjtė pėr myslimanėt |
| Saturday, 17 September | | · | Feja, shkenca dhe politika |
| Thursday, 04 August | | · | Janullatos ditėn e parė qė erdhi,hoqi portretin e Fan Nol |
| Saturday, 25 June | | · | Kur krijohej Kisha Ortodokse Shqiptare |
| · | Pėrurohet xhamia me kupolėn mė tė madhe nė Europė |
| Monday, 13 June | | · | Muslimanėt, lind organizata paralele |
| Sunday, 22 May | | · | Realiteti i tė Ashtuquajturit 'Terrorizėm Islamik' |
| Monday, 02 May | | · | Dhune te 'Deshmitaret ..', zhduken 2 studente |
| Saturday, 30 April | | · | Djallovai masakron Fierin ! |
| Wednesday, 20 April | | · | Ratzinger, njė papė konservator nė Vatikan |
| Saturday, 02 April | | · | PO SHUHET NJE MIK I MADH I SHQIPTAREVE |
| Tuesday, 29 March | | · | Vavilis: Patriarku mė dha 400 mijė USD |
| Sunday, 27 March | | · | Dėbimi i priftit ortodokės grek, nga Palestina |
| Monday, 21 March | | · | Figura e Profetit Muhamed nė literaturėn botėrore |
| Thursday, 10 March | | · | Prifti grek, shitblerje me vajza emigrante |
| Wednesday, 09 March | | · | Nė Shqipėri, 180 organizata fetare |
Artikuj tė vjetėr
|
|
|