 |
faqe tė vizituara qė prej June 2003
|
|  |
Letrat me Vlerė: Implikimi, Declan Ganley lobing pėr qeverinė shqiptare
|
Bosi i Anglo-Adriatikas pajtoi deputetin irlandez. Ryshfetet u zbuluan gjatë një gjyqi në Irlandë
Në shtator të vitit 2007, në një gjyq të zhvilluar në Irlandë, duket se kanë dalë dhe “të palarat” mes bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe krerëve të kompanisë “Anglo-Adriatika”.
z. Habjon Hasani
Gjyqi i zhvilluar disa muaj më parë ka nxjerrë në pah një linjë bashkëpunimit mes qeverisë “Meksi” dhe kreut të “Ganley Group”, Declan Ganley, ndërsa ky i fundit kishte hyrë si ndërmjetës për të paguar disa deputetë irlandezë që të ndihmonin qeverinë shqiptare për të shmangur rënien e skemave piramidale. Nga raportimet e mediave irlandeze zbulohet se vetë Deklan Ganley ka deklaruar para gjykatësve se ai ka sjellë në Shqipëri deputetin Liam Laulor, ndërsa ky i fundit është paguar asokohe rreth 340 mijë dollarë nga qeveria shqiptare. Por interesimi i gjykatësve të kësaj çështjeje ka qenë lidhur me një tjetër deputet irlandez të quajtur Frank Dunlop, i cili mendohej se kishte favorizuar një kompani irlandeze në këmbim të ndihmës dhe asistencës që do t’i ofrohej qeverisë shqiptare.
|
Dėrguar nga tan ditėn Friday, 11 April @ 05:24:00 UTC (3131 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 46828 bytes mė tepėr | Vota: 11.1)
|
|
Letrat me Vlerė: Privatizimet, rikthehen nė lojė letrat
|
Proceset e privatizimit do të kthejnë letrat me vlerë në aksione. Vlera e letrave me vlerë dhe e bonove të privatizimit do të jetë 20 për qind
z. Erald Kapri
Letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit do të dalin nga sirtarët dhe do të vlejnë para për të gjithë ata që i kanë ruajtur. Procesi i privatizimit tashmë ka nisur për një pjesë të madhe kompanish shtetërore, të cilat vlejnë me miliona euro, por procedura e privatizimit do të jetë ndryshe nga më parë. Ministria e Ekonomisë ka nisur në Kuvend një sërë formulash për privatizimin e disa ndërmarrjeve të rëndësishme si Korporata Elektroenergjetike, kompanitë e naftës si ARMO dhe ALBPETROL, INSIG etj., të cilat do të dalin në ankand për të shitur deri në 76 për qind të aksioneve të këtyre kompanive. Pjesa e mbetur e aksioneve shtetërore, prej 24 përqindësh, do të trajtohet ndryshe. Formula Formulat e privatizimeve do të njohin letrat me vlerë për ish-të përndjekurit politikë, bonot e privatizimit si dhe konvertimin në aksione të vlerës së truallit për ish-pronarët.
|
Dėrguar nga tan ditėn Tuesday, 11 March @ 15:06:34 UTC (1400 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 11555 bytes mė tepėr | Vota: 5)
|
|
Letrat me Vlerė: Bonot e privatizimit, nis rikthimi nė treg me 5 % interes
|
Bonot e privatizimit janë rikthyer këto ditë në tregje me vlerën më të lartë që nga viti 2000. Ato do të mund të përdoren për qëllimin me të cilin janë emetuar deri më 31 dhjetor të vitit 2010. Në vitin 2005, Parlamenti ka shtyrë afatin e përdorimit të tyre. Në ish-tregun e kambizmit në sheshin para Bankës së Shqipërisë, bonot e privatizimit po grumbullohen kundrejt 4.5 për qind të vlerës dhe shiten me 5 për qind. Si shkak për rritjen e vlerës së tyre shihet dhënia me koncesion e disa hidrocentraleve të vogla, ku pritet të aktivizohen edhe letrat me vlerë. Kambistët pohojnë se, “kohët e fundit është shtuar numri i personave që kërkojnë të blejnë bonot e privatizimit, duke ndikuar kështu në rritjen e vlerës së tyre”. Pra, një bono privatizimi me vlerë 100 mijë lekë shitet për 4 mijë e 500 lekë dhe blihet për 5 mijë lekë. Megjithatë, aktivizimi i bonove në procesin e privatizimeve nuk është aq i thjeshtë, pasi kërkon licencimin e fondeve të investimeve nga Komisioni i Letrave me Vlerë. Deri tani, nuk ka asnjë fond të tillë të licencuar për të investuar letrat me vlerë. Fondi i vetëm “Anglo-Adriatika” në këtë fushë humbi të drejtën për t'u aktivizuar në privatizime nëpërmjet bonove për shkak se leja e aktivitetit skadoi në vitin 2000, ndërkohë që qeveritë e mëparshme nuk i dhanë të drejtë blerjeve të pronës publike me bono.
|
Dėrguar nga tan ditėn Saturday, 01 December @ 07:57:34 UTC (1246 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 5406 bytes mė tepėr | Vota: 5)
|
|
| |
Letrat me Vlerė: Cila do tė jetė vlera e bonove nė privatizimet strategjike
|
Ligji i ri “Për titujt” përjashton letrat me vlerë të 10 viteve më parë. Qeveria ende e paqartë për skemën, priten diskutime për vlerën
z. Erald Kapri
Viti 2008 është konsideruar vit privatizimesh për shkak se gjatë këtij viti do të ketë privatizime të ndërmarrjeve strategjike të shtetit shqiptar. Në listë janë kompanitë e naftës, KESH-i, INSIG-u e shumë ndërmarrje të vjetra më të vogla. Në këtë pikë ka lindur një dyshim në lidhje me një premtim të hershëm të kryeministrit Sali Berisha, i cili pati premtuar se do të aktivizonte letrat me vlerë. Sipas ligjit të privatizimeve, shteti do të mbajë minimuni nga çdo privatizim deri në 24 për qind të aksioneve ose të pronësisë. Kjo pjesë, që do t’i ngelet shtetit, është interpretuar si një mundësi reale për të rikthyer letrat me vlerë. Këtu qëndron debati principal, i cili krahas pyetjes së parë se a do të aktivizohen letrat me vlerë, ngre pyetje të tjera si për vlerën që do të marrin ato, si do të trajtohen si dhe do të ketë rinjohje për ato letra me vlerë që ish-të përndjekurit apo punonjësit kanë humbur vite më parë në kompani fantazma? Kjo pikë është ende në diskutim nga qeveria.
|
Dėrguar nga tan ditėn Wednesday, 02 April @ 06:33:05 UTC (3374 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 13193 bytes mė tepėr | Vota: 5.42)
|
|
Letrat me Vlerė: Po mblidhen bonot e privatizimit ..
|
Po mblidhen bonot e privatizimit, perqindja shkon drejt rritjes
Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin qe jane emetuar deri me 31 dhjetor 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre
z. Ervin Koçi
Bonot e Privatizimit qe kane nisur t’u shperndahen shtetasve shqiptare nga qeveria qe nga viti 1994, per te qene partnere ne privatizimet e ndermarrjeve shteterore, pas nje pauze te gjate, shoqeruar me zhvleresimin e tyre, tani jane rikthyer ne loje. Privatizimet e rinisura te sektoreve strategjike te vendit, si “Albtelekom”, “INSIG”, aksionet shteterore te “AMC”-se dhe ndermarrje te tjera me rendesi, kane bere qe bankat dhe individet t’i rivene ne loje keto letra me vlere. Pikerisht vlera e bonove te privatizimit ne tregun e lire keto muajt e fundit ka njohur vetem rritje. Dje ato jane blere nga 6,5 per qind per shumat e vogla dhe deri ne 7 per qind per shumat e medha.
|
Dėrguar nga tan ditėn Wednesday, 23 January @ 12:10:46 UTC (7450 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 4963 bytes mė tepėr | Vota: 8.2)
|
|
Letrat me Vlerė: Hetim fondit Anglo-Adriatica
|
Bosi i Anglo Adriatik - z.Declan Ganley u quajt ne dy vite rresht nga CNN dhe CNBC si Perandori Miliarder i Ardhshem i Ekonomise Europiane.
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të nisë hetimet për Fondin Anglo-Adriatica, kompani e huaj që bleu bonot e 45 mijë shqiptarëve, fati i të cilave nuk dihet. Me kërkesë të disa deputetëve socialistë, komisioni parashikon t’i hyjë nga e para historisë për zbardhjen e njërës prej enigmave, e cila mbahet ende fshehur nga zyrtarë të lartë qeverisës. Po ashtu, duke shfrytëzuar rastin e prezencës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për raportin e 2006, komisioni do marrë në pyetje Fullanin për fatin e këtyre letrave me vlerë. Pak ditë më parë, iu drejtuar një pyetje kryeministrit Berisha lidhur me aktivizimin e letrave me vlerë por nuk dha përgjigje direkt. Ndërkaq, mësohet se aktualisht bonot e privatizimit nuk kanë asnjë vlerë dhe për t’i rivënë në lojë duhet një vendim i këshillit të ministrave.
|
Dėrguar nga tan ditėn Monday, 30 April @ 08:49:46 UTC (3618 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 15131 bytes mė tepėr | Vota: 11.2)
|
|
|
|  |
|
Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.
|
| Saturday, 03 March | | · | 1 milion shqiptarė kanė letra pa vlerė nė xhepat e tyre |
| Thursday, 29 September | | · | z.Pilkati, aksioner me 523 milionė bono te Anglo-Adriatika |
| Wednesday, 28 September | | · | PD: I njohim bonot e privatizimit |
| Tuesday, 20 September | | · | Kush eshte Fondi i Investimeve Anglo Adriatik ? |
| Friday, 16 September | | · | Programi, Bursa e Tiranes do te privatizohet |
| Tuesday, 06 September | | · | KUR DO TA AKTIVIZONI BURSEN ZOTI BERISHA ?! |
| Monday, 05 September | | · | WELCOME OR GOOD BYE, TIRANA STOCK EXCHANGE |
| Saturday, 06 August | | · | Bursa shqiptare dhe rėndėsia ekonomike |
| Tuesday, 05 July | | · | PD: Do tė aktivizojmė Anglo-Adriatikėn dhe letrat me vlerė |
| Monday, 25 April | | · | Letrat me vlerė, ja pse nuk mund tė riaktivizohen |
| Thursday, 07 April | | · | Ringjallja e letrave me vlerė |
| Wednesday, 30 March | | · | BONOT E PRIVATIZIMIT, PERSE QYTETARET S'U BENE AKSIONERE ? |
| Sunday, 27 March | | · | Drejtori i Bursės sė Tiranės z.Elvin Meka jep dorėheqjen |
| Thursday, 24 March | | · | Letėr e Hapur Kryeministrit tė Republikes sė Shqipėrisė |
| Tuesday, 08 March | | · | Tallja qeveritare me popullin |
| Monday, 07 March | | · | Bursa dhe privatizimet strategjike |
| Wednesday, 23 February | | · | Bursa e Tiranės pėrtej komenteve gazetareske |
| · | Mungesa e ligjeve, pengesė pėr Bursėn e Tiranės |
| · | Si mund tė investohet nė bono thesari ? |
| Friday, 28 January | | · | Bursa, akulli i pathyer |
Artikuj tė vjetėr
|
|
|